“Çfarë më vjen në mendje kur shoh Azemin? Rrugaçi, 80 lekëshi, sigurimsi apo ‘heroi’ i sotëm”

9 Dhjetor 2016, 10:51Politika TEMA

Në ditën e Rinisë, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë tek busti i Azem Hajdarit, ku ka dhënë dhe një prononcim për mediat.

Berisha thurr lavde për Hajdarin, ndryshe nga 20 e kusur vite më parë, kur ai ishte gjallë.

Më poshtë dy qendrimet e ndryshme të Berishës, për Azem Hajdarin:

Prononcimi i djeshëm:

“Erdhëm sonte këtu për të bërë homazhe para shtatores së tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, por dhe veprës epike të studentëve të dhjetorit të vitit 1990, të cilët me një guxim, që fatmirësisht sot, mendja e atyre që lindën në 90-tën nuk mund ta rrokë kurrësesi.

Me një trimëri të vendosur për të paguar çdo çmim për lirinë, ata u përballën në rrugët e këtij qyteti me diktaturën më të egër në Europë. Azem Hajdari, që udhëhoqi ata qindra studentë të natës së 8 dhjetorit të vitit ‘90 dhe mijëra të tjerë të ditëve në vazhdim që iu bashkuan, dolën në rrugë me një vendim, i cili mund t’u kushtonte atyre çdo gjë të shtrenjtë që ka njeriu, dolën për ta bërë veten, shqiptaret, këtë qytet rinor të lirë dhe ata në 24 orë shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e parë të lirisë së shqiptarëve.

Azem Hajdari me studentët e tjerë që iu bashkuan, në një hark kohor të shkurtër gjunjëzuan nomenklaturën, klikën e Ramiz Alisë dhe imponuan pluralizmin politik.

Duke soditur së bashku me ju shtatoren e Azem Hajdarit çfarë më erdhi në mëndje. Më erdhi në mëndje një paralelizëm në të kundërt. Asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës. Në atë kohë, në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari, që do shkonte nga Jugu në Veri të Shqipërisë, nga Lindja në Perëndim për të trokitur, zgjuar në ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indoktrinuara por dhe të poshtëruara, nga kulti i satanit për t’i zgjuar ata dhe dalë dhe një herë si njerëz të lirë.

Kështu që edhe dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, respektin më të madh për Azemin por dhe ata bashkë studentë të tij, disa qindra më pas edhe mijëra, që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër, më diktatorial, regjimin që i vriste të rinjtë në kufi, regjimin që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellë tmerr tek qytetarët e tyre dhe bënë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo kush tjetër.

Nderim të madh atij dhe studentëve liberatorë!”

Gazeta “RD”, 18 gusht 1995, fragment nga fjala e Sali Berishës për grevën e urisë të Azem Hajdarit:

“ Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që “bënte gjëmën”, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.

Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit dhe 2 prillit 1991, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit.

Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të rrugacit Azem Hajdari… »

15 komente në ““Çfarë më vjen në mendje kur shoh Azemin? Rrugaçi, 80 lekëshi, sigurimsi apo ‘heroi’ i sotëm””

  1. k says:

    Këta janë si Enveri me Mehmetin . Ku Më dinaku dhe intriganti eleminon tjetrin pasi e përdor. Ndyshimi është se pas vrasjes Enveri e bënte armik kurse Ky e bën hero . Enveri Më realist dhe i vëtetë se maloku. Krimineli i vërtetë i shkon deri në fund krimit dhe nuk pendohet.

  2. Tropojani. says:

    K y është S. Berisha intrigant deri në vdekje!

  3. Tropojani. says:

    K y është S. Berisha intrigant deri në vdekje!

  4. "BALASHI" says:

    Zot ç’ vampit i paskrupuj…

  5. Spartaku says:

    Kur nuk ja leroi Lirin Saliut Azemi,i lumt Saliut qe pllet si gomar para gomarve te busti i Hajdarit.Ai shkoi ne te semes,por çe do kur nuk mori me vehte dhe Salin.Nuk beri gje.Sote shqiperia do ishte shume e shume here me mire pa Sali kriminelin.

  6. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Tribunari legjendar…..haahhahahaaa
    Rrugac
    Shpellar

    Spiun
    Mafjoz
    Trafikant droge/ armesh
    Sunit tipik

  7. Nave Na says:

    Azem Hajdari
    Lek Plepi
    Gjallica
    Nave Na na prune damakracine!

  8. Kurr ti says:

    Sa te jesh gjall ti,,,edi rama do qeverisi deri ne vdekje,,,,, pteferojme te na qeverisin kinezet,, pakistanet,,,afganistanet,,, por jo ti,,, kurr ti sali Berishovic,,,,,

  9. ALBAN DEGA says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oooiiiiii!

  10. Treviso says:

    O sali Krimineli, a te kujtohet indjeri Hysen Shoshori? Te pyes, se bemat e tua po ti bashkosh dhe ti hedhesh ne leter do tja kalosh dhe shkrimeve te zotit Ismail Kadare.

  11. Poradeci says:

    Kur do te vij ajo dite, qe kete karikature te mos e shohim me, e te mos e degjojme me. Kur……. Large o sketerre e zeze, si nuk na u ndave njehere o i paudhe. Shkofsh sa me pare tek te shumtit o i shpifur.

  12. sofia says:

    PA KOMENT. POHON ME GOJEN E TIJ Sali Karaxhiçi. Po çfare thone berishjanet? pallavra.

  13. sofia says:

    PA KOMENT. POHON ME GOJEN E TIJ Sali ….Karaxhiçi. Po a do ta pergenjeshtrojne Saliun berishjanet? pa tjeter qe po ne kete rast se nuk jane dakort me ato qe thote Saliu dje, por me ato qe tha sot.

  14. Baxhanaku says:

    i lutem zotit te mos e marre kete kriminel,por tte vazhdoje te zvaritet e te degradoje ,sic po lajthit cdo dite ,duke u bere gazi i botes.Ne kete menyre do i laje gjynahet ky ndyresire.

  15. Epidor says:

    Sali Rame Berisha eshte pasqyra e dekompozimit te shtetit Shqiptar. Cdo shtet ne bote duhet te ndryshoje rregjimin e tij pa nderhyrjen e shteteve te tjera per arsyen se vete shteti rrezikon flimentimin e tij si nje identitet. Kjo gje si nje reksion ka ndodhur kudo mbas rrenies te komunizmit ku ne Shqiperi ne vecanti ne 1992 UDB dhe shefi i emigracionit amerikan ngriti ne pushtet S.Berishen si te vetmin mercenar te saj per ta marre kalane Shqiptare nga mbrenda.E gjithe kjo drame e madhe shkaterrimi i nje shteti i nje kombesie ku cdo gje eshte e infektuar ku vete emri shteti Shqiptar eshte nje paterice e Salvador Dalise. Sot nga rrenimi qe i ka bere S.Berisha shtetit tone qe nga 1992 me nje nderhyrje akademike nga mesimet e ish U.D.B eshte shume e veshtire qe varferia korrupsioni,vrasja,prostitucioni, droga te ndalet kjo tablo e nje shkaterrimi ka firmen e ketij anti shqiptari qe per cudine e rralles ai eshte akoma nje deputet i lire dhe nje njeri i cili organizon ne prapeskena te gjithe reaksionet anti -pushtet se bashku me serbet e greket per te marre edhe njehere pushtetin PD . Qe Greqia te rrealizoje endrren marrjen e vorio Epirit . KJo eshte endra e Sali Berishes e Lulzim Bashes dhe e qeneve qe e presin jashte kufijve tona . Perderisa Cakalli Berisha eshte i lire dhe i pa denuar nga gjykata Shqiperia eshte gjithmone drejt nje rreziku qe i kercenohet nga nje armik i cili njihet por nenvleftesohet ne Shqiperi ngaqe politikanet e kane lene te lire se nuk kane aftesine ta arrestojne, mos denimi i tij nuk ka gjetur pergjigjen asnjehere qe prej 2013 me ardhjen ne pushtet te Rilidjes. E,Rama perpara nje viti deklaroj se perkohesisht S.Berisha ka nje amnisti provizore qe nenkuptohet se edhe mbas 3 vjetesh edhe pse ka dokumentacione per tradheti te larte si psh pakti detar shteti Shqiptar nuk ka aftesine te ngreje nje padije se eshte krejtesiht i korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje