Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilva Tare

Natën e errët të 13 nëntorit të vitit të shkuar, nën tingujt e grupit metalar ‘Shqiponjat e vdekjes’ në teatrin Bataclan në Francë, humbën jetën rreth 130 persona në një sulm terrorist makabër. Një ngjarje e tmerrshme me të cilën mbarë bota, edhe Shqipëria u solidarizua. Mëngjesin e 14 nëntorit, mediat e Tiranës raportuan se shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët ndezën qirinj pranë derës së ambasadës franceze, në nder të këtyre viktimave.

Një vit më pas, Shqipëria jeton me makthin e një shoqërie në depresion, të traumatizuar dhe të rrezikshme edhe fëmijët biologjikë të disa qenieve njerëzore të padenja për t’u quajtur të tillë. Mbi 3 mijë raste në vetëm 9 muajt e vitit 2016 nga dhuna në familje, pa llogaritur këtu dhunimin dhe gjymtimin mendor të të afërmve, familjarëve të viktimave të cmendurisë së pakuruar. Një situatë tronditëse, për të cilën reagohet në mënyrë të mekur. Herë me shifra në buletinin me iniciale të policisë dhe herë me biseda kafeneje për të njohurin, kolegun, fqinjin me sy të cakërdisur dhe sjellje agresive.

Rituali i heshtjes nuk është më shqetësuesi. Në vend të këmbanave të alarmit për të sëmurët mendorë që bredhin lirisht ka një sëmundje më të rrezikshme që vret po aq. Është hipokrizia dhe fallsiteti i politikës në reagimet e përgatitura për ngjarjet e radhës të kronikës së zezë që tashmë ka marrë edhe pushtetin e klikimeve të kronikës rozë. Madje edhe standardet e reagimit të politikës së madhe janë të dyfishta, kur bëhet fjalë për dy të miturit e Korcës dhe të vrarët e Parisit.

Tre mijë të vrarë nga dhuna në familje është një bilanc lufte me viktima të parandalueshme në rast se do të funksiononin institucionet dhe shteti ligjor. Ndaj secili prej mijëra viktimave rëndon sot në ndërgjegjen e të gjithë aktorëve që nuk kanë bërë detyrën e parashikuar. Deputetja Bregu u investua personalisht për të gjetur shkaktarët e tragjedisë së Fierit, ku nëna e dy fëmijëve u flak nga ballkoni dhe falë paqartësisë dhe kakofonisë së përgjigjeve të institucioneve ende nuk ka një fajtor të qartë të vrasjes së paramenduar.

Pas cdo ngjarje, shoqëria ajo virtuale dhe reale shfaqen të shokuara nga të vërtetat që refuzojnë t’i shohin në përditshmëri. Me forcën e statuseve në Facebook dhe mundimin e të bërit “share” të komenteve ndërgjegjësuese pandehin se e bëjnë detyrën prej individi të përgjegjshëm. Të tjerë, më aktivë dhe më të angazhuar kanë ndërrmarrë inisiativa të admirueshme, që kanë patur fund domethënës për atrofizimin e shoqërisë.

Aktivisti dhe zëri I spikatur I protestës Erion Kristo organizoi një protestë në 8 Dhjetor, ditën kur administrata ishte pushim me rastin e ditës së rinisë dhe pjesa më e madhe e familjeve u dyndën tek qendrat tregtare. Protesta dështoi me sukses të plotë. Pak metra më tutje disa të rinj të motivuar politikisht ja dolën të mblidhnin ca më shumë pjesëmarrës. Kështu ka ndodhur në këto 26 vite demokraci. Pronësinë e protestave e kanë patur partitë politike pasi ato janë dhe punëdhënëset më të mëdha të mediokritetit dhe karrierës së pamerituar.

Në protestën e thirrur nga Erioni dhe disa aktivistë të tjerë kundër dhunës përpara Piramidës u dëshmua edhe pandjeshmëria e një tjetër piramide të demokracisë, asaj mediatike. Për të dokumentuar ndërgjegjësimin e individëve të indinjuar nga dhuna, nga televizionet ishte vetëm kamera e Ora News. Protestë pati, por protestues jo. Madje u regjistrua si rrallëherë një dorëheqje publike për shkak të dështimit. U dorëhoq simbolikisht dhe me dinjitet nga protesta qytetare një I pafajshëm ndaj pandjeshmërisë së shoqërisë që nuk e ka për kulturë të revoltohet, të kritikojë dhe të kërkojë të drejtat e saj. Ndaj, kush mendon se shoqëria civile vdiq gabon, sepse ajo nuk ka qenë deri më sot duke bërë detyrën e saj. Sepse shoqëria nuk janë disa organizata që I shohin si përfituese projektesh, ato janë një pjesë e saj dhe jo gjithmonë pjesa më problematike. Shoqëria shqiptare janë edhe ata zotërinjtë dhe zonjat që bëjnë “like” dhe “share” nëpër rrjete sociale here me emra dhe herë me pseudonime. Janë edhe familjarët e viktimave që shohin në media detajet macabre të varjes së nipërve dhe fëmijëve të tyre. Janë edhe të gjithë të suksesshmit që llamburisin me luksin e tyre në një shoqëri të dështuar moralisht dhe fizikisht. (Javanews.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile”

  1. Albania says:

    Shoqeria civile ne Shqiperi cohet ne protesta per te prishur kendet e lojrave per femije ose per te mbrojtur interesat e familjes Berisha, nuk e prish terezine shoqeria shqiptare per gjera te tilla sepse ne jemi komb pa edukate dhe kulture civile.

  2. sofia says:

    PO mire, po zonja Ballhauri ishte ne proteste? Se e shohim gjithnje te na jape mendje me ate fytyren e çperfytyruar. Ajo qe ndodhe sot , megjithemend eshte nje çmenduri; te flet per familjen ai qe nuk e di se ç’eshte familja, te meson per tu sjellur me femijet ai qe s’ka femije, kerkon te te edukujoe nje rrugaç, te flet per ambjentin nje profesore universiteti qe e ka fytyren pa lare dhe pa rruar, te flet se si duhet shikuar Qorri, si duhet degjuar shurdhi, si duhet folur memeci, pastaj te meson per te gjitha gjerat ai qe vepron dhe ben te kundertat. Kur bota eshte ne njerin krahe, profesore, akademike, intelektuale shqiptare, te flasin per krahun tjeter. Ne Shqiperi eshte spostuar me shpejte se ç’duhet boshti Tokes. Si mund te perkrahesh nje kriminel hapet, nje hajdut, nje tradhetar dhe reagimi eshte qytetar, ndersa veprimi eshte barabar mbi ty! Presidenti duke i bere karshillek njerezve dhe vendit zgjedh ne kolegjin zgjedhor gjuqtar qe mund ti gjykosh per krim, ndersa opozita e Sali Berishes flet hapet, bile me force qe Shqiperia s’duhet te hap negociata me Be se nuk e meriton! Pse po te vije ne pushtet apo kryeminister nje kriminel si Lulezimi qe vrau ne bulevard kur ishte minister, vodhi kur ish minister, fali territorin grekut kur ish minister,do ta meritoje? Po ata qe i shkojne prapa e duartrokasin per te, çfare jane shoqeri civile apo paraushtarake fashiste? E, rruga qe ka marre vendi eshte drejte folese se gjarperit, dhe njerezit po i shkojne vete brenda me keto mendje; intelektuale bastarde, mbeshtetes idiote si dhe njerez injorante qe as perfitojne e as deshmojne, por vetem tringellijne injorancen e tyre ne emer te lirise qe ne fakt s’egziston, ne emer te demokracise qe ne fakt eshte nje çthurje dhe ne emer te shtetit ligjor qe ne Shqiperi ka dy shtete paralele dhe njerezit nuk e dine fuqine e tyre ta shpartallojne njerin se s’ka kush ti udheheqi.

    1. era says:

      Po ti moj sofi qe po pret me shpate majtas, djathtas, poshte e larte, dil me emer , sido qe ta kesh, dhe thuaj cfare ke bere ti per keto qe nuk kane bere te tjeret, dil me emer dhe jep nje mendje e ndritur a e pa ndritur qofte, se cfare duhet te bejne shqiptaret A ishe ti ne proteste, apo kaq e ke takatin sa te leshosh sokellima. Ata qe bejne dicka dhe dalin hapur me guxim, me emer e mbiemer, sido qe ta kene ate, margjinalizohen nga te ngjashem si ty qe nuk kane bythe te dalin hapur, po fshihen prapa fc ndersa ata prapa pushtetit

  3. kastriot says:

    Zonje mos na tregoni perralla per njeri tjetrin.Shoqeria shqiptare ka kulture te revoltohet por drejtuesit skane kulture te paraqesin qarte synimet dhe gjithmon shoqeria ka qene e zhgenjyer dhe e genjyer nga drejtuesit.Sidomos kur drejtuesit kane bere aleanca me parti e grupe te tjera qe kane patur synime te tjera.Qellimi nuk justifikon mjetin.Zoteria u dorehoq simbolikisht,dmth nuk ka dhene doreheqje pra genjen per sinqeritetin e tij dhe pret ta perkrahin per keqardhje.Dhe me dinjitet,me dinjitetin e te dhjerit.Populli nuk e beson.Cfare dinjiteti,ate e pushuan nuk i kerkuan doreheqje.Shoqeria civile ka patur persona te dyshimte,me te kalur te keqe,ka patur lidhje me parti kriminale dhe gjoja suksesi ne rastin e lendeve kimike qe nje mashtrim i madh.Ata dhe neqoftese kishin qellime te mira e lane veten te shfrytezohen nga elemente kriminale dhe te pandershem dhe mashtrues te cilet nje dite me pare ishin dakord dhe kishin dhene fjalen.Kaq mjafton qe te themi sepaku se udheheqsi ka qene i paafte o jo ….Shoqeria civile eshte investuar ne probleme te dores se fundit dhe jo ne ato kryesoret,si korrupsioni,drejtesia,Gerdeci ,rruga e kombit,e pastaj tek problemet lokale.Kapen me Ramen,Tahirin e Veliajn sepse e dine se nuk i gjen gje.Ti benin keto ne kohen e qoftelargut sdo kishin kohe per doreheqje.

  4. Nje shqiptar says:

    E nderuar Ilva Tare, bashkohem me dhimbjen dhe protesten tende per situaten e shoqerise civile, korrupsionit dhe indiferences se pergjitheshme ndaj krimeve te shemtuara qe po ndodhin ne Shqiperi . Ne Tirane tani degjon keto vleresime per njeriun: “eshte shume i afte, ka bere para pasi eshte mashtrues i madh”, “eshte shume i mençur ka bere para duke zene vende pune me vlere sepse din te serviloset “, “ ka bere para me ate vend pune ku eshte”, “ nuk eshte paga qe ai merr ne ate vend pune por jane para qe vijne nga nderet qe ben”, “nuk me intereson ne se eshte i mençur, i edukuar apo i bukur, nuk me intereson shkolla qe ka bere, me intereson a ka para apo jo”. etj. etj. Edhe nga bisedat kuptohet qe ne Tirane po krijohet shoqeria “civile a parase” e Hasan Zyko Kamberit e shekullit XVIII.

    Paraja

    Mbreti qe urdhron dynjane
    qe ka vene taraphane
    e i presene parane
    Ja di kimene parase

    Dhe veziri qeshte veqil
    ze sikur te benet adil
    e mos thot dot kaly-kil
    ja di kimene parase

    Sheh islami q’jep fetfane
    Qe di qitapete qthane
    nuk kacirdis parane
    Ja di kimene parase

    Myftiu e myderize
    edhe kyrra e vaize
    Kane ujdisur iblize
    ja di kimene parase.

    Dhe kadiu i.mehqemese
    qe rri siper sixhadese
    edhe shehuni teqese
    Ja di kimene parase.

    Dhe pashallare e bejlere
    edhe avame e te tjere
    Per para apene krere
    Ja di kimene.parase.
    Kadiut ti rrefesh parate terse verdit sheryan
    per para sa se shet tane
    Ja di kimene parase.

    Edhe foshjna qeshte ne djep
    Zgjat doren te thote ”nep”
    ta marre ta vere ne xhep
    ja di kimene parase.

    Eshe gala qe nuk flet
    leshoja njenpara ne dhet
    e merr e shpie ne folet
    ja di kimene parase.

    Paraja te ben sulltan
    paraja te kurdis divan
    paraja cdo hall derrmon
    ja di kimene parase
    (…)
    O paraja murdare
    Qe ben boten avare
    qe gjesdis porai zagare
    Ja di kimene parase.

  5. pro says:

    ..shoqeria civile ,per momentin eshte pare si formacion politik,pra nuk e ka seriozitetin ne perballje.Nuk mendoj se figurat duhen pikturuar per te na pelqyer,por serioziteti i saj rritet ç’do sekonde…dite etj,kur rrihet problemit deri ne zberthim,qote edhe me pak njerez,kur ka kualitete ne pjesemarrje dhe jo gam,gam.Filozofia ne shoqeri duhet e thjeshte, e kuptueshme,rezultative per t’u perfillur.Shoqeria jone eshte shume e lodhur dhe i ka humbur deshira duke degjuar lloj lloj papagallesh,qe i japin nje dhe i marrin dhjete…akoma jemi ne tranzicion…humbja e interesit,gabimisht,po udheheq..{sot punesimi eshte pasioni apo endra e kesaj shoqerie..te tjerat do te vijne,pas..}

  6. era says:

    Jetojme ne nje kohe kur edhe persona publike mediatike si zonja artikullshkruese, as skuqen dhe as zverdhen kur mashtrojne , behen hipokrite, dhe se fundi te neveritshme. Nuk mund te haroj emisionin kur kjo zonje qe na tregon deshtimin e suksesshem te shoqerise civile na dha nje nga emisionet me te turpshme qe kam pare ndonjeher ne TV. Me dorashka elegante ajo tregoi nje arogance duke u bere pale me ” perfaqesuesen” me “te madhe” te shoqerise civile, z.Fico, emision qe la shije te keqe tek kushdo qe e ndoqi. Zonja e shoqerise civile qe mbronte hapur interesat e pushtetit. Me arogance mbajti emisionin me mbi 80 e sa perqind te kohes (perjashtuar reklamat) E mbeshtetur nga artikullshkruesja, “shoqeria Civile” e justifikou mjaft mire thesin qe merr nga pushteti

  7. Emigranti says:

    Shoqeria civile ne Shqiperi perbehet nga disa te pafytyre, te cilet per para kane shitur interesat e popullit e te kombit, perfshi ketu Ilven e fondacionit Soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *