VIDEO/ Momenti i arrestimit të trafikantëve të drogës në "Bllok", njëri prezantohej si polic

8 Dhjetor 2016, 14:42Kronika TEMA

Ky është momenti i arrestimit të shtetasve Klodian Stafa, 35 vjeç dhe Bashkim Ndreu, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u arrestuan si shpërdarës kokaine në disa lokale nate në Tiranë, në zonën e ish -Bllokut

Sipas policisë ata u kapën në operacionin “Bear”, pasi këta shtetas do bënin shkëmbimin e një sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e zogut të zi, në monetin që janë afruar shërbimet kanë konstatuar të dy shtetasit e lartë përmendur në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” dhe kanë bërë ndalimin e tyre të menjëhershëm.

Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i policisë, prezantohej si një punonjës policie, me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet policore.

Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë”Kokainë”

– 5 aparate telefonik të llojeve të ndryshme

– 1 portofol i dyshuar si ai i policisë

– 90.000 Lekë

– 100 Euro

– 1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje