REPLIKAT/ Sherr për mungesën e Berishës në komisionin hetimor për CEZ, Deputetja e PD: Provoni ta merrni me dhunë, po ua mbajti!

BALLA-BERISHASali Berisha thotë se do të dëshmojë në komisionin hetimor për CEZ vetëm pasi të largohet si kryetar i komisionit Taulant Balla.

Ky qendrimi u bë i ditur në mbledhjen e të premtes nga Arben Ristani.

Sipas tij, Balla ka konflikt interesi me familjen Berisha, pasi është dënuar me 10 milionë lekë për shpifje.

Kërkesa i është dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Gjykata e ka dhënë vendimin, ju jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Në këto kushte, kur ka shkaqet të dukshme njëanshmërie, njeërz që merren me hetime mund ti vazhdojnë ata, dhe në këtë rast ka një shkak të dukshëm njëanshmërie, për shkak të inateve personale që keni me familjarë dhe të afërm të zotit Berisha. Këtu nuk jemi për inatet personale, ato nuk i nxjerrim këtu.

Duke qënë se jemi detyruar të zbatojmë ligjin, ju them se keni konflikt interesi. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet koflikti ligjor i interesit. Ne ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit, dhe po e depozitoj para jush që të mos gënjeni seancën tjetër kur të vijmë këtu. Ta shmangim këtë pengesë dhe të vazhdojmë shqyrtimin e çështjes”, u shpreh  Ristani.

Ndërsa kreu i komisionit, Taulant Balla e ka quajtur një lojë të ulët për të shmangur dëshmitarin Sali Berisha.

“Kërkesën tuaj drejtojani Kuvendit. Po ju them që kjo është një lojë e ulët që do të shmangi dëshmitarin Sali Berisha të vijë në këtë komision për të dhënë dëshmi.

Ky komision hetimor, thërret dëshmitarë, për fat të keq nuk thërret të pandehur, se nuk është gjykatë. Të gjitha çfarë thoni ju i referohet rasteve të marrëdhënies ndërmjet gjykatës dhe të pandehurve. Është hera e parë që ngrihet një alibi nga ana e një dëshmitari”, u shpreh Balla.

Edhe në seancën e sotme, Sali Berisha, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit për aferën CEZ, nuk është paraqitur në komision, ndërsa Balla kërkon sërish ardhjen e tij me forcë.

Mbledhja e sotme ka nisur me debate të ashpra mes Ristanit dhe Ballës.

Ti je një shpifës i ndyrë, i dënuar me vendim të formës së prerë. Ti gënjën në çdo sekondë”, i thotë Ristani, Ballës.

Balla i është përgjigjur: “Po ti që ke bërë burg. Ti ke bërë burg, të ka futur Berisha në burg, t’i s’je i dënuar kështu?!”.

Balla ka përsëritur se nëse Berisha nuk vjen të dëshmojë, atëherë do të merret me forcë.

Aty ka ndërhyrë deputetja Elmazi e cila ka thënë: “Provojeni ta merrni me dhunë Berishën!”.

Balla: Si të kërkoj për interpretim, kujtoni se është muhabet kafeje, vjen hedh njëri një fjalë, sot është bërë kërkesa me shkrim, që të vononi punën e komisionit.

Ristani: Nuk dija që kishte vendim të formës së prerë mes kreut të komisionit dhe familjarëve të zotit Berisha, Mendova se ka konflikt interesi. E konsultova me ligjin dhe e ngrita. Eshtë në seancën e kaluar, kryetari i komisionit vazhdoi të gënjente dhe tha që nuk ka vendim të tillë.

Balla: Kur e thotë një gjyqtar i akuzuar për korrupsion. Bjere të noterizuar dhe me vulë, mos më bjer mua fotokopjet e çunit të Saliut. Mëso se paskan bërë mirë që të arrestuan për korrupsion se nuk ditke të administrosh dokumentet,

Ristani: Mua më vjen anash me këtë logjikë që ke..

Balla: Ik noterizoje te Argita.

Arben Ristani: Ju jeni shpifarak i dënuar nga gjykata, i konfirmuar me vendim gjyqësor. Gënjyet javën tjetër se s’ka një dënim të tillë, gënjyet edhe sot kur thatë se këtë e ka në dorë gjykata. Jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Dhe kjo është e mbyllur.

Taulant Balla: Ti ke qenë në burg apo jo? Ke qenë në burg me urdhër të Sali Berishës. Shko shlyej dënimin.

Arben Ristani: Je mashtrues dhe shpifës i dënuar nga gjyqësori. Mos shpif, jep dorëheqjen.

Taulant Balla: Këtë çështje e vendos kryetari i Kuvendit. Ti zotëri ke vendim të Gjykatës së Lartë, shko shlyeje atje.

Arben Ristani: Gënjen dhe je mashtrues.

Taulant Balla: Gënjen ti. Kërkesën tuaj drejtojani kryetarit të Kuvendit. Kjo është një kërkesë e ulët për të shmangur dëshmitarin nga llogaridhënia. Ky komision thërret dëshmitarë dhe për fat të keq jo të pandehur. Dëshmitari do të merret me forcë dhe do të vijë në këtë komision.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “REPLIKAT/ Sherr për mungesën e Berishës në komisionin hetimor për CEZ, Deputetja e PD: Provoni ta merrni me dhunë, po ua mbajti!”

  1. Bena says:

    Si thote ajo lopa mallteze,provjeni Po jua mbajti,Po kush je ti moj baldose,kush te pyet ty,pse nuk shkon sali qeni se e di cfare ka bere dhe ska se si ti pergjigjet. O Taulant Balla mos u mer me burgaxhiun ristani,ai ska me vrime miu ku te futet tani

    1. €piriiiiii says:

      Provojeni ta merrni Ju…..? ! Shtet Shkerdhat pa Karakter e Dinjitet. Kjo Lopa Çame e PaBese qe duhet te jete Shembulli i Edukates dhe Qytetrimit flet si Ordinere Rruge. Kur se RESPEKTONI ju Parlamentare Shtetin Ç’karin kerkoni nga populli qe te Respektoje….. edhe ti moj Elmaze Çame do Grekun se ai Po qe te Merr dhe te Ndiek me Force. Ai ti di telat ta gjen koken.

  2. Bushi says:

    Merreni kete mut Sali dhe çojeni ne burg,se,na çau koken me ate skizofrenin e tij.Bastardi.Pisi.Krimineli.

  3. lennard says:

    E ndjen Qeni NGORDHJEN ,prandaj po perpelitet.Ka vene ne veprim bythelepirsit e tij ,po sic duken bathet ,nuk do t’ia dale mbane .me daten 12 dhjetor ora 17.00 do te shohim LIVE Zagarin ,me siguri do te paiset me Pampers se do ti shpetoje Cici,malukatit.

  4. Teuta says:

    bravo i kiofte ksaj shqipeje mali
    pse vetem ambasadorit ti perulemi ne??
    perulem para shqiptares dhe jo para ambasadorit

  5. Teuta. says:

    bravo i kiofte ksaj shqipeje mali
    pse vetem ambasadorit ti perulemi ne??
    perulem para shqiptares dhe jo para ambasadorit .

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Po nuk u paraqit, dergoni force speciale policore ta ngri zgupthi.. Kush del perpara dhe te pengoj arrestimin te behet subjekt per procedim penal.. Ky eshte Kryemafjozi I 25 viteve qe ka drobitur popullin dhe shtetin shqitar..

  7. emigranti says:

    jo saliu ska faj deri sa te jete adriatik llalla do te tallet.

  8. bubullima says:

    E ka akoma gruan Taulanti?

  9. Visari says:

    sfide me te madhe nuk ka. Sfide ndaj te gjitheve, parlamentit, gjykatave, pushtetit, shtetit e ligjit. Nese Sali Berisha nuk jep llogari ne komision per qendrimin e tij, atehere le te largohet T. Ball si kryetar komisioni e Berisha te zeje vendin e tij. C’jhane keta lojra qe ua ulin vleren te dyja paleve.Nese Komisioni nuk ka forca ta detyroje Berishen te paraqitet , atehere pse i nisin veprime te tilla apo per shou. Kur nuk je te zbatosh kompetencat ligjore, duhet pare se dicka ka qe nuk shkon.

  10. Arber Iliri says:

    Po ajo deputja si ka thene provojeni mereni me force, po pse mi goce mos mendon se Saliu ka dy palla se mbase i din ti, dakort po pati dy hajdare edhe une jam dakort,po ti me dy domote je si Saliu, hahaha, c’jane keta depute me mentalitetit enverist te te paprekshmeve, o zot per te vene duart ne koke qe njerez te tille jane ne Parlament.
    O motra po ligji eshte njesoj per te gjithe mi motra, ndryshe mire e kishim enverin edhe ligj edhe kadi edhe ekzekutor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *