Polici i burgut që i shërbente Fatos Nanos: Më kë rrinte, si sillej i burgosuri “VIP” i Berishës, si e morën nga qelia më '97...

9 Dhjetor 2016, 23:00Politika TEMA

Një nga policët e burgut në Tepelenë që ka përjetuar ngjarjet e vitit të mbrapsht 1997, ka rrëfyer sot për herë të parë në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska se si rrodhën ngjarjet atë natë të errët, por edhe se si i ka shërbyer ish­kryeministrit Fatos Nano që vuante dënimin në atë kohë në burgun e Bënçës.

Thonë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë, i dha atë dimensionin e Berluskonit i dha famë. Thonë që rrinte me të fortë atje?

Po, ishte dhe komunikonte me ta, edhe me ne policët komunikonte, rrinte edhe me të burgosur të botës së krimit një pjesë nuk jetojnë më, janë vrarë. Edhe ajrimin e bënte vetëm.

Çfarë të binte në sy?

Lexonte, kishte një kasetofon edhe në kohën e ajrimit e mbante në vesh dhe nuk e hiqte

E përgjonin Fatos Nanon?

Po dhunë është ushtruar?

Në asnjë rast.

E trajtonin si të vecantë?

Kishte mbrojtje.

Po kriminelët si silleshin me të?

S’kishte asnjë problem.

Hapja e burgut..?

Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97­ës, atë natë që u hap burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi.

Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhomat e izolimit kisha edhe nje polic vetëm, pak a shumë e morëm vesh e çfare ishte, se edhe në Vlorë kishte 10­12 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin, në orën 12 të natës e kanë marrë dhe me nja 15 vetë, që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter.

Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte.

Kishit urdhër të qëllonit?

Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.

Cfare ndodhi me pas?

Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë.

U trëmbe?

Nuk them se u tremba por prisja se cfarë do bëhej. I sqarova të gjithë I thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. Për 10 minuta kanë dalë të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga.

Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.

 

8 komente në “Polici i burgut që i shërbente Fatos Nanos: Më kë rrinte, si sillej i burgosuri “VIP” i Berishës, si e morën nga qelia më ’97…”

  1. sapa says:

    Fatos Nano ky hajdut i popullit shqiptar sharlatan po aq i keq sa Sali Berisha.Gruaja e tij e vizitonte ne burg pastaj e ndau sikur te mos kishte jetuar me te kaq vite.Ne fakt duhej te futej ne burg perseri dhe bashke ´me Saliun,Meten e te tjeret.

  2. Poradeci says:

    Zt. Nano do te mbetet k/ministri me i mire qe ka patur shqiperia, te pakten te mos flasin njerez mostra qe nuk e kane njohur kurre, gabimin me te madh qe beri Rama, duke mos e kandiduar per president. Tani po e vuan por te shohim.

    1. Albania says:

      Injoranca nuk ka brire o bolekeci dhe ti je nje nga keto, neqoftese Shqiperia po vuan pasojat e korrupsionit ne mase kjo eshte merite e Fatos bixhozxhiut se ai e filloi i pari keshtu ti o klluf perrallat m3 mbret shko e tregoi gjetke jo ketu.

  3. Xhafer says:

    Fatos sali meta mediu e ca tè tjer duhet tè denohen me varje si politkan qe shkatruan shqiperine

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Keshtu vijne e shkojne hajdutet, ca futen ne burg, ca i shpetojne burgut. Ne fund te fundit eshte populli krenar shqiptar qe i paguan te gjitha po nuk can bythe, se sa te kete partine me ne krye shokun Hajdut eshte ne rregull.

  5. mirel says:

    Fatos Nano eshte dhe do ngelet kryeministri me prostitute qe ka patur Shqiperia. Jo vetem per gruan qe la per nje putane te Pasokut por dhe per prostituimin qe i beri popullit shqiptar qe sakrifikoi djemte e tij per ti siguruar jeten ketij ndyresire dhe per shitjen e 96es te Berisha.
    Ai e rahabilitoi Berishen dhe me politiken e tij te koncesioneve filloi shkaterrimin sistematik te Shqiperise qe po pasohet nga cdo politikan i majte dhe i djathte, pa asnje lloj dallimi politik. Ne ka politikan qe duhet te bjere ne burg per krime i pari eshte Nano plera pastaj duget te vijne me rradhe Berishet, Metet, Bashet dhe Ramijte

  6. Poradeci says:

    Injorantet vetem shajne, ky eshte kriter. I mencuri, minimalisht nuk shane. Ky burre e mori shtetin kur nuk kishte shtet, banka, gjykata, polici, burgje, transport, asgje nuk kishte mbetur me, dhe ja la pushtetin nje kafshe qe jo vetem nuk diti ta mbante, por e katranosi dhe la me ekonomi te degraduar. Pasojat e sotme nuk jane te tijat, por te merhumit qe e enjen mrndja per tu rikthyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje