FOTOT/ Antipode: Avioni revolucionar 10 herë më i shpejtë se Konkordi!

9 Dhjetor 2016, 14:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ Antipode: Avioni revolucionar 10 herë më i shpejtë se

Nëse ky projekt realizohet, fluturimi do të pësojë një ndryshim rrënjësor.

Një dizajner kanadez me emër, Charles Bombardier, ka krijuar konceptin “Antipode”.

Bëhet fjalë për një avion me teknologji të avancuar që pritet të fluturojë më shumë se 10-fishi i shpejtësisë së Konkordit të famshëm.

Bombardier thotë se teknologjia që do të përdoret për të, është testuar edhe nga NASA.

Sot një avion normal Boeing fluturon me 570 milje në orë.

Por Antipode mund të arrijë deri në 16 mijë milje në orë, sipas Bombardier.

Bombardier është në kërkim të investitorëve për projektin e tij dhe nuk jep një afat se kur avioni mund të jetë gati.

Nëse realizohet projekti, ky avion mund të vijë nga Nju Jorku në çdo qytet europian për rreth 20 minuta.

8 komente në “FOTOT/ Antipode: Avioni revolucionar 10 herë më i shpejtë se Konkordi!”

  1. mirel says:

    E ore dizajner i Temes.
    Bombardieri ka rezultuar pak difektoz dhe m aksidente.
    Ende nuk e konkuron dot Boeing

  2. albaniafirst says:

    Charles Bombardier eshte nipi I krijuesit dhe pronarit te kompanise kanadeze BOMBARDIER, qe prodhon avjone, mjete transporti, trena, jahte dhe mjete te tjera lundruese. Nuk ka nevoje ai per te gjetur financime se eshte pronar I nje kompanie mijlardere.

    1. TARRASI says:

      Pasaniket rrijne te pasur duke bere biznes me leket e te tjerve se nuk jane budallenj ti shpenzojne leket kot.

      Prandaj ti je i varfer dhe do rrish i tille per gjithe jeten ose te ndryshosh botekuptimin tend.

      1. albaniafirst says:

        TARRASI, mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet.
        Ku e di ti se sa i “varfer” jam une?
        Sipas botekuptimit tend, qe eshte i dukshem ne komentin qe ke bere, te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte shtetit jane te varfer. Prandaj te them mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet. Une punet e mija i kam plotesisht ne rregull mik i dashur, por zotrote po nuk ndryshove kete botkuptim, me siguri qe do mbetesh i varfer.
        Shqiptaret jane rrace e zgjuar qe kane bere hajer kudo ku kane shkuar, mjafton ti jepet mundesia. Natyrisht ka edhe shqiptare te kategorive te tjera, por ato nuk perbejne shumicen.

  3. i-i says:

    Pordhë me rigon.✈✈✈✈

  4. sokol says:

    Bombardieri spo prodhon dot street car per Toronton qe ka ne kontrate pa pike turpi thot se pjeset e ardhura nga Meksika jane me difekt na falni shifemi mbas nje viti ;e jo me te marre persiper keto lloj avionesh.Kane faj keta te bashkise qe i porosisin prodhimin te keta dallkauke.

  5. Pirxh says:

    Po veshjet e pasagjereve si do jene qe tr perballojne G-force + ik e pirdhu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje