VIDEO/ Sekuestrohen 30 kg heroinë në Portin e Durrësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

heroineNë Portin e Durrësit janë sekuestruar 30 kg heroinë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kanë arrestuar në flagrancë edhe një shtetas për sasinë e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Aurel Kryemadhi, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako.

Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kg heroinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *