Meta flet pas takimit me Lu e Vlahutin, reforma, negociatat, presidenti…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ilir metaKreu i Parlamentit Ilir Meta ka folur para mediave pas një takimi me ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Ai foli lidhur me çështjen e vetingut, plehrave dhe çështjen e presidentit të ardhshëm.

Meta, sapo keni përfunduar një takim më Ambasadorin e SHBA-ve, z. Lu dhe Ambasadoren e Bashkimit Evropian, znj. Vlahutin. Ky takim vjen edhe pak orë përpara publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias. Besoj se ka qenë një nga temat kryesore të takimit…

Besoj se edhe vizita në Bruksel dhe takimet e ndryshme atje, si me presidentin e Parlamentit Evropian, z. Shulz, me Komisionerin për Zgjerimin, z. Hahn, dhe me personalitete të tjera, por padyshim edhe takimi i sotëm me Ambasadoren e BE znj. Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA, z. Lu, kanë pasur në qendër të vëmendjes ecurinë e procesit të integrimit evropian.

Por njëkohësisht edhe dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për ecurinë e zbatimit sa më të shpejtë dhe pa vonesa të reformës në drejtësi në përgjithësi, dhe sidomos ecurinë sa më të shpejtë të ligjit të Vetting-ut, si një kërkesë gjithashtu edhe për të forcuar perspektivën e çeljes së negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe BE, pasi Komisionit Evropian e ka bërë tashmë një rekomandim pozitiv, dhe shpresojmë që kjo të përforcohet edhe nga Këshilli i vendeve anëtare në ditët e ardhshme.

Në këtë drejtim, unë besoj se të gjithë biem dakord që kjo reformë ashtu sikurse u udhëhoq edhe në miratimin konsensual nga standardet e Komisionit të Venecias, edhe në zbatimin e saj, përfshirë zbatimin e ligjit për Vetting-un dhe gjithë ligjet e tjera, të udhëhiqet nga rekomandimet dhe standardet e Komisionit të Venecias, dhe besoj që për këtë të gjithë institucionet dhe faktorët janë të angazhuar.

Ka një arsye për faktin që dekreti i Presidentit për Ligjin e mbetjeve nuk po votohet në Kuvend dhe a do ta fusni për votimin dhe keni një përgjigje konkrete për mënyrën se si forca juaj politike do të votojë për atë dekret?

Për pjesën e dytë të pyetjes mund t’i drejtoheni Kryetarit të Grupit Parlamentar. Për pjesën e parë, padyshim që brenda të gjitha afateve çdo dekret do të shqyrtohet.

A jeni njohur me kërkesën e Partisë Demokratike, e cila sot ju është drejtuar me një shkresë në adresën tuaj si Kryetar i Kuvendit për të mos e drejtuar më komisionin hetimor për OSSH-në kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla? Pasi sipas demokratëve ka një vendim gjykate të formës së prerë, ku z. Balla është in dënuar për shpifje dhe ndaj tij ka një gjobë prej 1 milion lekësh…

Kam marrë një letër sot të cilën do ta shikojë më vëmendje, por ju e dini që Kryetari i Kuvendit, nuk është mbi rregullat dhe mbi rregulloren e Kuvendit.

Përsa i përket shkresave, a keni marrë një letër nga drejtuesi i komisionit për reformën në drejtësi, që paketa e re e drejtësisë të kalojë për shqyrtim në komisionin e Ligjeve dhe të mos ketë një rinovim mandati të komisionit të posaçëm?

Ende jo, por në rast se do të marrim një komunikim të tillë patjetër që do ta ndajmë edhe me ju.

Meta, është përfolur se do të ketë një shtyrje të mandatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, që mbaron nesër. A ka ende kohë që të realizohet reforma sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, duke pasur parasysh se ju keni qenë një nga iniciatorët e fillimit të punës së këtij komisioni?

Reforma duhet të kishte përfunduar me kohë, megjithatë çdo përpjekje për të plotësuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it qoftë edhe me pak vonesë, është shumë më e pranueshme se sa mosreflektimi i tyre.

Palët kaë hedhur në tryezën e diskutimit të reformës edhe propozime që i tejkalojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, a ka kohë edhe për këto?

Çdo tejkalim në drejtim të forcimit të integritetit të zgjedhjeve dhe të demokratizimit të procesit është pozitiv.

Ju tashmë përfunduar edhe Konventën Zgjedhore Kombëtare të LSI-së, ku u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese. Doja të dija kur do të nisin negociatat në lidhje me postin e Presidentit të Republikës, pasi kandidati duhet të zgjidhet brenda muajit prill?

Besoj se Presidenti është në detyrë. Faleminderit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Meta flet pas takimit me Lu e Vlahutin, reforma, negociatat, presidenti…”

  1. Don says:

    Hajdut ti ske asnje lidhje me politiken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *