Vlahutin: Vetting­-u, Komisioni i Venecias pikë referimi për Kushtetuesen. Ligji, çelësi për zbatimin e ‘Drejtësisë’

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vlahutinRomana Vlahutin, ambasadorja e BE në vendin tonë theksoi sot se ligji i Vetingut është çelësi i suksesit të reformës në drejtësi.

Vetingu është çelësi për një reformë të suksesshme në gjyqësor. Ajo çka duhet të siguroj është që Vettingu të shohë faktet dhe efektet do të jenë të justifikuara. Do të jetë i bazuar vetëm mbi aftësitë profesionale. Pra është duke u shqyrtuar kushtetutshmëria e ligjit”, tha ajo.

Deklarata u bë në një forum që u mbajt sot me rastin e Ditës Ndërkombëtarë Kundër Korrupsionit.

Komisioni i Venecias është pika kryesore  e referimit për të dhënë përgjigjen përfundimtare për Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin e Vettingut, sepse reforma në gjyqësor duhet të implementohet dhe Shqipëria të bëjë hapin e radhës në BE dhe ky progres do të jetë në të mirë të qytetarëve”, nënvizoi Vlahutin.

Lidhur me korrupsionin, ambasadorja duke kujtuar rekomandimet e Komisionit Europian tha se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përfshirë edhe politikanët. Kryetarja e delegacionit të BE tha gjithashtu se një rol në luftën kundër korrupsionit kanë qytetarët dhe media.

Lufta kundë korrupsionit duhet të jetë brenda çdo qytetari. Media investigative duhet të bëjë raportime, kërkime mbi fakte dhe të dhëna. Ne duhet të mësojmë fëmijët se çfarë është korrupsioni dhe si ta luftojmë atë. Pra nëpërmjet edukimit ne duket të raportojmë pasojat e korrupsionit dhe të krijojmë një mjedis të ligjshëm.

Në raportin e fundit KE ka hartuar disa kushte të vecantë për Shqipërinë. I kërkon Shqipërisë të tregojë progres, duhet të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta. Ky ka qenë një nga rekomandimet. Të  bëjë investime mbi prokurorë që kanë marrë çështje të caktuara.

I kërkohet Shqipërisë që të zbatojë ligjet e hartuara, të bëjë investigime edhe të korrupsionit në nivele të larta, pra edhe te politikanët. Gjithashtu i rekomandon Shqipërisë që partitë të bëjnë publike financimet e partive gjatë fushatës elektorale”, deklaroi ambasadorja e BE.

Kurse ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi njëherësh edhe koordinator për luftën kundër korrupsionit ka deklaruar se Vettingu përbën një mekanizëm të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare.

Shqipëria po përjeton një reformim të sistemit të drejtësisë. Krijimi i strukturave të posacme  për luftën kundër korrupsionit si SPAK dhe BKH është një lajm shpresëdhënës.

Ndryshimet kushtetuese dhe miratimi i Vettingut përbën një mekanizëm të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare dhe një realitet të ri në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Vetë fakti që segmente të politikës dhe të gjyqësorit kanë ushtruar një rezistencë të pamoral do të thoja tregon rëndësinë e këtyre ndryshimeve të cilat sfidojnë në mënyrë frontale status quonë e pandëshkueshmërisë në vendin tonë.

Janë këto përpjekje të maxhorancës dhe të qeverisë që kanë ndikuar pozitivish në perceptimin e qytetarëve të anketuar si pjesë e barometrit të korrupsionit që e renditi venditn tonë ndër 4 vendet kanë bërë punën më të mirë”, dhe Çuçi.

Në takim ndodhej dhe kreu i prezencës se OSBE­së në Tiranë, Bernd Borchardt i cili theksoi se se korrupsioni është një kërcënim i kudogjendur.

Ai është një kërcënim i kudogjendur, që, në manifestimin e tij më të keq, i dënon me varfëri grupet tanimë të cenueshme dhe rrit pabarazinë duke devijuar fondet nga kujdesi shëndetësor, arsimi dhe shërbime të tjera thelbësore dhe duke dobësuar në të njëjtën kohë  shtetin. Korrupsioni nuk është thjesht një çështje financiare. Ai mund të çojë në mungesë të ndjeshme të stabilitetit shoqëror dhe në konflikte. Prandaj, ekziston një lidhje e qartë midis zhdukjes të korrupsionit dhe garantimit të sigurisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit afatgjatë”, nëenvizoi ambasadori i OSBE.

Borchard theksoi se pagat e ulëta shpesh e vështirësojnë luftën kundër këtij fenomeni. Kreu i Prezencës së OSBE­së, tha se Shqipëria ka bërë progres por shtoi se, duhet bërë më shumë në këtë drejtim.

Shpeshherë pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë luftën kundër korrupsionit një detyrë të vështirë. Duhet t’i kushtojmë më shumë përpjekje garantimit të  integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe ndërtimit të një administrate publike të besueshme, funksionale dhe transparente. Sidoqoftë, masat e ndryshme kundër korrupsionit duhet të kombinohen me incentiva të përshtatshme ekonomike për zyrtarët publikë”, tha Borchard.

Ai tha se korrupsioni në Shqipëri është problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional. “Korrupsioni në Shqipëri, si kudo tjetër, është një problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional. Një mjedis i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike”, përfundoi ambasadori i OSBE.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vlahutin: Vetting­-u, Komisioni i Venecias pikë referimi për Kushtetuesen. Ligji, çelësi për zbatimin e ‘Drejtësisë’”

  1. macja e zeze says:

    moj cupke na gjej nje fjale shqip per vettingun se po mbushni vitin duke e perdorur te paperkthyer

    1. haha says:

      Vetting = Vibrator kinez pa bateri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *