Rama provokon me “dhjetoristët e vërtetë” dhe iu përgjigjet komentuesve për shoqërinë me Azemin

9 Dhjetor 2016, 09:45Politika TEMA
Rama provokon me “dhjetoristët e vërtetë” dhe iu

“Që të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje.

Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s’ka asnjë lidhje me atë parti.

Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston.

Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë???”.

Kështu shkruante dje në darkë kryeministri Edi Rama, që kujtonte 8 dhjetorin.

Disa komentues i kujtojnë edhe përfshirjen e tij, ndërsa një prej tyre shkruan se Rama, Azem Hajdari dhe Spartak Ngjela kërkonin të reformonin PD-në në ’93-n.

Por, Rama thotë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai thjesht kishte shoqëri me ta.

Komentuesja: Edi Rama ,Me vjen mire qe e pranove qe nuk futesh as tek te vertetit dhe as tek misionaret…Jo per gje ,po kam bindjen se keta te fundit duhet t’i kesh njohur,ose te pakten ke patur info rreth tyre…Nejse ,keto qe sapo thashe me jane krijuar si bindje,kur tentuam te “reformonim “PD-ne nga vitet 93, 94…grupi nismetar qe goxha i mire,Ju,Azemi e Spartaku …se nga cdo e reformonim PD-ne ne ate periudhe vetem Ju e Spartaku e dinit…Eeee,Politika thuaj…!

Rama: S’kemi bere asnje perpjekje te kesaj natyre, ka qene thjesht shoqeri me Azemin.

Komentuesja: Te pakten kishe arritur te fitoje respektin e konsideraten e tij per Ju,sepse sa here bisedonim shprehej me vleresim te dukshem per Ju si psh. energjik dhe shume i mprehte,madje ishte i apasionuar pas karikaturave tuaja…Por qe mos te flej nen naivitetetin e te genjyeres ,nuk e di a lexove mire,por kisha perdore veten e pare shumes kur fola per “reformimin”…

5 komente në “Rama provokon me “dhjetoristët e vërtetë” dhe iu përgjigjet komentuesve për shoqërinë me Azemin”

  1. sofia says:

    Dhe na ndriten dhjetoristet me “saliun” per 26 vjet. E dinim qe diktatura po ta gacmoje te bente gjemen dhe ne lirine tone e shikonim brenda vetes, duke bere ate qe deshironim pa e gacmuar zjarrin. Sot vret vellai vellane per nje plaçke, vret shoku shokun per nje llaf, vret femija prindin se nuk i jep para per droge, bile si ndodhi para ca kohesh ne Librazhd edhe femija ze nenen me pahire, e leri te tjerat. Kjo eshte dhurata qe na prune “dhjetoristet” deshen apo nuk deshen. Kemi lirine te bejme çdo gje, por jo te mbajme gjalle shpresen, dhe te dashurojme shpirterisht; vetem ekonomi tregu dhe dashuria edhe shpirti edhe gjithe jeta, ndersa “ata” larte po: para me thase, enderra tere naten per ato qe kane vjedhur, por krimi me i madh edhe tradheti ndaj qytetareve te tyre…..ka plot per te ngrene dhe veshur, por mungon dashuria per njeri tjetrin; vetem çdo njeri per vete dhe zoti per te gjithe. Dhe themi pastaj shoqeria jone! Nuk e shikoj ku ndodhet. Mos valle behem pesimist dhe nuk eshte kjo e verteta? Une nuk e besoj se besoj teka ajo shikoj, degjoj dhe jetoj. Kete po e vertetojne shqisat njerezore.

    1. pilo lala says:

      Disa nga keto fenomene ndodhin ne Bote.
      Shoqeria jone eshte bastarduar nga qe Hajdutet dhe Kriminelet u quajten te ndershem, dhe u perkrahen nga Qeverija.
      Arsimi vajti ne piken me te ulet, ku cdo njeri blente Diplomen.
      Pislleku na mbyti, Urbanistika u shkaterrua.
      Bujqesia u shkaterrua, kanalet u mbushen me plehra.

  2. mirel says:

    Po nuk e keni marre vesh akoma qe ky eshte e njejta pjelle e Saliut su Hajdari?
    Lufte per pushtet dhe Jo per popullin. Ja futi Saliut ky me PSn. E mban jashte burgut dhe siguron pushtetin.
    Kur e pane qe nuk e leshonte Sala, iu kthyen PSes si puna e Meros.
    Sa per dhjetoristet..pika kthese ku u shkaterrua Shqiperia. Me nje cek te bardhe, qe u mbyt diku ujerave te Adriatikut

  3. Dhjetoristi says:

    Ju sa flisni duket qe keni lindur vone dhe ndoshta jo cdo gje ju esht e qart. Ne ishim dhe jemi te ndershem. Ajo qe ishte perpara dhe qe u be me vone nuk ishin te ndershme. Ne ishim te varfer e te drobitur, ja pse maskarenjte luajten me combin tone. Por nje gje esht e sigurt dhe pamvarsisht resultatit jo te mire ne te pakten provuam te benim dicka, qe sido qe te jete esht me e mire se ajo qe ishte. Sa per krimet dhe perverset ishin edhe atehere, pavaresisht se nuk i shihnim ose nuk na linin qe ti shihnim.

  4. Tomi says:

    Cjuptonin me reformim keta karat, te merrte edi dhe spartaku pd ne? Nuk u donte atehere nuk u do sot. Konkluzioni : jeni me kelyshet e Enverit sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje