A e ka ndihmuar Rusia të bëhet president, Donald Trump? Zyrtarë të CIA-s hedhin dyshime

10 Dhjetor 2016, 10:12Bota TEMA

Agjencia amerikane e inteligjencës e njohur si CIA ka pohon se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjedhet president, shkruan gazeta amerikane “Washington Post”.

Duke cituar zyrtarë të SHBA-ve të informuar për këtë çështje, “The Post” shkruan se agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike (email-a) të kampit demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e fushatës presidenciale të Hillary Clinton, dhe këto mesazhe ia kanë dhënë WikiLeaks-it.

Zyrtarët e cituar i kanë përshkruar këta persona si të njohur për komunitetin e shërbimeve të inteligjencës, dhe ata kanë qenë pjesë e operacionit të gjerë rus për ta ndihmuar Trump-in dhe zvogëluar shanset e Clinton për të fituar zgjedhjet.

“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës që qëllimi i Rusisë këtu ishte të favorizonte një kandidat përkundrejt tjetrit – të ndihmohet Trump të zgjedhet”, citon gazeta zyrtarë të lartë të SHBA-ve, duke vazhduar citimin se “kemi një konsensus në këtë pikëpamje”.

“Washington Post” shkruan se këta zyrtarë janë njohur me këto informacione nga një prezantim që u ka bërë vet CIA disa senatorëve të rëndësishëm amerikanë prapa dyerve të mbyllura.

CIA ka treguar se ky është një vlerësim i bërë nga mbledhja e fakteve nga burime të shumta.

CIA po ashtu u ka thënë senatorëve se tani “është e qartë”, se zgjedhja e Trump-it ishte qëllimi i Rusisë, shkruan “Washtington Post”, duke cituar zyrtarët amerikanë në kushte anonimiteti, raporton Klan Kosova.

Në tetor qeveria e SHBA-ve zyrtarisht kishte akuzuar Rusinë për një fushatë të sulmeve kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.

Presidenti, Barack Obama, ka thënë se ai kishte paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, rreth pasojave për sulmet. Por, zyrtarët rusë kanë mohuar akuzat për interferime në zgjedhjet në SHBA.

Ndërsa vet CIA nuk ka komentuar artikullin e “Washington Post”.

Kurse Trump ka thënë se ai nuk është i bindur se Rusia qëndron pas sulmeve kompjuterike.

Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë treguar ende fakte specifike se a ka qenë direkt Kremlini që ka drejtuar individët e caktuar për të hakuar e-mail-at dhe më pas për t’ia dhënë ato WikiLeaks-it, shkruan “Post”.

Sipas burimeve të gazetës amerikane “hakerët janë nje hap larg qeverisë ruse, jo tamam punëtor të qeverisë”.

Por, edhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, kishte thënë në një intervistë në televizion se nuk ka qenë qeveria ruse burimi i e-mail-ave të publikuar në faqen e tij.

4 komente në “A e ka ndihmuar Rusia të bëhet president, Donald Trump? Zyrtarë të CIA-s hedhin dyshime”

  1. temujin says:

    CIA nuk ben hetime penale…FBI-ja po…James Comey ka folur rreth kesaj pak para zgjedhjeve…

  2. anetari i komisionit te zgjedhjeve te manipuluara says:

    Po po , mese e vertete ,une e kam pare me syte e mij (nuk ju genjej per beeee) Putinin me nje grup deputetesh te Dumas duke votuar ne njesine kater te lagjes pes ne TIRANE dhe te gjithe votuan per TRUMP dhe me sa mora vesh kishin qenne dhe ne Priske dhe Shen Gjergj per te votuar . Prandaj eshte e vertete qe kane influencuar ne rezultatin e votimeve ne Amerike ,kjo eshte siguro !!!!!!!

  3. Los VJerdha says:

    Mediat u provuan per shpifje dhe sajesa te tejskajshme ne zgjedhjet e fundit. Mendoj se edhe kjo eshte nje sajese. Humbja e Clinton duhet te shikohet te Clinton dhe eleminimi i padrejte i Sanders dhe gabimet e Partise. Zotesite e Trump ishin te jashtezakonshme e te pa imagjinueshme. Ai ofroi shume per amerikanet gjate fushates dhe diti te kthei mendjet e miliona amerikaneve ne favorin e tij.

  4. Bozen says:

    Nuk ka asnje dallim identike si ideollojia marksiste – leniniste e pd – se se sali berishes, se deri me tani asbje burre me koqe nuk ka nxjerre pd-ja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje