Një tjetër dëshmitar kundër Kastriot Ismailaj

9 Dhjetor 2016, 15:56Kronika TEMA

Pas dëshmisë së Romeo Karajt, gjykata ka marrë si provë një tjetër dëshmi mjaft të rëndësishme kundër ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Në seancën e së premtes, pas shumë shtyrjesh, gjykata administroi si provë dëshminë e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, Elvis Matas, dëshmi e cila u lexua nga prokuroria pasi dëshmitari nuk gjendet që të paraqitej vetë.

Mashtrimet e të pandehurit Ismailaj në lidhjen e kontratës me CEZ-in duke u prezantuar në partneritet me një firmë amerikane e deri te abuzimet me lekët e mbledhura për faturat e papaguara të energjisë, sqarohen në dëshminë e Matas, që tashmë është administruar nga gjykata, raporton TCH.

Gjatë leximit të dëshmisë, i pandehuri Kastriot Ismailaj u largua nga salla e gjyqit duke e braktisur procesin.

1 komente në “Një tjetër dëshmitar kundër Kastriot Ismailaj”

  1. Bobi says:

    Deshmitari qe u zhduk pa lene gjurme edhe pse ishe ne mbrojte nga shteti,,qe dha deshmine nen presionin e shtetit qe ti mbyllej gjygji i gruas,,,hajde shtet hajde,,,boll me pallavrat e gjykates se na e shpifen,,gjykata te korruptuara,,,mos shkruani keto loajme se jeni bere dhe ju te varur nga gjykata dhe prokuroria,,,Si hajme me ato perralla se i kemi pare live si duan me cdo kusht me ja fut,,, A mjerr kush bie ne.dore te ketyre hajdutave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje