Të protestosh krah Islamit dhe Berishës… si demokrat?!

8 Dhjetor 2016, 18:32Blog TEMA

Nga Anri Bala

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ngeli një ëndërr dhjetori! Si një komedi shekspiriane, që për fatin tonë të keq mbahet e bllokuar në “pyllin e madh të marrëzisë”. Marrëzi që po përdoret nga ahengxhiu i tallavasë së SHQUP-it, shumë larg ëndërrimeve të demokratëve të vërtetë, ata që kishin një ëndërr të tyren, për familjen, fëmijët dhe për të gjithë shqiptarët. Për shqiptarët që jetuan, vuajtën, ëndërruan. Për ata që luftuan për të vënë në lëvizje forcat transformuese të shoqërisë. Sot, për të ardhur keq, nuk ka mbetur më asnjë dhjetorist, nuk ka më as “8 Dhjetor”!

Unë s’mundem të festojë, ndoshta ngaqë nuk kam ku, nuk gjej arsye pse, nuk kam me kë të festojë! Si mund të bësh festë në “mortin” e demokracisë? Asgjë nuk ka ndryshuar, e çdo vit që kalon, e kupton se diçka të ka thyer thellë në shpirt dhe ëndërrat po i grisin dhe i zhubrosin disa mëkatarë të sistemit të përmbysur, ca “parvenu” të komunizmit që sot na hiqen… demokrat! Po po, demokrat, dhe të vërtetë madje!

Nuk e besoni? A nuk i shihni “demokratët” e vërtetë, që kërkojnë të marrin frenat në dorë, sepse për 20 vjet nuk i kishin, e për dreq se kush i’u a futi dhe i ngatërroi me gjithëfarë koalicionesh e pazaresh. Për ironi, sot nuk kishte asnjë “demokrat” në shesh, madje dhe Luli i kurseu qindarkat për të pirë të bardha vezësh hollandeze, që më pas me deklaratat e tij të “trondis” në themel vendin! Sot, pas 26 vitesh grupi “demokomunist” dhe “partia e bursave” për të bërë “miliona dollarë”, na e futi frikën, na e rriti pasigurinë!

E trishtë, ‘PD’ nuk del dot në sheshe… e turpshme arsyeja pse! Demokratët e vërtetë nuk mund të dalin në shesh krahë emrave që spikatën gjatë regjimit komunist, si: Sali Berisha, Agron Elezi, Fahri Balliu, Asllan Dogjani dhe i famshmi Katriot Islami, ose “Kaçi i Zi”, emër me të cilin e pagëzoi vetë Berisha, kur komunistët nuk ishin bashkuar akoma rreth partisë që i’u a projektoi shoku Ramiz.

Unë si demokrat përtej të majtës dhe të djathtës, nuk mund të protestoj përkrahë Kaçit dhe dhjetra “demokomunistëve” që janë grumbulluar rreth një partie që vetë emrin e ka “Demokratike”, por që nuk ka asnjë lidhje me partinë e shpresës së formuar më 8 Dhjetor. Unë të protestoj me këta dordolecë?! Krahë një tufe karagjozësh që nuk dinë gjë tjetër vetëm të zgërdhihen e flasin në telefon përballë kamerave, e që as zogjtë e arave nuk trembin dot! Kurrë!

Natyrisht që do të protestoj, e kështu si erdhi puna, i vetëm do tu “thyej dhëmbët” të gjithë atyre që përdorën mekanizmat e tyre kriminale për të penguar “Drejtësinë” që nuk po vjen, legalizimet e bëra në kurriz të të tjerëve, shtetin ligjor, të cilin e kam votuar dhe jo për të dëgjuar vrasësit e kriminelët të ligjërojnë nëpër tribuna dhe podiume si ëngjëj. Do protestoj për një Shqipëri me më shumë dinjitet dhe për t’u dhënë vlerat që u takon njerëzve të aftë dhe të veçantë dhe jo për t’a kthyer vendin në një çiflig, për miqtë dhe fëmijët e tyre, duke na krijuar Zena dhe Jamarbëra pa fund!

Unë s’do mund të protestoja kurrë që të mos të paguhen dritat për një fletë votimi… mos paguajnë taksa bizneset për fushata partie… t’iu përvetësohen pronat në mënyrë abuzive pronarëve të vërtetë nga gjykatat e gjuqe allasoj… e të tjerët të hidhen në rrugë, në mëshirë të fatit ose të lihen për bukën e gojës! Nuk mund të protestoj që Luli të ndërtoj saraje të tjera në Vlorë… s’do të protestoj që të vijë Luli në pushtet me derbeder të tjerë dhe të shesë ndonjë copë tjetër deti… s’mund kurrsesi të protestoj për pushtetin e humbur të hajdutëve, vrasësve dhe tradhëtarëve të këtij vendi, që drejtësia duhet t’ju tregoi vendin!

S’mund të protestoj për ëndërrën e Enverit të vdekur, as për ëndërrën e Saliut, Lulit, Agronit, Fariut, Asllanit dhe Kaçit të gjallë!

5 komente në “Të protestosh krah Islamit dhe Berishës… si demokrat?!”

  1. xhulio says:

    Ore idiot gazetar.Endrra e Enverit ka mbetur e gjalle ne mendjen e te dy paleve, madje te tre paleve.Je krejt siperfaqesor.Nuk di sec behet.Ke nje urrejtje patologjike per Berishen me shoke, po s kupton qe pala tjeter eshte njelloj, madje me ordinere.Ajo erdhi ne pushtet per shkak te gabimeve dhe fajeve te Berishes dhe shpures se tij, u pasurua nga ai, shpetoi pa nje ndeshkim serioz nga ai, ndaj asgje nuk ndodh ne kete katundin tone, vec ikjes, ikjes, ikjes nga koken kembet.Nje enderr e vjeter e fqinjeve tane drejt zhberjes.

  2. Fatosi-kosove says:

    Eshte e dhimbshme kur shef “njerez” qe krrokaten ne shesh duke bere thjesht argatin e disa kriminele qe kane rene nga qielli-pushteti,por nje gje dihet se edhe katilet me te mdhej te ballkanit si millosheviqi me shoke kishin militant pas vete qe dikush i prire nga etja epr krime e dikush i shtyre nga deshira per tu bere i njohur kane dhunuar, vrare e masakruar njerez,prandaj sikur tmos kishte kesi “njerez” nuk do te egzistonte as kopeja e krimit.

  3. MAJAKOVSKI says:

    O Anri kush eshte Agron Elezi. Rahmetpaste ky ka rene ne krye te detyres ne vitin e larget 1967 ne posten e kufirit diku ne Diber.

  4. Emigranti says:

    A e shikoni o te dashure vellezer, se si eshte katandisure PD, qe mezi blodhi ca kokra te mashtruare e genjyer nge propaganda e felliqure e PD, SHikoni Kacin Zi, qe dotja thyente koskat e kafken Sali Berishes. Kjo levizje duhet tu atribohet studenteve te gjithe SHqiperise, pjese e te ciles kame qene edhe vete, pore meriten kryesore e ka pature Azemi Hajdari, i cili, me pase u spostua nga Sali Berisha dhe u akuzua , se kishte qellime, politike, prandaje, Sali Berisha e perjashtoi Azemin, nga te gjitha forumet e PD, me gjthefare akuzashe te pista, vetem e vetem ta hiqte qafe, se kishte frike se mose i merete pushtetin. Kjo nuke e kenaqi, prandaje kerkonte ta asgjesonte dhe sice deklaronte vete Azemi ne perlamente para vrasjes, se ai dote vritej, se dinte shume pislleqe qe kishte bere Saliu dhe Azemi me pase u vra . Turpi te mbulofte Sali Berisha, te tjere vune koken ne rrezike, kure ti i thurnje humne Rmiz Alise, si rreformatore qe pranoi pluralizmin politike, sa nuke na propozove taa shpallmnim horo. Me mafjozllekune tende , i spostove themelusite dhe sote dele e na bene karshillek me Kacin e Zi sice i therisnje vite me pare. Keshtu e diskrediton vehten tende.

  5. Me Ju lumte komentuesve te mesiperm qe ia tregojne fyren e vertete atyre qe na sollen ne kete dite.
    JO!…PEUDO-FEMOKRACISE.
    Me Ju u befte i gjithe polulli i shumevuajtur.
    Festoni viten e Ri, me ato qe kini, po me ndershmeri dhe per te ardhmen mendoni;
    o populli shume vuajtur keto 25 vite- “PSEUDO -DEMOKRACI” qe vendin na SHKRETOI.
    Dhimbia e Madhe.D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje