Kanabisi, lirimi i kriminelëve e gjyqtarët biznesmenë po na mbysin

10 Dhjetor 2016, 11:45Blog TEMA

Nga Pandeli Majko

 

Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpejguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: – “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!”

Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh.

Shpallja e ditës së zgjedhjeve të 2017-ës i ngjan më shumë një basti përballë sfidës që reforma e drejtësisë ka vendosur ndaj shoqërisë shqiptare.

Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin.

Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesi do të jetë Shqipëria si model i “kapjes së shtetit”.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “biznesmenë” janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si “gjel deti” për festat e fundvitit.

Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Dretësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.

Në tavolinën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut.

Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej dikur sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot pasi më kujton pamundësinë e shpejgimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.

Ashtu si Jezu Krishtin me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Barabai. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat… Pons Pilatë! Sigurisht.

11 komente në “Kanabisi, lirimi i kriminelëve e gjyqtarët biznesmenë po na mbysin”

  1. nigo says:

    E mor Z majko. Po ta shkruaj emrin me te vogel se si ti dhe Partia jote u treguat te vegjel. E kerkoni fajin gjetke . Nje here te Salie, nje here te Luli, nje here te Iliri, nje hete te Nishani nje here te drejtesia , nje here te GJykata Kushtatuese. Pyete Saliun si do e kishte zgjidhur kete ceshtje. “me kartona”. I ra ne koke KLD me NIshanin, i ra ne koke kryeprokurorit me LLallen, Shikut me kanadezin Ajazi, Bashkise me hollandezin Basha , etj etj., Ju mori shpine e oficerat per qef te vet apo e harruat shpejt sa fituat zgjedhjet. Ju a dha populli kartonat, por Ju se bashke me Kryetarin Rama frikacak, e deputetet socialista me shkolle “plepsh”, i pshuret votat e po i pshurni. Me fal per shprehjen por eshte me e sakta. Shume premtime nuk i mbajtet, Futet ne burg poullin e thjeshte per 30000 lek drita dhe late borxhllinje bosa qe kishin me miliana detyrime jashte. E late kanabisin te perhapet si mortaje dhe akoma vazhdoni ti bieni fyellit. C“te shkruash per ju. Jeni nje alternative e keqe, por me e mire qe i ka mbetur ketij vendi te deshperuar. Shife si ngrifet Luli, ne cdo cep te Shqiperise, sikur nuke ka shitur ai detin , apo shembur Zogu=n e Zi , apo saka bere 21 Janarin. Shife se cpo ju ben Bujari, SHife se cpo Ju ben gjykata keshtetuese e ju rini duar kryq. Ore, majko se te kam patur edhe minister, a e i di ti qe ne nuk te kemi respektuar apo jo? Duhet te dish te gjesh pergjijgen po qe i zgjuar. Per paaftesine tuaj duhet te shkruash romane por i themi ne “fshatari mbetet fshatar edhe shtate lekure po ti ndrosh. Kjo eshte kultura Juaj, kjo eshte aftesia Juaj dhe ky eshte perfundimi Juaj. Sa keq!!!!!

  2. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Tamam o Pandi.Keta po e refuzojne Perendimin duke ju kendervene me vlerat e tij.
    Kulmi!!
    I tregojne atij “drejtesine”! “Pavaresine e saj”! “Vendimet”!Vendimet e kesaj palo drejtesie. Korporates me te madhe te hajduteve qe ka patur ndonjehere Shqiperia.
    Shume mire e ke thene:Gezuar Vitin e Ri o Pons Pilate!

  3. Selim Rroshi says:

    Po kujt ja thua o Pandeli. Sikur do benit shtet po ku e keni ne kalendat greke? Je ne tave dhe ti o Pandeli apo harrove qe ben shaka me kanabis neper forume.

    1. Beny says:

      Nje gje e kemi shume te qarte qe gjithmone qe vjen ne qeveri ps nuk qeveris. Shish i jep llogari saliut prokuroria po ashtu kushtetuesen e komandon po ai presidentin e ka leve cdo te enjte shkon ne parlament dhe tallet vetingun e kane ndaluar me pak fjale kjo qeveri eshte kukull.ta gezoni.

  4. Briklona says:

    I respektuar dhe i nderuar Pandi!
    Eshte saktesisht si e thoni ju, por çfare duhet bere?
    Kaq i pafuqishem esht perendimi dhe je perpara krimineleve, hajditeve dhe bazhibozukeve te cilet populli i njeh mire ashtu si edhe ju, por ne s’kemi gje ne dore.
    E verteta eshte se kemi voten, ate ja dhame te majtes se bashkuar dhe do ja japim perseri, problemi eshte se ligjet jane bere per te mos prekur ata qe permenda me lart, ata nuk duan t’i ndryshojne edhe pse ju keni shumicen. Diku tjeter fle lepuri, i dashur Pandi.
    Nuk mendoj te jete kaq i pafuqishem perendimi, kur permbysi sistemin e kaluar ku e gjet gjithe ate force?! ?! ?! Çuditem!

  5. kastriot says:

    Majko ke ikur para kohe.Ketu nuk behet fjale si te shohesh gishtin para syve po ate kocanin nga pas.Do te thuash se PD e shikon pak ndryshe problemin.ee.Turp se je dhe i vjeter ne politike dhe i ri ne moshe.Ose hani pershesh te gjithe.

  6. Braqja says:

    Pandi mafishtja ti nuk je per te dhene mend ,ti je kusur i bukes.

  7. FREDI says:

    Zoti Pandi po kujt I ankohesh, popullit shume mire ja u bejne simbas kokes, ju vene festen keta specialistet e PD,se vete I kini miratuar ligjet per anarshi dhe jo per drejtesi,por kembengulni te miratohet “VETINGU”me referendum nga populli,se ju sini te zote te nxirrni qimen nga qulli ,se keni gjarperin brenda ILIR-METEN se ai nuk ju le te miratoni vetingun ,ju mban me shprese te miratohet me konsesus dhe ne anen tjeter cakton gjykatsit me shkollen e plepave Gjin-GJonat me comp.

  8. Leone-53 says:

    Ndihma me e madhe qe mund ti behej Shqiperise eshte futja e padiskutushme ne Kodin Zgjedhor e te drejtes se VOTES se ne emmigranteve qe sigurisht Rama nuk e “pelqen” edhe pse me goje e ka premtuar qysh 3 vjet para!
    Por kjo (vota jone) i PELQEN SHQIPERISE ne kete moment te veshtire te brendshem te saj.
    Ne rast te kundert do te jete fundi i padiskutushem i Rames shpejt a pak vone!

  9. shpiragu says:

    Pandi,leri sofizmat…pa vlere….!! Politika,te gjithe ju,akrobate te prapaskenave dhe mashtrimeve te pafundme,jeni fajtoret e vetem qe shqiperia marshon ” nga fitorja ne fitore ” drejt theqafjes pa kthim….
    Pandi,ju,politikanet batakcinj te te gjithe kraheve por te nje mitre,jeni fajtoret e vetem pse ne shqiperi nuk funksionon asgje…

  10. Ortopedi says:

    Jam dakord me cfare thote Nigo. Nderkohe them se punet ne Shqiperi ecin
    me prapanice sepse qeverisesit e sotem nuk duan,nuk dine apo nuk mundin.Qe te treja
    keto arsye jane te lidhura me njera tjetren. Do te thosha se edhe ne qeverisjen e sotme ka
    sa te duash korrupsion,por sidomos rekuruton apo mban ne administraten lokale dhe qendrore
    njerez me profil nen mesatar ne planin profesional, shpesh edhe te ulet ne rrafshin njerzor,me qytetrim te munguar.
    Mirepo keta jane ata qe kane peshen per tu dhene udhe problemeve e halleve te perditshme
    te njerezve, Nuk eshte se them ndonje gje te re, por shpesh njerez te arsimuar tamam jashte apo brenda vendit,iu refuzohen
    kerkesat per tu futur neadministraten shtetrore, me arsyetime te paarsyeshme, se nuk plotesojne gjoja kriteret,Teksa atyre u kthehen
    pergjigje te kesaj natyre ne administrate,madje edhe ne pozicjonedrejtuese futen te diplomuariot e Kristalit, Ufos etj bahceve
    qe leshojne kartona diploma. Ka shembuj sa te duash,por kemi degjuar dhe eshte e verteta rasti vijues i nje vajze te dy prinderve te thjeshte ,emigruar jashte vendit<Ajo u arsimua jashte shkolluar me vleresimin exelente dhje mbas perfundimit te studimeve kerkoi te sherbente ne vendin e saj Shqiperi porse nuk e pranua nga mehmure, ne disa institucione qendrore se sipas tyre nuk plotesonte kushtet, Pasi humbi cdo sprese per tu punesuar ketu aplikoj ne SHBA dhe sot eshte e pozicjonuar ne nje sektor shume te rendesishjem ne administraten e S H B A.
    Me kaq nuk ka nevojte gjesh arsyet o Pandi kompetenti.Ju nuk doni jo se nuk dini,ose jeni kompromentuar aq shume sa nuk veproni dot.
    Turp,turp dhe prape turp jo per opoziten por per ju qe u kemi besuar te na udhehiqni.Nese nuk e beni dot dorehiquni se e vdiqet kete popull duke e marre zvderre,zvarre,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje