“Mimi” grek që e nxorrën me qen e mace dhe prapaskenat e sulmit ndaj Mimit shqiptar

9 Dhjetor 2016, 09:27Rajoni TEMA
“Mimi” grek që e nxorrën me qen e mace dhe prapaskenat e

Dimitra Liani Papandreu (Mimi)

Sido që të jetë, efektin si lajm prej “shoubizi” një titull grek mbi ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e arriti. Sepse kurioziteti është i garantuar pavarësisht se kush e thotë, kur dëgjon që Kodheli dikur, në fillim të viteve 90-të paska punuar si balerinë në Athinë.

Pastaj, kur vëren që kësi lloj llogjesh janë shkruar në një faqe online që quhet militaire.gr, e kupton që reagimi nga ana tjetër e kufirit qenka “ushtarak”.

Njëfarë kthim restoje, mesa duket, ndaj komentit ende të freskët të ministres ndaj homologut të vet të çatrafiluar, që del para kamerave me uniformë ushtarake teksa takon ushtarët.

Për t’u thënë se “unë jam një prej jush, mos më shihni si ministër nga halli, si patericë ekstra e djathtë e një qeverie ekstra të majtë”.

Kurioziteti mund të mbaronte këtu, sepse materiali në fjalë nuk ofronte asgjë tjetër veç një fjalie. Duke vijuar pastaj me thirrjen që Kodheli të mos i bashkëngjitet retorikës nacionaliste të kryeministrit të saj, sepse “ka ngrënë bukë” në Greqi derisa i doli një shkollë në Amerikë.

Por problemi është që paçavuren në fjalë, një çerek shantazhi i maskuar keq, e ka shkruar një gazetar me përvojë të gjatë në mediat greke.

Autori është Paris Karvunopulos, që e ushtron zanatin (jo të qymyrxhiut siç sugjeron mbiemri) e gazetarit që nga viti 1986.

Referencën për “balerinën Kodheli” ai thotë se e ka marrë nga kolegu i vet Kristos Kapuccis, dhe vetëm kaq. Thjesht e përdor në një rresht dhe vazhdon me paralajmërimet e veta.

Karvunopulos është reporter i lajmeve ushtarake dhe ka punuar në disa media qendrore, pra nuk mund të injorohet lehtë. Jo për gjë, por sepse përderisa e kanë përdorur në këtë farë feje, domethënë se shantazhi është i porositur.

Ndoshta edhe nga qypi-ministër Kamenos, (i djegur, përkthimi i mbiemrit të ministrit të Mbrojtjes), që mbase zanati i balerinës i erdhi ndërmend për Kodhelin si reflektim i problemeve personale me mbipeshën.

Por përtej thashethemeve rozë me politikanë e ministra, ironia është se Karvunopulos nxjerr një koment-pseudolajm që pastaj xhiron edhe mediat e tjera online greke, me etiketën e “skandalit shqiptar”.

Dhe shakaja qëndron në faktin se Athina u skandalizoka me kësi titujsh, kur kryeministri i vet dhe politikani historik Andreas Papandreu, e bëri hasha në mes të ditës dhe në krye të detyrës familjen e vet dhe u marros pas një stjuardese, Dhimitra Liani.

Deri aty sa Dhimitra (shtohet ironia: Shkurt i thonë Mimi) e vuri në darë Papandreun e shkretë dhe erdhi puna që Mimi e tyre të bënte politikat në Pasok dhe të ulte e ngrinte ministrat në qeveri.

E nxorrën Miminë me dashnorë, e fotografuan nudo, madje në pozicione të sikletshme me qen e me mace, çfarë nuk i thanë… Por ja që u sikletoskërkan nga Mimi shqiptare që besojnë se mund ta njollosin përmes një rreshti paçavure.

Për t’u kthyer në seriozitet, e vërteta është se ka një problem në koalicionin qeverisës grek. Një shumicë të pamjaftueshme të majtë, e mban në këmbë një grusht votash të Grekëve të Pavarur të Panos Kamenos.

Ky, i djeguri për ministër Mbrojtjeje, me siguri nuk e ka pritur mirë reagimin (et) e Kodhelit dhe në përgjithësi, Athina zyrtare po befasohet sesi ka mundësi që Tirana së fundi thotë dhe ndonjë fjalë, dhe nuk rri lepe-peqe si qëmoti.

Për të forcuar profilin e vet politik prej obezi luftarak, I Djeguri vuri veteranin Qymyrxhi ta bëjë Mimin e Tiranës balerinë, duke pretenduar një skandal me fishekë manovre.

Ndërkohë që Mimitë e Athinës e kanë qeverisur Greqinë për vite të tëra vetëm me një palë brekë. Derisa erdhi puna që e lanë edhe pa to…(Dita)

13 komente në ““Mimi” grek që e nxorrën me qen e mace dhe prapaskenat e sulmit ndaj Mimit shqiptar”

  1. Theatrical says:

    haaahaaaahaaaahaaahaaa…

  2. dash says:

    Keta Jane keq fare…bukur shkrimi ironik Por me baze realiste…

  3. Profesori says:

    Mimi Kodheli me staturen e saj ,perfaqson me se miri produktin e nje kombi vital e kreativ ,Shqiperine! Me nje bethame te shendeteshme biologjikisht familjare,ajo sfidon ne seren e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote! Si kudo,keto jane raste te pakta e duhen promovuar e mbeshtetur kurdohere e kudo……Respektoj perhere ,te mencurin,dinjitozin,te bukurin ne shpirt e trup. Te tille Shqiperia ka jo pak.Gjejini e promovoini sa me pare.Historia nuk fal vonesat……..R S

  4. alb sapun says:

    po cte keqe ka mimija te kete punuar balerine pas viteve 90 kur dihet shume mire se popullsia shqiptare ne ato vite nga gjendja ekonomike ka qene ne mjerim te plote dhe te gjithe benin nga punet me te ulta ne greqi bravo i qofte nqs e ka bere i ka dale zot vetes,njerzit bejne dhe gjera qe nuk i deshirojne ne jete ne nje kohe te caktuar mund te rimekemben ne nje tjter kohe te caktuar te behen ministra dhe biznezmen shembullor por mund te marrin dhe tatepjeten e ti shikosh rrugeve duke kerkuar lemoshe ne nje tjeter kohe te caktuar,prandaj mbani ne vetvete dhe anen kritike dhe jo vetem ate nacionaliste qe ju ushqejne mediat

    1. Janullatos pisoiglentis says:

      ate thom edhe u ! Edhe mami jot kurve bunkeresh ka qene ne kohen e dulles, po ne nuk mund ta paragjykojme se fundja nga halli e jo nga malli e bente……

  5. pro says:

    …ne fakt,cila eshte e verteta!!!..Merkeli nudo…Mimi valltare..por,nuk jane Helena greke dhe nuk i prishin imazhin Greqise..Greqia shyqyr i shtyu borxhet deri ne 2060-..qente e saj ne shqiperi po ngordhin bashke me Greqine dhe hobin e saj per t’i zvarritur mbas vehtes..urime Greqi, qe je kthyer ne nje qen qe leh.

  6. y says:

    nje pordhe behet ne athine(nga nje sajd qenuk e lezon asnje)dhe fillojne shqiptaret ti bejne analizen.
    kaq thelle e keni nga greket? nje llafe thone dhe kruheni sa andej e sa kendej sa majtas e sa djathtas.
    dhe mos me thoni, qe sju dhembe. se po te mos ju digjte nuk do mereshit me nje lajme kater dite.
    te shikojme sa dite do zgjase.

    1. kd says:

      Pse greket nuk bejn po te njejten gje more Y kkk kane tere kohes i fryen zjarrit ju dogji e verteta e Gjatoshit apo e Mimit dhe jargavisen si qena zgjebs ik ore legen vere nje pale syze kur te lexosh neper forume

  7. arben says:

    Me vjen keq qe botohen ne shtypin shqiptar te tilla marrezira ,pa pike serioziteti apo te vertete .
    Nqs doni te dini kush i boton keto idiotesira po jua them une .Gazeta,si edhe site i njejte ne internet jane prone e nje gomari ,te rreshqitur menderisht qe quhet stefanos kios .Me kete idiot merren te gjitha emisionet humoristike ne greqi,nje njeri qesharak qe flet marrezira dhe qe nuk e merr njeri seriozisht.Gazeta makelio ka nje tirazh prej 50 kopjesh ne jave ,nga te cilat 45 i blen vete stefano neper periptero .
    A jemi ne ne rregull qe meremi me disa idiote ???

  8. Emiljano says:

    Po pse ziheni per politike mor te mjere e lagu se lagu bishtin dhelpra,nuk thoni qe kjo bjondja ktu siper e dashka ne dysh palloshin.super pidh do ket qen ne koh tvet

  9. y says:

    kd ne greqi do kete nje here ne vit lajme per shqiperine, nga gazetat serioze.
    dhe kur shkruajne nje lajme. mbaron aty dhe nuk e zgjasin.
    ne shqiperi gazetat e rames meren me lajme te nje gazete idjote qe te heqin vemendjen nga hallet e verteta te popullit
    sigurisht qe nje nga ata trupeshke jeni dhe ju.

    1. kd says:

      Te thash edhe nje here vere nje pale syze kur te lexosh shtypin apo forumet se qenke pak anash nga realiteti carac

  10. korcari says:

    Jo balerine ore. Stripper thuhet qe ka qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje