REPLIKA/ Andi Bushati i përgjigjet Gjekmarkajt: A e reformon dot Basha, PD-në dhe pse duhet ta "vrasë babain" Berisha

9 Dhjetor 2016, 19:10Blog TEMA

Nga Andi Bushati

E lexova me vëmendjen e përhershme që kam ndaj atyre që zotërojnë artin e të shprehurit dhe me respektin që ndjej për të gjithë ata që dinë t’i shkojnë deri në skaj ideve të veta, një replikë të Agron Gjekmarkajt me mua. Fjala është për shkrimin tim që rrekej të analizonte tubimin e Lulzim Bashës në “Qytetin Studenti”.

Aty mundohesha të argumentoja pak a shumë se këtë 8 dhjetor, kreu i PD zgjodhi sheshin e gabuar për të promovuar idetë e reja të hapjes së partisë dhe slloganin e tij për një parti të qytetarëve dhe jo të kryetarit. Ky sipas meje nuk ishte vendi i duhur, sepse përpos rolit epokal që luajti kjo datë dhe ky shesh në ndryshimin e regjimeve, prej tyre u poll edhe një parti autoritare, e nënshtruar ndaj liderit, pa pikë respekti për mendimin ndryshe dhe tërësisht totalitare në gjykimin e atyre që nuk ndanin ide të njëjta me të.

Prandaj mendoj se rikthimi në vendin ku lindi PD ja e shekullit të kaluar, nuk qe oguri për të startuar një PD të re, më të hapur, më tolerante dhe më të dëgjueshme ndaj shtresave të tjera të shoqërisë.

Por, për këtë pikpamje së cilës i qëndroj deri në fund dhe e cila mund të elaborohet edhe me plot e përplot shembuj të tjerë, mora si kundërpërgjigje shkrimin e Gjekmarkajt, të cilit mendova se duhet t’i përgjigjem, jo vetëm për vlerësimin që kam për autorin, por mbi të gjitha, sepse mendoj se ky tip debati i shërben më shumë se çfarëdo lloj gjëje tjetër, partisë më të madhe opozitare të vendit.

Në replikën e Agron Gjekmarkajt gjeta dy tabu, që sipas tij nuk duhen prekur, dhe një provokim që duhet shpjeguar.

Ashtu sikurse e lexova unë ai mëtonte të thoshte se:

1) Miti i tetë dhjetorit nuk duhet vënë në diskutim.

2) Sado problematike që të ishte figura e Berishës, nuk duhet vënë në diskutim nga pasardhësi, sepse militantët e PD nuk ia njohin për faj Bashës, respektin ndaj Berishës.

3) Për të ardhur tek provokimi, Gjekmarkaj mendonte se shkrime si i imi i vijnë për shtat dhe gëzojnë Edi Ramën dhe Erion Velinë.

Le t’i marrim me radhë…

Gjekmarkaj është kundër çdo lloj revizionimi të mitit të 8 dhjetorit që na është vizatuar këtë çerek shekulli.

Ai pretendon se historia e tij nuk mund të ndryshohet dhe se ajo natë nuk qe as një natë e Ramiz Alisë dhe as e Sigurimit të Shtetit.

Në fakt unë e shoh pak më ndryshe. Entuziasmi dhe etja e studentëve për liri, dëshira e tyre deri në vetësakrifikim për t’i ndryshuar gjërat sa më shpejt, nuk mund të fshehin faktin se në dhjetor ’90, në Shqipëri nuk pati as revolucion, as rebelim spontan.

Më shumë sesa një lëvizje nga poshtë, fundi i diktaturës së proletariatit në Shqipëri, ka të ngjarë të ketë qenë një lëvizje e dirigjuar nga lart.

Të tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur një vit më parë diktatorit rumun Nikolae Causheksu, Ramiz Alia dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, u përpoqën vetëm për një gjë: të shpëtonin nga gijotina personale duke shmangur gjakderdhjen kolektive. Pikërisht për këtë ata filluan vetë procesin e krijimit të “opozitarëve” të nesërm.

Dhe për ta mbështetur këtë tezë ka më shumë se sa një pandehmë. Sa nga drejtuesit e rinj të PD-së së krijuar ishin ende anëtarë të PPSH-së, të cilët u katapultuan nga një parti tek tjetra?

Sa prej tyre, siç tregoi historia e mëvonshme, rezultuan agjentë të sigurimit?

Pse nga drejtimi i PD-së së parë u zhdukën pothuajse fare të përndjekurit politikë, apo mos nga fakti se Alia dhe komunistët e tjerë trembeshin vetëm nga një gjë: nga rikthimi i pushtetit në duart e klasave të përmbysura?

Pse Ramiz Alia vajti vetë të takonte mbrëmjen e 8 dhjetorit një grup të vogël studentësh protestues (ngjarje e padëgjuar kjo në një shtet diktatorial), për t’i penguar apo për t’u dhënë vizibilitet?

Po të shikosh edhe njëherë me kujdes pamjet e takimit të studentëve me Ramiz Alinë, që shfaqet pa rreshtur çdo fillim dhjetori, vëren me hidhërim se ai flet më shumë dhe më qartë për pluralizmin, sesa të gjithë ata që mendohet se ishin opozitarët e tij të parë.

Këta opozitarë të parë e vazhduan misionin e tyre edhe më gjatë. Që në ditën e parë të themelimit të PD-së, Alia u përshëndet si ish- komandanti partizan që sot po udhëhiqte proceset demokratizuese. Edhe në ditët në vijim, edhe pas kaosit të rënies së monumentit të Enver Hoxhës, drejtues të lartë të partisë së parë opozitare citonin mësimet e presidentit Alia në fjalimet e tyre.

Natyrisht një gjë e tillë nuk zgjati shumë. Të futurit e braktisën padronin. Si gjithnjë rrjedha e historisë i tejkaloi projektuesit e saj. Endrra e udhëheqësve komunistë për një demokraci të dirigjuar, ku opozita do të drejtohej nga të përzgjedhurit e sigurimit, rezultoi dritëshkurtër dhe e paefektshme. Sepse revolucioni fallco i planifikuar nga lart, përfundoi në një shndërrim radikal dhe të vërtetë.

Por i gjithë ky “pluralizëm i negociuar” nuk ka vlerë të përmendet sot vetëm për të qenë të drejtë me historinë.

Ai ka edhe rëndësi politike.

Sepse mënyra se si u krijua përcaktoi fizionominë e PD-së së nesërme. Përcaktoi elementët neokomunistë që e shoqëruan atë për një kohë të gjatë. Përcaktoi në një farë mënyre autoritarizmin dhe prirjet autokratike të liderit të saj.

Nëse sot ne dëshirojmë të flasim për një PD të shekulli të ri, ajo duhet të shohë edhe gjenezën prej nga lindën gabimet dhe mëkatet e saj. Prandaj Basha nëse do të jetë i vërtetë, nëse kërkon të reflektojë për të ardhmen, nuk duhet të ketë tabu për t’iu shmangur glorifikimit të jo vetëm të mënyrës se si ka qeverisur PD, por edhe të rrethanave se si u ngjiz ajo.

Gjekmarkaj më konsideron mua si një nihilist të gjithçkaje që ka bërë PD-ja e drejtuar nga Berisha dhe e quan një kurth për Bashën idenë time se ai nuk mund të shkojë drejt suksesit pa një ndarje të qartë nga fajet themelore të Berishës.

E para, unë nuk kam ndonjë fobi ndaj ish- liderit demokrat. Nëse mund t’i përmend anë të tij pozitive, nuk e kam të vështirë t’i përmend opozitën epike antikorrupsion në vitet 2000- 2005. Nuk e kam gjithashtu të vështirë t’i njoh mundimin prometian për të kërkuar falje për gabimet e tij para fitores së vitit 2005. Nuk ia mohoj as sukseset e fillim mandatit të dytë, që nga shifrat rekord të rritjes ekonomike, reformës fiskale dhe investimeve në infrastrukturë.

Por thënë këto, jam i bindur se ndarja e fortë e Bashës nga Berisha, kritika e ashpër që ai duhet t’i bëjë fajeve monumentale të paraardhësit, vetëm sa e shpejton ardhjen e Bashës në pushtet. Këto akte e shndërrojnë atë nga një lider reaksionar që qëndron me kokën mbrapa për të glorifikuar pushtetin e së shkuarës, në një udhëheqës të së ardhmes që di të reflektojë dhe të ngjallë shpresë.

Unë nuk jam dakord me “justifikimin brilant” të mbrojtësve të kryetarit se në partitë e djathta nuk “vritet babai”. E ka bërë Sarkozi me Shirakun në Francë. E bëri tani Fijon me Sarkozinë po ashtu. Nuk ngurroi ta bëjë Xhon Mjexher me Theçerin në Angli. Dhe mbi të gjitha, shembulli më sinjifikativ është ai i Anxhela Merkelit me mentorin e saj politik, babain e bashkimit të dy gjermanive, Helmut Kohl. Kancelarja aktuale, ajo provincialja e re nga lindja, nuk ngurroi t’i fusë thikën pas shpine, këtij kolosi të Europës së re, për të vetmin faj që ai bëri, duke financuar në mënyrë okulte partinë e të dyve.

Prandaj tradita e ruajtjes së trashëgimisë tek partitë e djathta perendimore është një mit i rremë i gatuar përreth selisë të PD, kur u vu re pamundësia për të bërë ndryshime.

Po kësaj pamundësie i shërben edhe alibia se demokratët e militantët e duan Berishën, ndaj ata që i kërkojnë Bashës kritikën për gabimet e parardhësit, thjeshtë duan ta dëmtojnë atë.

Nuk jam dakord as me këtë tezë, jo vetëm për faktin se një parti që synon pushtetin nuk duhet të mbetet peng i emocioneve të bërthamës së militantëve të saj, Jo vetëm për faktin se ajo duhet të rezonojë me sa më shumë pjesë të shoqërisë, por edhe për një arsye prakktike. Pse nuk u dashka që ne të pretendojmë nga Basha, atë që Berisha arriti vetë ta bëjë me vetveten. Shefi i opozitës në 2005, uli kokën dhe kërkoi falje disa herë. Për mënyrën si kish larguar bashkëpunëtorët, për mënyrën si ish sjellë me grekët, për mënyrën si kish burgosur gazetarët, për faktin se kish lejuar piramidat, për dhunën ndaj demostruesve e kështu me radhë…Vetëm pas këtyre Berisha arriti të kthehet në pushtet.

Por, kur ai arriti të ngrihet mbi veten, pse pasardhësin e tij duhet ta zhveshim nga ky privilegj.

Pse Berishën duhet t’i njohim të drejtën për të pranuar se ka gabuar dhe Bashës t’ia mohojmë kët mundësi dhe ta detyrojmë të thotë se në 2013 gabuan votuesit shqiptarë të gënjyer nga mashtrimet e Ramës?

A nuk na shpie kjo logjikë në të parin e liderit aktual të PD-së, si një politikan inferior, si një lojtar të dorës së dytë, që nuk ngrihet dot në nivelin e lëvizjeve të udhëheqësit të pakrahasueshëm?

Unë mendoj se nëse Basha ka shanse për ta shpejtuar rikthimin e tij në pushtet, këtë mund ta arrijë duke qenë sa më i sinqertë dhe i besueshëm. Dhe kjo rrugë kalon detyrimisht përmes konfiktit me trashëgiminë e paraardhësit.

Sa më shumë ai do të ngurojë ta nisë këtë proces, aq më shumë do të vuajë besueshmëria e tij publike. Dhe për pasojë, aq më shumë do të zgjatet pushteti arrogant dhe kleptokrat i Edi Ramës.

Dhe meqë mbërritën tek Edi Rama. Gjekmarkaj pretendon se qëndrime si ky imi, për të revizionuar të shkuarën e PD-së, i shkojnë për shtat Edi Ramës.

Përsëri nuk mendoj si ai. Sepse duke kritikuar anët më të errëta të historisë së PD-së në këto 26 vjet, për shumë nga të cilat unë dhe Agroni mund të biem dakord, ne fshikullojmë fenomene ngjitëse që po prekin përditë e më shumë trupat e të gjitha partive tona.

Sot partia e Ramës, fatkeqësisht, po rilind tiparet më të zeza të PD-së së Berishës. Jo vetëm për faktin se ajo po vjedh klientët e qeverisë së vjetër. Jo vetëm për faktin se ajo po riblen të njëjtat media. Jo sepse po zhvat të njëjtat koncesione. Por për më shumë se kaq. Sot si Berisha dikur, kryerilindasi po bëhet gjithnjë e më shumë autoritar, gjithnjë e mospërfillës me kritikët, gjithjë e më i ashpër me kundërshtarët, dhe gjithnjë e më i pa vëmendshëm ndaj interesit publik.

Prandaj të luftosh kundër këtyre dukurive që i tashëguam nga partia që lindi në tetor ’90 do të thotë të bësh betejë me të gjithë mbartësit e tyre.

Qëndrime të tilla nuk e gëzojnë dot, as Ramën dhe as nxënësin e tij të bindur Veliajn. Ata preferojnë më mirë të përballen me kundërshtarë që janë të gatshëm të mbrojnë mëkatet e PD-së, sesa me njerëz të lirë që i gjykojnë të gjithë me të njëjtën pasë dhe më të njëjtën peshë.

Prandaj e ftoj Agron Gjekmarkajn të afrohet më paranë këtij klubi që numërohet me gishtat e dorës, se ashtu i shërbejmë më mirë të gjithëve, madje edhe vetë Lulzim Bashës. (Lapsi.al)

12 komente në “REPLIKA/ Andi Bushati i përgjigjet Gjekmarkajt: A e reformon dot Basha, PD-në dhe pse duhet ta “vrasë babain” Berisha”

  1. sofia says:

    Analiza dhe diskutime fare te kota. Gjekmarkaj dhe Bushati duhet ta dine dhe ta thone troç qe Lulezim Basha eshte hajdut, kriminel dhe tradhetar; vodhi miljonat e rruges, vrau si minister i brendshem ne mes bulevardit dhe fali grekut detin jugor. Ne qoftese keto s’jane te verteta, atehere le ta bejne Lulezimin kryeminister, hero dhe shprese te atyre qe mund ti besojne verberisht, ne qoftese keto jane te verteta, atehere Lulezimi do te shkoje ne burg, ne mos sot, neser dhe pastaj Gjekmarkaj do te mbaje lapsin ne goje, ndersa Bushati do kurverohet si gjithenje. Te fala mendjes….

    1. Kujtim says:

      Luli gezon gjithe te keqiar qe munt te ket nje njeri . Prandaj ardhja ne pushtet e Lulit eshte fatkeqesi per popullin Shqipetar. Lark qote . SALI, LULI, me shok ne radhe te pare duhet te perballen me drejtesin.

    2. Skypion says:

      Atvrasja politike eshte nje filozofi e majte.Bile,kjo prek thelbin e dallimit kryesor mes se djathtes konservatore te vlerave tradicionale dhe se majtes qe “shemb bote te vjetra,per te ngritur te reja germadhash”.
      Prandaj,eshte e pakuptimte,absurde ajo qe thote Bushati.Eshte njejte,sikur t’u kerkoje te djathteve te braktisin filozofine e tyre te djathte,dhe te perqafojne filozofine e tij te majte!Ndoca shembuj qe e sjell nga bota e djathte,nuk thote asgje,sepse jane perjashtime e me e pakta,tregon cektesi mendimi nga ana e tij.
      Kjo eshte arsyeja kryesore.
      Por,nje arsye shume e arsyeshme qe nuk ka arsye ta hedhe poshte,ka te beje me konfliktin e paster te interesit te analistit Andi Bushati.
      Perpara se t’i kerkoje Bashes e kujtdo tjeter te djathti te kryeje atvrasjen politike,Andi Bushati duhet ta beje vete i pari.
      Perpara se t’i kerkoje BAshes te “vrase” Berishen,Andi Bushati duhet te “vrase” babain e tij,gjyshin e tij,gjyshen e tij.
      Pra,i duhet te beje nje,si te thuash masaker, ne familjen e vet,fisin e vet.
      Por,prape kjo nuk mjafton.Edhe po t’i vrase te gjithe keto qe i permenda,dhe te tjere qe s’po me kujtohen nga familja e tij,Bushati,prapeseprape,nuk mund t’ia kerkoje BAshes atvrasjen politike,meqe eshte i MAJTE.Dhe,ketu dalim tek ajo qe thame ne fillim te komentit.
      Pra,Bushati edhe mund te beje nje masaker te vertete atvrasjeje,e perseri nuk mund t’u kerkoje te djathteve te bejne si ai,per arsyen e thjeshte se eshte i majte.
      Por,edhe kete nuk e ka bere…
      Domethene,edhe eshte i majte,edhe nuk ka bere atvrasjen e tij, dhe u kerkon te djathteve te bejne nje gje,qe vete ai nuk e ka bere dhe qe eshte krejt e huaj per filozofine e tyre…!!!
      Eshte krijuar nje perceptim i pergjithshem,qe keta pasardhesit biologjike te nomenklatures se larte komuniste,nuk duhen akuzuar ne kete kontekst.
      Aqsa,po ta besh nje gje te tille,ta akuzojne si te prapambetur,me te njejten mendesi,me te njejten filozofi barbare si…si…te baballareve te tyre…!!!
      Per ironi,kjo ka zene shume vend.Merret si e mireqene.
      Por,sa gabim qe eshte!
      Nese Bushati dhe shume kolege te tij,por edhe politikane socialiste,bij baballaresh te nomenklatures se larte komuniste – se ketu nuk behet fjale per baballare komuniste te thjeshte,por per protagonistet e vertete te Diktatures komuniste – nuk do te benin moral mediatik e politik,nga pozitat e majta,atehere askush nuk do te kishte gje me prejardhjen e tyre.Asnje,besoj me arsye,nuk do t’ua kishte permendur baballaret e tyre.
      AShtu sic nuk pergojon kush ata bije baballaresh,qe kane jeten e tyre private apo,pse jo,edhe ndonje angazhim publi,por qe nuk bejne moral nga pozita te majta.
      A keni degjuar te sulmohen bijte,bijat,niperit e mbesat,e Enver Hoxhes(ai qe u mor me droge nuk quhet),Mehmet Shehut dhe gjithe anetareve te tjere te Byrose Politike,qe kane jeten e tyre private?!Natyrisht,qe jo.Megjithese,jemi te vetedijshem,qe mund te kene perfituar(para) nga te qenit pasardhes te tyre,e me te cilat para bejne jeten qe bejne.Por,prapeseprape,nuk i trazon njeri.
      Por,eshte krejt ndryshe puna,kur bijte e baballareve,marrin stafeten e tyre,bindjet e tyre,filozofine e tyre dhe angazhohen si ne politike ashtu edhe opinionberje,sic eshte edhe rasti i Bushatit tone.
      Ne kete rast,cilido,cdokush,mund ,mund dhe duhet madje,t’i tregoje me gisht,dhe t’u thote: ejj,ju jeni bijte dhe niperit e filaneve dhe fistekerve e nuk mund t’u beni moral shqiptareve!

    3. @ says:

      Te gjitha sa thote Sofia jane te verteta. Edhe per burgun, Madje eshte i vonuar. Por mos te harroje edhe vjedhjet qe po ben qeveria e sotme. Nuk eshte e ndershme, sepse Ligji duhet te veproje per te gjithe njesoj. Tek e fundit, cfare fitojne shqiptaret duke ricikluar hajdutet?

  2. aqif tahipi says:

    O And ,keshilla me e mire per ty ,lulin dhe gjekmarken eshte qe te filloni te flisni edhe ndonje fjale te vertete. Ne kur degjojme pedene kuptojme saliun dhe kur themi sali kuptojme pedene .Ndofta ti ,luli dhe krejt ” new wave ” i ri ( brezi i ri ) i shqupsave nuk arrini ta perceptoni se ne momentin qe predikoni mashtrime ,genjeshtra ,premtime boshe ne syte e shumices se votuesve dukeni sikur nuk e njihni realitetin shqiptar dhe na beni te kalojme me buzeqeshje (humor) shume momente te lajmeve ose emisioneve politike.

  3. basha sipas tyja nuk vret babain e tij BERISHA
    njelloj si HYSNIU qe s vrau BABAIN E TIJ ENVER HOXHEN

  4. Krist says:

    Pergjigjen per nje shkrim,e ke bere me te gjate se vete shkrimi.Kjo tregon shume.Ti Bushat nuk ke patur kohe te “shkruash shkurt”,sic thoshte Lenini I rusise.Ndersa une kam shume kohe,prandaj po te shkruaj shkurt.:Te ka shkare dora dhe dicka permend per Ramen dhe Veline,qe realisht jane exemplaret me te papare ne historine tone,dhe bemat e tyre eklipsojne jo Berishen,por edhe te gjithe paraardhesit e tyre komuniste,te marre se bashku.Realisht,me teper nuk pres nga ty,bile edhe kjo ,thash,te ka shkare.

  5. xhulio says:

    Zgjidhja:Rama njelloj si Berisha. Basha nuk ka kellqe te dale nga strofka e ujqerve.Rezultati:Vuajtje akoma gjate per popullin.Koka ben, koka peson.Nuk ndahet lehte nga komunizmi.Atehere:Europe nuk ka me Haxhi Qamiler.

  6. Kola says:

    Si rralle here ne shtypin tone ku mbizoteron sharja e fyerja per kundershtarin, kete debat e konsideroj shume te kulturuar, argumentuar dhe te nevojshem. Kujt i duket i tepert, eshte e drejta e tij ta anashkaloje e te derdellise portaleve. Ne te tre pikat qe prek Bushati une jam dakort me te. Ky vend duhet te ndjeke ecurine nderkombetare te kohes e te heqe dore nga krijimi i idhujve qe gjithnje jane shnderruar ne kancerin e atdheut. Kjo gje kerkon guxim e kurajo, pasi praktika ka vertetuar qe politikanet tane jane putana te pabesueshme ne gjithcka qe thone, dhe kur uji nuk iu shkon ne aren e tyre i vene kapakun me marrezine e tyre te denueshme se nuk i paskej kuptuar populli keto mendje te pjerdhura.

  7. Poradeci says:

    Te dy njesoj jeni, por i cuditshem fakti se, zt. Bushati, eshte familje soji, dhe te shperfytyrohet ne kete fare feje, se kuptoj. Dhe kur kerkon ti beje ndonje kritike saliut, sikur e lavderon, o koqe po e transformon familjen tende ne sojzes o batakci, keshtu veprove dhe me Nanon, pas incidentit me te. Keshtu dhe Ramen, se nuk te ma dhene pjesen qe mendon se te takon. Horr…..

  8. ble-ta says:

    Gelojne komentet nga te punesuarit e te dy partive qe jane pjelle nga e njejta nene. Fatmiresisht kjo vitrine nuk perfaqeson ate se cfare mendojne realisht shqiptaret. Bushati shkruan per ata qe dine te lexojne dhe duan te kuptojne se ku i kane katatandisur banditet e politikes shqiptaret e mjere. E megjithate -shqiptaret kane kusuret e tyre dhe deri diku e meritojne kete fat. I duan gjerat te gateshme ne tepsi dhe akoma nuk e kane guximin te ngrihen dhe te shporin keta bandite dhe shpuren e tyre (perfshi edhe komentuesit mjerane bythelepires me para apo badiava si te ketyre forumeve)

  9. ble-ta says:

    Gelojne komentet nga te punesuarit e te dy partive qe jane pjelle nga e njejta nene. Fatmiresisht kjo vitrine nuk perfaqeson ate se cfare mendojne realisht shqiptaret. Bushati shkruan per ata qe dine te lexojne dhe duan te kuptojne se ku i kane katatandisur banditet e politikes, shqiptaret e mjere. E megjithate -shqiptaret kane kusuret e tyre dhe deri diku e meritojne kete fat. I duan gjerat te gateshme ne tepsi dhe akoma nuk e kane guximin te ngrihen dhe te shporin keta bandite dhe shpuren e tyre (perfshi edhe komentuesit mjerane bythelepires me para apo badiava si te ketyre forumeve)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje