FOTOT/ Ish-kryeministri Aleksandër Meksi siç nuk e keni parë, zgjedh të festojë Dhjetorin ’90 me mbesën...

10 Dhjetor 2016, 13:35Politika TEMA
FOTOT/ Ish-kryeministri Aleksandër Meksi siç nuk e keni parë,

Aleksandër Meksi është kryeministri i parë i pasrrëzimit të sistemit komunist dhe një nder themeluesit kryesor të PD-së. Intelektual i nivelit të lartë, studiues dhe hulumtues, ai u bë i pari kryeministër në këto 25 vite demokraci që u ndesh me pasojat që sillte ndryshimi i sistemit komunist në një sistem demokratik.

Ishte kryeministër korrekt dhe largpamës i cili bëri një punë titanike për implementimin e ligjeve të reja demokratike në një Shqipëri të rrënuar nga komunizmi, ku nuk kishte as bukë.

Por nga koha e vitit 1997 Aleksandër Meksi merret me studime, të cilat i ka me shumë qejf e pasion. Ka folur jo shumë për vitet e qeverisjes së tij. Tashmë duke qenë edhe një gjysh i dashur për nipërit dhe mbesat, ai e kalon një pjesë të kohës me to.

Fotografi i gazetës e ka kapur në një moment gëzimi ditën e premte datë 9 dhjetor 2016, ku festonte me bashkëshorten , Dhuratën, datëlindjen e mbesës , Marta.

7 komente në “FOTOT/ Ish-kryeministri Aleksandër Meksi siç nuk e keni parë, zgjedh të festojë Dhjetorin ’90 me mbesën…”

  1. Adriatik says:

    Ca ndryshimi nje njeri normal nga turkoshqiptari vucidolit.

  2. F.A. says:

    Nje njeri fisnik, me shpirt te gjere, brilant ne gjykime,i cili e donte lirine e ketij vendi me shume se cdo gje. Te shmangesh nga PD nje individ si Aleksander Meksi do te thote te mos e duash te miren e ketij vendi, do te thote te mos kesh te besh me lirine dhe demokracine. Ai ka patur miq te jashtezakonshem ne qeveri si Abdyl Xhaja, Hasan Halili, dhe shume te tjere qe e kane dashur kete vend me shume se jeten e tyre .

  3. Emigrant USA says:

    I uroj gjithe te mirat pavaresisht nga fjalet me superlative qe mundoheni te thoni me kete shkrim e vetmja pike e erret e Tij eshte momenti kur ne mbledhjen e qeverise pas zgjedhjeve te qershorit 96 duke shijuar fitoren me nje whisky

  4. Emigrant says:

    Po te mos kishte pranuar drejtimin e qeverise mbas atyre zgjedhjeve te qershorit 96 megjithese nje pjese e fajit eshte Edhe I Tij per ate maskarade sepse ishte kryetar qeverise demokratet e vertete nuk mund te pranojne zgjedhje te tilla.

  5. Tironci says:

    I uroj shendet dhe jete te gjate.
    Gezuar festat dhe per shume vjet gezuar.
    Nga nje i aferm.

  6. Ermira says:

    Kam shume respekt per Profesorin . I uroj nga larg shendet e lumturi e sa me shume momente te bukura si keto. Nje ish punonjese e Institutit te Monumenteve te Kultures. Ermira.

  7. sofia says:

    Ai ta gezoje, por neve na ka hidhruar qe nuk dihet se kurre do marrim veten. U be pjese e te keqes. Pse nuk dha doreheqjen kur filluan protestat e 1997-es, sepse ato beheshin per doreheqjen e qeverise? Dhe vendi nuk do te kishte pesuar ate katastrofe qe nuk i dihet kur do perfundoje. Pjesen e luanit e ka Saliu, por jo me pak dhe Meksi si ish kryeminister. Ai tani ben qejf, kurse varrezat u mbushen plot…. ai feston ditelindje mbesash, ca nga ne shkojme per te perkujtuar te afermit ne varreza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje