Skandali i trukimeve, UEFA akuzon dhe autoritetet shqiptare: Ishte shumë e vështirë të punoje

9 Dhjetor 2016, 17:12Sociale TEMA

Shefi i departamentit për Integritetin dhe Disiplinën në UEFA, Emilio Garsia, i cili pak ditë më parë tha se UEFA pritet që të marrë të tjera masa ndëshkuese për skuadrën e Skëndërbeut, ka zbuluar dhe disa detaje të tjera në lidhje me institucionet shqiptare.

Garsia ka shprehur hapur rezervat e tij përsa i përket institucionëve shqiptare, duke theksuar se ka pasur një mungesë totale bashkpunimi.

“Kemi bërë disa udhëtime drejt Shqipërisë, por vitin e kaluar ne kuptuam se kishim humbur mjaftueshëm kohë dhe parà. Ishte shumë e vështirë të punoje me autoritetet lokale shqiptare” ka deklaruar zyrtari i lartë i UEFA-s, raporton Agjencia e lajmeve “Reuters”, që ka zbardhur një tjetër pjesë të fjalimit të tij.

UEFA ka mbetur e zhgënjyer nga mungesa e bashkpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe prokurorinë të cilat kanë zvarritur çështjen e Skëndërbeut.

Skandali i kampionëve të shqipërsë është rikthyer edhe njëherë në skenë nga UEFA që pritet të marrë sërish masa ndëshkuese për klubin korcarë që akuzohet për trukimin e mbi 50-ndeshjeve. Klubi korçarë u penalizua gjithashtu dhe me 1-vit përjashtim nga Kupat e Europës.

Kjo rihapje e çështjes ka tronditur sërish ambientin e Skëndërbeun që menduan se kjo ishte mbyllur me dënimin që morën, një qëndrimi të tillë që iu bashkua dhe Federata Shqiptare e Futbollit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje