Agron Gjekmarkaj akuzon Andi Bushatin, se kërkon të prishë Bashën me Berishën (dhe se ka gëzuar Ramën)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

berisha bashaAgron Gjekmarkaj ka replikuar me Andi Bushatin, për shkrimin e këtij të fundit në lidhje me vizitën dhe fjalimin e djeshëm të Lulzim Bashës në “Qytetin Studenti”.

Gjekmarkaj fillimisht shkruan se është impresionuar nga fjalimi i Bashës:

“Dje, më 8 Dhjetor, në Qytetin Studenti Lulzim Basha ka mbajtur një nga fjalimet publike më cilësore të karrierës së vet politike. Nëse atë ligjëratë e shkëput nga personi autor i saj, mund të thuash se aty reflektohen problemet e mëdha të shoqërisë, nga periferia në qendër, nga elita deri te qytetari më i panjohur i këtij vendi. Nëse e analizon atë si një tekst të kryetarit të Opozitës shqiptare, arrin në të njëjtat konkluzione, duke shtuar se në PD po ndodh diçka e re në këto tri vite, së paku në ligjërim”.

Andi Bushati, një nga gazetarët e respektuar të këtij vendi, i cili shpesh tërheq vëmendjen me qëndrimet e veta sui generis tenton të rrezojë me një të rënë të lapsit mesazhin e djeshëm të Bashës dhe simbolikën e vendit nga ai preferoi ta jepte atë mesazh.

Në shkrimin e tij “Basha, vizita e gabuar në Qytetin Studenti”…..”, Bushati thotë, në optiken time, disa gjëra të vërteta për rëndësinë dhe aspiratat e kësaj lëvizjeje, por ato të vërteta nuk mund të prodhojnë një histori ndryshe nga çka qenë, një 8 Dhjetor tjetër të projektuar në vitin 2016. Nuk kam qenë aty për arsye moshe, por mendoj se ajo natë nuk është datë e Ramiz Alisë, as e nomenklaturës komuniste, as e Sigurimit të Shtetit, por e studentëve shqiptarë që e jetuan dhe e shndërruan atë moment në pikë kthesë në historinë tonë bashkëkohorë.

Kjo parti, PD, ka lindur aty dhe ditëlindjet e saj lidhen me atë shesh, pikërisht me Qytetin Studenti. Në 26 vjet, stine pas stine, secili prej nesh ka pasur pritshmëritë e veta, shpresat dhe zhgënjimet, të cilat lidhen edhe me sukseset dhe dështimet e PD, por asnjë analizë serioze nuk mund ta nxjerrë këtë subjekt më të keq se Partinë e Enver Hoxhës apo demokracinë dhe tranzicionin 25-vjeçar më të errët se diktaturën e Hoxhës, Shehut, Kapos etj”, shkruan më tej Gjekmarkaj për Panorama, si përgjigje ndaj Bushatit.

Dhe më pas e akuzon këtë të fundit, se kërkon të prishë Bashën me Berishën.

Andi Bushati ka marrë një tjetër pozicion, atë të nihilistit absolut ndaj PD-së kur drejtohej nga Sali Berisha, një nihilizëm ky që i hidhet si rrjetë Lulzim Bashës, në formë pengese për çdo lëvizje apo tentativë të tij për ndryshim.

Mund të diskutojmë sa të duam në është e drejtë apo e gabuar, por jemi në fushën e interpretimit dhe jo të absolutes kur flasim për lidhjen e Sali Berishës me PD-në. Mesa kuptoj në distancë, militantët dhe anëtarët e kësaj partie kanë respekt edhe për xhaketën e Sali Berishës e jo më për të. Ndoshta respekt eçesiv, ndoshta idhujtari e tepruar, por kjo është e vërteta. Ata nuk ia njohin për faj Bashës respektin për Berishën. Partitë e djathta e ruajnë trashëgiminë e tyre”, shkruan ai.

Ndonëse shkrimi i Bushatit kishte brenda intrigë e fabul e si i tillë lexohej me një frymë, duhet thënë se e ka gëzuar shume Edi Ramën dhe ka përlotur Erion Veliajn, mbase pa dashje… “, e mbyll shkrimin e vet Gjekmarkaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Agron Gjekmarkaj akuzon Andi Bushatin, se kërkon të prishë Bashën me Berishën (dhe se ka gëzuar Ramën)”

  1. koli says:

    akoma merreni me kto bari dhish, o tema mos harxhoni MB me gokmekaj, beni nai lajm tamam…

    1. Skypion says:

      Nuk eshte akuze,por nje konstatim.
      Nuk eshte vetem Bushati,por te gjithe analistet e majte dhe shume te tjere “te pavarur”,porqe varen diku,megjithate.
      Te gjithe keta analiste,i kerkojne hapur Bashes qe te distancohet nga Berisha.
      Perjashto analistet e qeverise,per te tjeret,perfshi edhe Bushatin,nuk mund te thuhet me siguri,nese e kane me hile apo jo.
      Por,nuk ka rendesi kjo.Nuk ka rendesi,as fakti qe nga keto opinione,mund te perfitojne kundershtaret politike te Bashes.Aq me pak,nese keto opinione jane te sinqerta( se duhet ta themi qe,nga ata qe i kerkojne Bashes distancim,ka edhe syresh qe jane te sinqerte ne opinionin e tyre;ashtu mendojne,fundja).
      Ajo qe ia vlen te themi,eshte se kur filloi kjo fushate diversive,dhe pse.
      Mendohet se kjo nisi,qe kur Basha u zgjodh Kryetar i PD-se.Kjo duket normale.Ne shikim te pare.Ne shikim te pare,sepse,nuk eshte taman keshtu.Pati ndoca zera,pak apo shume,s’ka rendesi qe atehere.
      Por,fushata si e tille,nisi muaj me vone.Ajo nisi qe me denoncimet e para te Berishes ndaj kesaj maxhorance.Ajo nisi me denoncimet e Berishes ndaj deputeteve kriminele,qe Edi Rama i kishte futur ne Parlamentin e Shqiperise.Per te vazhduar me tej me denoncimin e pare te kanabizimit te Shqiperise(avionet-mushkonja),qe beri Berisha.
      “Fushates percarese” e mercenareve te qeverise nisi me keto denoncime te bujshme te Berishes,per te mos u ndalur me.Vazhdon edhe sot e kesaj dite.Sepse,ajo eshte e varur nga vete sjellja e Berishes,i cili,qe nga denoncimet e para,nuk u ndal me;vazhdon edhe sot e kesaj dite.
      Nje nder arritjet me te medha politike te opozites,keto tre vite eshte ligji i dekriminalizimit,qe nuk mund te arrihej pa denoncimet kurajoze te Berishes.Ky eshte nje argument thelbesor,se pse ka nje padurim te madh tek maxhoranca,per ta pare Bashen t’i kundervihet Berishes.
      Si ceshtja e deputeteve kriminele socialiste ne Parlament,Administrate dhe bashkite,ashtu edhe ajo e kanabizimit te Shqiperise,nuk do te kishin kete permase te madhe shqetesuese mbarekombetare,pa denoncimet e Berishes.
      Imagjinoni sikur,te mos ishte Berisha…
      Me shume gjase(une per vete jam i bindur),deputetet kriminele socialiste,ata qe nuk jane me,do te ishin akoma ne Parlament,e askush nuk do t’i perfliste per gje!
      Me shume gjase(une kam bindjen e plote),as qe do te flitej per kanabizim te Shqiperise,aq me pak per ndonje Kolumbi europe,me e shumta,do te flitej per nje trafik normal te droges,ashtu sic eshte folur ne vite!
      Por ka edhe shume e shume raste te tjera,qe po te mos ishte per denoncimet e Berishes,zor se do te kishte kush kurajen,te tregonte me gisht gjema e bema,me autore konkrete,me emer dhe mbiemer.
      Jo vetem prej frikes,por edhe prej lidhjeve te shumta,jo domosdoshmerisht korruptive,por thjeshte shoqerore e miqesore,klanore e fisnore,meqe Shqiperia eshte kaq e vogel ne kete aspekt,sa shumica e politikaneve,djathtas dhe majtas,e kane ndonje lidhje diku ,me njeri-tjetrin.
      Sali Berisha ben perjashtim.Ai eshte i vetmi politikan ne Shqiperi,qe nuk ka klan.
      Kurajoja e tij eshte e jashtezakonshme.
      E kjo kurajo ka shpjegimin e vet: Berisha nuk eshte i shantazhueshem!Sepse,nuk eshte i korruptuar!E kjo,ne te gjitha kuptimet e fjales.
      Duke nisur qe nga kuptimi i pare dhe me i zakonshmi.Nuk ka asnje afere korruptive te personit Sali Berisha.Nuk ka asnje afere korruptive te politikanit Sali Berisha.Asnje.Po te kishte,do t’ia kishin thene me vakt e do t’ia perserisnin dite per dite.Por nuk ka.
      Ato qe ia thone,eshte nje mashtrim i madh.Ne radhe ta pare logjik.Korrupsionin,perndryshe te zakonshem,ne permasa te vogla a te medha,s’ka rendesi kjo,ne qeverisjet e tij ne vite,ia mveshin personit Sali Berisha…!
      E keshtu,ne nje pjese te popullsise,sidomos tek socialistat,eshte krijuar mendimi se autor i tyre,eshte personi Sali Berisha!Ky eshte efekti me i madh i propagandes se kundershtareve te tij.
      Ne fakt,Berisha,eshte politikani i vetem i niveleve te larta ,ne Shqiperi,ne Ballkan,por edhe ne pjesen me te madhe te Europes Lindore ish-komuniste,qe eshte krejtesisht imun ndaj parase.
      Ne kete aspekt,Sali Berisha,eshte nje murg.Nje asket.
      Eshte kjo arsyeja,se pse Sali Berisha eshte i pashantazhueshem.
      Eshte kjo arsyeja,se pse Sali Berisha eshte kaq kurajoz.
      Eshte kjo arsyeja,se pse kundershtaret e tij, e sulmojne me shume cdokend tjeter.
      Eshte kjo arsyeja,edhe pse mundohen te helmatisin, me cdo mjet e menyre,raportet e tij me Kryetarin e PD-se,zotin Basha.

  2. Endri says:

    KY ESHTE KOKRRA IDIOTIT. DIN MALOKU Ç’ESHTE BABLOKU.

  3. Lennard says:

    Per cfare te Djathte po flet o i marrosur? Per te ashtuquajturen te Djathte ,te mbushur me komunista.bashkepuntore te sigurimit dhe agjente te UDB jugosllave? .Je subjekt i peshtire ,koken e ke si te neperkes .Torollak deri ne neveri.ik mbaji oturakun saliut .legen LLamarine!!!

  4. pro says:

    …duhet te dish se Berisha dhe Basha nuk mundte ndahen nga njeri tjetri per shume aresye…ata i lidh krimi, si nje nyje gordiane..kunder vendit,kunder popullit ne te gjitha shtrirjet..mallkuar qofte ai qe i volli dhe na i la peshqesh…

  5. aqif tahipi says:

    O daku djathtosho ruralist .Ne te gjitha krahet e politikes europiane dhe amerikane ,sidomos te djathta “atvrasja “politike dhe ambicia per lidership eshte shtyse themelore .Sa per ilustrim mjafton te permendim ” merkel kunder kohl ” dhe ne ditet e sotme “theresa may kunder kameron “.

    1. Milo says:

      Nje pyetje. Sa themelues te PD jane akoma pjestare te stafit drejtues te po kesaj bande. Po pergjigjem vete. Ka ngelur vetem pronari salehu me samurait basha dhe ate te fortin e shpellave mulin.

  6. D.Ulqinaku says:

    Hajt mor gjekmark, mos u ban merak se do te vije dita qe edhe ShQUP-i do te bindet se cfar i pabesi je. Ti tani ke problem te futesh ne liste per deputet. Ky eshte qellimi yt prandaj rri e lepin b…thet e Lulit. Por edhe Luli do bindet se cfar i pabesi je ti. Ti mburre gjoja Lulin e nga ana tjeter nuk le hke pa thene para se te zgjidhej ne krye te PD-se.
    Koha do ta provoje kete.

  7. era says:

    Po pse kaq te dobet qenkan keta sa ja delka Bushati ti ndaje? po ateher e meritokan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *