LETRA/ Veliaj i shkruan çdo familjeje të Tiranës për administratorët e pallateve

veliajKryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër çdo familjeje të kryeqytetit ku shpjegohet procedura se si do të zgjidhen administratorët e pallateve.

Duke vlerësuar besimin që qytetarët i kanë dhënë për drejtimin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj thekson në letër se Tirana është i pari qytet në Shqipëri, i cili nis t’u japë zgjidhje problemeve që qytetarët hasin sot në administrimin e pallateve dhe mjediseve të përbashkëta.

“Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga Ju dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë. Kjo iniciativë mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe mbrojtjes kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banorëve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot”, thuhet në letër.

Më tej, Veliaj sqaron se projekti do të sigurojë gjithashtu mirëmbajtjen e ambienteve të bashkëpronësisë, duke moslejuar degradimin dhe shndërrimin e tyre në një problem për të ardhmen.

Veliaj thotë se kujdesi për ambientet e përbashkëta, do të ndikojë në uljen  e mundësisë së shfaqjes së problemeve të vazhdueshme, do të ulë shpenzimet si dhe do të sjellë më pak stres në përditshmërinë tonë.

Kryebashkiaku  kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të ndihmojnë në zbatimin e këtij projekti.

“Ky projekt parashikon sinjalizimin e problematikave të ndryshme dhe angazhimin për zgjidhjen përfundimtare të tyre në 5000 pallate, që gjenden në 14 njësi administrative brenda Bashkisë se Re të Tiranës, duke përfshirë edhe Kasharin, Dajtin dhe Farkën.

Ndaj lus bashkëpunimin tuaj me stafin e Bashkisë që do të paraqitet pranë jush e do t’ju ndihmojë në organizimin e asamblesë së banorëve dhe zgjedhjen e administratorit tuaj.

Zgjidhja e çështjes së bashkëpronësisë do të sjellë një përmirësim të dukshëm në ruajtjen e ambienteve të përbashkëta”, thuhet në letrën e kryebashkiakut.

Kryetari i Bashkisë thekson se ashtu si çdo qytet ka nevojë për Kryetarin e tij të Bashkisë, ashtu edhe një ndërtesë ka nevojë për një administrator, duke vënë kështu hallkën fundore të këtij zinxhiri, që ka në vëmendje mirëqenien e qytetarit.

Veliaj e mbyll letrën e tij me një urim për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. a

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rëndësishëm për harmoninë në komunitet, siç është ai i zgjedhjes së administratorëve të pallateve, të cilët do të luajnë rolin e ndërmjetësit dhe zgjidhësit e problemeve që banorët e pallatit kanë me njeri-tjetrin.

Nga dita e hënë, 70 koordinatorë të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës do të nisin në terren procesin e ngritjes së asambleve dhe zgjedhjes së administratorëve të pallateve.

LETRA E PLOTE

E dashur familje e Tiranës,

Për mua ka qenë një privilegj t’ju shëbej për më shume se një vit në Bashkinë e Tiranës. Ju jam çdo ditë mirënjohës për këtë besim të jashëzakonshëm. Sot, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Tirana është i pari qytet në Shqipëri, i cili nis t’u japë zgjidhje problemeve që qytetarët hasin sot në administrimin e pallateve dhe mjediseve të përbashkëta.

Tirana është metropoli i Shqipërisë,githmonë mikpritëse e kujtdo vendos të ndërtojë jetën në kryeqytet. Por, rritja e numrit të banorëve që jetojnë dhe punojnë çdo ditë në Tiranë shpesh here përkthehet në më shumë sfida të cilat kërkojnë zgjidhje. Ritmet e shpejta dhe dinamika e jetesës bëjnë që të fokusohemi gjithmonë e më shumë tek familja jonë dhe apartamenti ynë, duke u kushtuar më pak kohë problemeve jashtë derës së shtëpisë. Sot, qytetarët e Tiranës bashkëjetojnë me këto probleme, ndoshta edhe konfliktohen mes tyre, edhe pse zgjidhjet shpesh herë janë fare të thjeshta.

Për këtë, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga Ju dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkërponësisë.

Kjo iniciativë mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe mbrojtjes kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banorëve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot. Projekti do të sigurojë gjithashtu mirëmbajtjen e ambienteve të bashkëpronësisë, duke moslejuar degradimin dhe shndërrimin e tyre në një problem për të ardhmen. Kujdesi për ambientet e përbashkëta ul mundësinë e shfaqjes së problemeve të vazhdueshme, ul shpenzimet, si dhe sjell më pak stres në përditshmërinë tonë.

Ky projekt parashikon sinjalizimin e problematikave të ndryshme dhe angazhimin për zgjidhjen përfundimtare të tyre në 5000 pallate, që gjenden në 14 njësi administrative brenda Bashkisë se Re të Tiranës, duke përfshirë edhe Kasharin, Dajtin dhe Farkën.

Ndaj lus bashkëpunimin tuaj me stafin e Bashkisë që do të paraqitet pranë jush e do t’ju ndihmojë në organizimin e asamblesë së banorëve dhe zgjedhjen e administratorit tuaj.

Zgjidhja e çështjes së bashkëpronësisë do të sjellë një përmirësim të dukshëm në ruajtjen e ambienteve të përbashkëta. Ashtu si çdo qytet ka nevojë për Kryetarin e tij të Bashkisë, ashtu edhe një ndërtesë ka nevojë për një administrator, duke vënë kështu hallkën fundore të këtij zinxhiri, që ka në vëmendje mirëqenien e qytetarit. Mezi pres që edhe këtë iniciativë – si shumë projekte gjer më sot – ta kurorëzojmë me sukses. Kam shume besim tek ju!

Falemnderit per mbeshtetjen dhe me rastin e fundvitit ju uroj Gëzuar Festat e çdo të mirë për ju e për familjen tuaj.

Erion Veliaj

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...