Majlinda Bregu denoncon një rast tjetër dhune ndaj grave: Ju tregoj gjyqtarin që e nxorri në mes të katër rrugëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh deputete e PD Majlinda Bregu denoncon një tjetër rast të dhunës ndaj një gruaje me dy fëmijë.

Deputetja demokratë bën publike letrën e saj, ndërsa akuzon me emër dhe mbiemër gjyqtarin që i dha të drejtë burrit që gruan e divorcuar me dy fëmijë të vegjël ta nxirrte në mes të katër rrugëve.

Po citojmë postimin e plotë të deputetes demokrate në rrjetin social:

Presidenti i Republikes, ne vijim te thirrjes time publike 3 dite me pare, i ka nisur nje kerkese Ministrit te Drejtesise per verifikimin e Urdhrit te Mbrojtjes leshuar nga Gjykata e Fierit per te ndjeren Liljana Zhezha( Rukaj).

Duke e falenderuar Presidentin Nishani per reagimin e menjehershem, po ju percjell edhe nje tjeter mesazh te nje Zonje qe ka mberritur ne Inbox timin.

E kam te qarte qe ne situaten e Liljanes dje dhe te M. ,sot, gjenden shume gra e vajza. Pa lejen e tyre nuk i bej dot rastet publike, por i siguroj se per secilen prej tyre do kerkoj sqarime deri ne fund, qofshin keto vendime abuzive gjykatash apo mosreagim i institucioneve te tjera qe ligji i detyron te mbrojne grate e dhunura dhe jo t’ i dhunojne me tej ato!

Si vijon, mesazhi i M.

“Pershendetje e nderuar….

Jam nje nen me.dy vajza nga fieri prej 4vjetsh e divorcuar..per femren shqiptare mungon respekti .

4 vjet neper gjyqe sorollatje .ish burri me ka nxjer me dy vajzat mes 4 rrugve me pretekstin se shpin e ka ne emer te mamas nderkoh qe 15vjet ajo ka qen kryefamiljarja jon.

15vjet kam kontribuar ne ate familje si nen si bashkshorte si nje individ per te patur nje familje …sot nga padrejtesija une ndodhem me gjith dy vajzat njera adoloshente 16 vjec ndersa tjetra minorene 12 vjec invalide vuan nga astma bronkiale. Ndodhem e pa streh e pa pun neper dyert e njerzve per faktin qe ska drejtesi mbi nenen femren shqiptare.

Gjykata e shkalles pare Fier dha urdher qe un me gjith dy vajzat te jetoj ne nje kat te shtepis 3 katshe te ish burrit e ndertuar me djersn e te dyve.

Ndersa gjykata apelit Vlor rrezon vendimin e fierit duke me len sot me gjith dy vajzat ne rrug te madhe.

Me 7 .11 .2016 me vendimin e gjyqtarit Nazmi Troka gjendem mes kater rrugve.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/faximile-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/faximile.jpg","attachment_id":"595401"}]
        
        Loading...
        

5 komente në “Majlinda Bregu denoncon një rast tjetër dhune ndaj grave: Ju tregoj gjyqtarin që e nxorri në mes të katër rrugëve”

  1. Zamira says:

    ti moj zonje mire ben por
    ju politikane te korruptuar e keni shtrenguar popullin e mire shqiptar te arrije deri ketu
    hapni vende pune, rritni mireqenien e pastaj le te flasim per dhunen

  2. Zamira , says:

    ti moj zonje mire ben por
    ju politikane te korruptuar e keni shtrenguar popullin e mire shqiptar te arrije deri ketu
    hapni vende pune, rritni mireqenien e pastaj le te flasim per dhunen /

  3. Arben says:

    KJO MIRE BEN QE DENONCON, POR KAM EDHE UNE NJE DENONCIM.

    KETE CUCEN E PERDHUNON BURRI.

  4. L leshi says:

    Votojeni vetingun atehere ju plehrat e PD apo nuk ju interson se prishen planet e familjes mafjoze Berisha.

  5. Fatosi-kosove says:

    Zonja Bregu me gjith respektin per ty si grua,nene dhe deputete,se pari me vjen gjynah per ty qe gjindesh ne PD pasi shif gjykatat e kontrolluara nga sali berisha e lul basha dhe te mbrojtuara e te fortifikuara nga presidenti yt “shum i respektuar” por shum shum i urryer nga une dhe mbi 90% e shqiptareve,se dyti a nuk e shef se si lirohen nga burgu kriminel s te denuar me burg te perjetshem si lul berisha,kush nuk e di sot se ai eshte liruar me urdher te dy kryetareve tuaj lul basha e sali berisha ku qe te dy bashk bejne nje lul berisha,prandai leri “vajtimet neepr rrjetet sociale,leri ato sali berisehs te merret pasi ti ske kohe dhe as fuqi pos qe te deskriditohesh me veten dhe familjen,pasi siq shifet ti akoma nuk i njef dy kryetaret tu qe ata te vrasin naten dhe te qajne diten,pastj po vrasesin e dekorojne me urdher “deshmor i demokracise”,prandaj leter e mbi leter do te jete dita kur ti dhe shume shok e shoqe do i drejtohuni popullit qe ta shqiptoje denimin e perjetshem per dy kryetaret tu-sali berishen e lul bashen dhe presidentin tend te “nderuar” nishanin,kjo eshte drejtesia e juaj zonje ku jo pak ke bere edhe ti per te prandaj duhet te turperohesh edhe ti me keta gjykates .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *