Data e zgjedhjeve më 18 qershor, operatorët turistikë të zhgënjyer nga Nishani: Rrezikohen 100 mijë vende pune

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

votimTë zhgënjyer për vendimin e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve në 18 Qershor 2017, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike, thotë se ky vendim do të ndikojë në uljen e numrit të turistëve.

“Presidenti i Republikës, por mbi të gjitha klasa politike, nuk e panë të arsyeshme të vlerësonin shqetësimin e Shoqatës tonë për të caktuar datën e zgjedhjeve në vjeshtë. Për zgjedhjet e ardhshme do fillojë fushata në maj, do bëhen zgjedhjet në qershor, do ketë pakënaqësi për rezultatin dhe ndoshta përsëritje zgjedhjesh në zona të caktuara në korrik, dhe pastaj administrata do marrë pushimet për t’u “çlodhur nga zgjedhjet” në gusht. Në rastin më të mirë në shtator do të dimë kush do të jetë në qeverinë e re, dhe ndoshta shteti do filloj të rifunksionojë 100% në tetor”, thuhet në reagimin e ATOA.

Operatorët turistikë vlerësojnë se në këtë periudhë është pikërisht edhe kulmi i sezonit turistik, i cili që të marrë rezultate pozitive, ka nevojë për vëmendje, qetësi, dhe prezencë 100% të shtetit.

“Pikërisht për këto arsye ATOA kërkoi që zgjedhjet të mos mbaheshin gjatë sezonit turistik, por në vjeshtë ose në pranverë. Një shembull tjetër sfidues për vëmendjen ndaj turizmit na vjen përsëri nga Maqedonia fqinje, që zgjedhjet i ka nesër, pra në mes të dhjetorit, një gjë e pa-imagjinueshme për rehatinë e klasës politike shqiptare.

E cila vë kambanat e alarmit për 25 mijë vende pune të rrezikuara nga call-centers, por akoma s’po ka vizion për të kuptuar që është duke rrezikuar 4 fish më shumë vende pune në sektorin jetik të këtij vendi, turizmin”, theksohet në deklaratë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Data e zgjedhjeve më 18 qershor, operatorët turistikë të zhgënjyer nga Nishani: Rrezikohen 100 mijë vende pune”

  1. says:

    Do ketë shumë vëzhgime për derulimin e qetë dhe pa incidente të zgjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *