50 krimet më monstruoze në Shqipëri

vrasjeVrasje burrash, grash, vajzash, djemsh e deri tek vrasjet e fëmijëve. Shqipëria është tronditur jo pak nga krimet e rënda, disa ende të pazbardhura.

Nuk ka asnjë kënaqësi të rendisësh një e nga një të gjitha krimet më monstruoze që kanë ndodhur në Shqipëri që nga viti 1990 e deri më sot. Por ngjarjet e fundit në Fier dhe Korçë kur një burrë hodhi nga dritarja e shtëpisë bashkëshorten dhe kur një baba mbyti dy fëmijë dhe më pas vari veten ka sjellë një debat të fortë për faktin se ku po shkon shoqëria shqiptare.

Por përse vrasin shqiptarët dhe përse vrasjen e realizojnë në forma makabre ndryshe nga një traditë krejt tjetër të mëparshme? Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debati në Channel One” Roland Qafoku i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke renditur 50 krimet më monstruoze që kanë ndodhur në Shqipëri që pas rrëzimit të sistemit komunist?

Duke lexuar këto krime kuptojmë shumë se as varfëria, as qeveria, as media e as kush tjetër nuk i ka fajin shoqërisë shqiptare të kryejë vrasje në kufijtë e një çmendurie. Më poshtë janë 50 vrasjet makabre që kanë tronditur vendin.

1.

29 MAJ 1992

Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, grabisin në një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe foshnjën 6 muajshe.

2.

21 TETOR 1995

Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK. Ende nuk është gjetur trupi i tij.

3.

MARS 1997

Në Lushnje vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë në prani të kalimtarëve.

4.

MARS 1998

Në plazhin e Patokut gjendet i vrarë dhe më pas i djegur roja i një lokali. Autorët e kishin lidhur me pranga policie dhe më pas e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.

5.

15 MARS 1998

Në Qafë-Priskë në Tiranë gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit. Mirjan Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.

6.

9 JANAR  1999

Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit në bagazhin e një makine trupi i djegur i një të riu. Kufoma identifikohet muaj më vonë.

7.

19 SHKURT 1999

Në qytetin “Studenti” gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni. Ajo studionte për gjuhë-letërsi në fakultetin Histori-Filologji. Edhe sot nuk është gjetur autori.

8.

30 MARS 2000

Pranë rrugën nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëse e UNICEF e cila rezultonte e zhdukur.

9.

7 SHKURT 2001

Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK vret me pistoletë nënë e bijë për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.

10.

11 TETOR 2001

Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas autori është munduar të fshehë kufomën.

11.

3 KORRIK 2003

Në Bërxull të Tiranës babai vret të bijën 16-vjeçare pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim ngjarja u mbajt si vdekje natyrale por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.

12.

4 SHKURT 2004

Në zonën e ish-kombinantit “Josif Pashko” në Tiranë babai vret vajzën 22 vjeç sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

13.

16 DHJETOR 2004

Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit Irena Seli, një grua rreth të 40-ave. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë.

14.

9 SHKURT 2006

Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pa jetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

15.

7 KORRIK 2006

Në Has zhduket dhe më pas gjendet i vdekur mjeku dhe kryetari i degës së PD Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe më pas është hedhur në rezervuar.

16.

20 TETOR 2006

Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar të një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.

7 MARS 2009

Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri vret me pistolete vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e vet 16-vjeçar më pas vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.

18.

12 TETOR 2009

Në Bulqizë gjenden te vdekur në banesën e tyre një çift i ri bashkëshortësh. Policia hedh dyshimet se vrasje mund te jete një krim brenda familjes.

19.

3 SHKURT 2011

Në Tiranë masakrohet me thika dhe më pas digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.

20.

15 SHKURT 2010

Kapet nga policia një person nga Librazhdi që kishte masakruar me sëpatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet kishte kryer edhe 4 vrase të tjera në fshat.

21.

11 MAJ 2010

Në ambientet e shkollës  se mesme “Mahir Domi” në Elbasan, ekzekutohet  një 19-vjeçare. Sipas policisë autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

22.

18 MARS 2011

Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

23.

19 MARS 2011

Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan  në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Mendohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje.

24.

1 KORRIK 2011

Në Tiranë ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.

25.

26 SHTATOR 2011

Në Durrës gjendjet në makinën e tij i djegur, trupi i pa jetë i një punonjësi të SHISH. Mendohet se krimi ka ndodhur për shkak të detyrës.

26.

15 TETOR 2011

Në një pyll në Shëngjin gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.

27.

13 GUSHT 2011

Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë gjendet një kufomë e masakruar e një gruaje rreth të 30-ave. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot nuk është identifikuar.

28.

3 SHKURT 2012

Ekzekutohet në një pritë me 3 plumba një grua në Tiranë me profesion laborante dentare. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes dhe autori.

29.

2 GUSHT 2012

Në Arrë e Temalit në Shkodër babai 45 vjeç, vret të bijën 14 vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas ai vret edhe veten.

30.

7 GUSHT 2012

Në Poliçan të Skraparit roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.

31.

3 SHTATOR 2012

Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26 vjeç vret xhaxhain 56 vjeç me thikë dhe më pas fsheh kufomën në banje në apartamentin ku banonte.

32.

11 TETOR 2012

Në Xhafzotaj të Durrësit një 80-vjeçar masakron duke i prerë kokën një vajze studente 18 vjeç e cila ishte shtatzënë me të. Sipas hetimeve turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza ti kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

33.

18 NENTOR 2012

Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak sipas policisë është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.

34.

11 DHJETOR 2012

Në Orikum të Vlorë një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke patur kufomën aty.

35

31 JANAR 2013

Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debate lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.

36.

23 SHKURT 2013

Në Lën të Fierit një person ka vrarë vjerrin, vjerrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.

37.

25 SHKURT 2013

Në Luzni të Dibrës dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh vjehrrës, Më pas kufomën e groposin në kasollen e lopës por policia zbulon ngjarjen dhe arreston të dy nuset.

38.

16 MARS 2013

Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe që dyshohet se kishte vrarë një fëmijë tjetër i cili rezulton ende i zhdukur.

39.

16 TETOR 2013

Në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten në sy të vajzës 25 vjeçare.

40

5 DHJETOR 2013

Në Shkozet të Durrës në një orë mësimi vritet me çifte një nxënës 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës pas një grindjeje.

41.

9 MARS 2014

Në Lecco të Italisë, një nënë shqiptare, Edlira Dobrushi, vret tre vajzat e saj 3,10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar i cili ishte kthyer në Shqipëri.

42.

17 MARS 2013

Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit në Malësinë e Madhe gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.

43.

23 MARS 2014.

Në Kurbin një nënë 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për ta penguar vajzën të shkojë në ekskursion me klasën por edhe për një lidhje dashurie të saj.

44.

28 KORRIK 2013

Në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekuton me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ngacmuesit e motrës së tij, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.

45.

9 MAJ 2014

Në Domgjon të Mirditës burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për xhelozi.

46.

1 MAJ 2014

Në fshatin Kuturman të Librazhdit nëna mbyt me jastëk foshnjën 2 muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

47.

29 MAJ 2014

Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati ka sjellë reagimin e tij duke e ekzekutuar.

48.

18 GUSHT 2016

Një i sëmur mendor në Himarë vret dhe më pas i pret kokën një fëmije 12 vjeç të cilin e kishte kushëri. Fëmija kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet.

49.

3 DHJETOR 2016

Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashkëshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen.

50.

5 DHJETOR 2016

Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “50 krimet më monstruoze në Shqipëri”

  1. loni says:

    po ne kohen e dulles pse nuk ndodhnin keto gjera exstreme,ketu nuk flitet per vrasjet e droges vjedhjes grabitjeve perdhunimeve etj,keto jane disa vrasje brenda familjeve se po te futes edhe vrasjet qe permenda pak me lart i bie qe ne shqiperi brenda 25 vjeteve,,demo kar ci,,jane vrare 500 mij njerez po te futesh 1997 utranten vrasjet me gomone dhe ne kufirin grek,pastaj shajne dhe flasin per vrasjet e komunizmit,dhe per burgjet e komunizmit,kur sote gjysma e shqiptareve jane neper burgjet e botes dhe te shqiperise,turp kur nuk shikoni vrasjet e sotme por merreni me denimet e komunizmit,per disa plera qe komunizmi i vrau sepse e meritonin,kurse sote bijt e tyre qe dikur denoi komunizmi po hakmerren duke sjedhur kete shoqeri te degraduar drejt zhdukjes se popullit shqiptare,kjo eshte hakmarrja e ketyre pisave qe dikur komunizmi i quajti me te drejte armiqte e popullit shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *