VIDEO/ Flet ish-dhjetoristi: Berishën e dëbuam nga protesta si komunist

Kanë kaluar jo pak por 26 vite nga lëvizja e studentëve të dhjetorit të vitit 1990 por një prej studentëve të asaj kohe kujton me detaje të gjithë zgjimin e të rinjve kundër regjimit.

Vullnet Spahiu rrëfen për Report TV se reagimet e para ishin shfaqur në mënyrë sporadike por  mbrëmjen e 8  dhjetorit ata u organizuan  pa asnjë drejtues dhe shkak për këtë u bë fikja e dritave në Qytetin Studenti.

Ne nuk kishim drejtues, për momentin ishim të gjithë për një qëllim. Erdhëm të gjithë të bashkuar për të drejtat tona”, thotë Spahiu.

Ai tregon dhe për momentin e angazhimit të Azem Hajdarit dhe pedagogëve në këtë lëvizje si dhe për përballjen me  ish-ministrin brendshëm të asaj kohe, në përpjekjen e studentëve për tu takuar me presidentin Ramiz Alia.

Azem Hajdari bashkohet me ne dhe na thotë vazhdojmë për te sheshi, kërkojmë takim me presidentin. Te hyrja e Qytetit Studenti na del ish-ministri i brendshëm. Turmat që shtynin për të vazhduar ai u rrëzua dhe ra, e bërtiti: bjeruni qenve. Një grup u nisën e shkuan që atë natë por marrëveshja me Ramizin nuk u arrit atë natë”, thotë Spahiu.

Po kur u bë pjesë e kësaj lëvizje Sali Berisha, i cili për pothuajse një çerek shekulli drejtoi partinë e parë anti komuniste, Spahiu rrëfen se fillimisht studentët e kishin refuzuar duke i thënë ik se je komunist, por më vonë ai u pranua nga ata pasi u tha se ishte pro atyre dhe mbështeste pluralizmin politik.

“Na thotë për momentin djema unë jam me ju, por kërkesat mund të realizohen por shkolla është për ju. Për momentin i themi: ‘Ik komunist’ sepse nuk e kishim e besimin, se ishte pedagog dhe anëtar partie. Ishim të vendosur. Na thërret dhe na thotë: unë bashkohem me ju, jam me ju por ju të bashkoheni me mua, unë jam për pluralizëm politik dhe atëherë e mbështetëm”, shprehet Spahiu

Edhe pas 26 vitesh nga kjo lëvizje sërish në politikë janë drejtues të lartë që iu bashkuan më  vonë asaj lëvizje.

Ilir Meta, Pandeli Majko, doktor Berisha, Eduart Selami, Arbeni Imami, Zef Brozi, Edi Rama nuk ka qenë, ka ardhur pas 8 dhjetorit por atë ditë ka qenë në Greqi”, tha Spahiu.

E megjithatë,  idealet e të rinjve të asaj kohe ende nuk janë çuar në vend thotë vullnet spahiu, i cili shprehet se në poste drejtuese në të gjitha partitë politike aktualisht  vijojnë të qëndrojnë ish-komunistët , ndërsa ai vetë nuk e ka më teserën e partisë demokratike.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Flet ish-dhjetoristi: Berishën e dëbuam nga protesta si komunist”

  1. says:

    Studentët kishin pyetje problematike dhe jo zgjidhjen e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *