Pse gjithë kjo nostalgji për Enverin?

keti-300x280Nga Keti Bazhdari

Ne fakt, kësaj pyetje s’është e lehte t’i përgjigjesh me një opinion, qoftë ky sondazh apo intervistë e thjeshtë. Mendoj se ky fenomen ngre shumë cështje që kërkojnë trajtim specifik, për të arritur një konkluzion shterues në lidhje me të. Një nga më të rëndësishmet për mua është;

Sa të gatshëm janë shqiptarët sot, të jetojnë dhe të përballen me përgjegjësitë individuale dhe shoqërore që të imponon shteti i së drejtës?

Shqiptarët për nga formimi psikologjik shquhen për personalitet sanguin, shumë impulsivë, që lumturohen shpejt e po aq shpejt mërziten, që jepen në dashuri e urrejtje pa hesap dhe që një shkak, shpesh i papërfillshëm, mund të jetë arsye që një ndjenje të kthehet nga pozitive në negative apo e kundërta, me një intensitet të papërshkrueshëm dhe në fare pak kohë. Shqiptarët kanë tendencën të të besojnë përnjëherësh kur u leverdis e po aq përnjëherësh të zhgënjehen kur nuk shohin perfitim të shpejtë.

Përgjithësisht refuzojnë të thellohen, por preferojnë të zgjedhin me nuhatje rrugën më të shkurtër, duke u shqetësuar nganjëherë pak ose hic për skrupujt. Shqiptarët disponojnë një folklor betimesh ku i këndohet besës si në asnjë vend të botës, por që historinë e kemi të ngritur kryesisht mbi tradhëti e pazare qofshin këto në dëm apo favor të vendit dhe integritetit të individëve. I gjithi ky elasticitet me ndjenjën dhe plasticitet me arsyen, bën që truri të zhvillojë më shumë anën e instiktive dhe ta flerë deri diku atë racionale. Ne shqiptarët shquhemi që dalim të parët këtu e atje, sepse një instikt i zhvilluar kur kombinohet me inteligjencë të lindur, ka aftësi të rrisë edhe më shumë produktet logjike dhe artistike, pasi e komandon trurin e individit dhe në mënyrë të pandërgjegjshme e vë në kushtet e luftës për ekzistencë, pra qe o do vdesësh o do japësh maksimumin dhe e furnizon më shumë, më shumë me adrenalinë, duke e potenciuar deri në llampë të kuqe.

Shpeshherë kjo ngatërrohet me vullnetin(në fakt vullneti është një shtysë racionale, konstante dhe e vazhdueshme, që nuk i referohet protagonizmit final se sa procesit në vetvete dhe po ta studiojmë ecurinë e këtyre talenteve, me përjashtim të një numri të vogël, pjesa dërrmuese e tyre ndryshe e nisin e ndryshe e bitisin, pikërisht për mungesë të këtij vullneti). Por pavarësisht se  ky lloj presioni instiktiv jep rezultatet e veta të mira përsa i përket konkurseve, problemi lind tek turbullimi që shkakton në jetën e përditshme shoqërore. Të gjithë ankohemi, një formë a një tjetër, për nivelin e lartë të stresit individual, njëkohë që japim produkt minimal si shoqëri. Shumicën e shqiptarëve i dëgjon duke anatemuar aftësitë e njëri tjetrit për cdo punë. Kjo i bën të jenë kopjues, të bindur se vetë do jenë më të suksesshëm.

Edhe atij që se ka të veten këtë lloj thirrje, ia imponon shoqëria. Duke jetuar në rrethana të tilla instiktet tona vetëm sa dalin në pah, por ata janë mprehur nga e kaluara jonë qindravjecare nën pushtime, me pozicionin tonë historik në kushtet e mbijetesës, i cili ka krijuar një format edukimi që kalon nga brezi në brez përmes familjes, shkollës, shoqërisë; praktikisht kur jeton në një ambjent lufte duhet të ruhesh nga cdo kush dhe cdo gjë, që është aty për të të bërë keq. Prandaj gra e burra, kush të jetë i zoti të shpëtojë dhe të gjithë mendojnë sot për sot. Mjafton një sinjal i vogël që të zgjohet përbindëshi tek gjithsecili. Nëse dikur ky instikt na ka ndihmuar të ruhemi nga pushtuesi dhe të ruajmë një komb, një gjuhë dhe deri diku një identitet të përbashkët, sot në kushtet e lirisë po na vret pasi është i drejtuar ndaj njëri tjetrit. Po të na shohësh nga jashtë duket sikur shqiptarët i mban bashkë halli se s’kanë nga ia mbajnë. Në shoqëri ka një protagonizëm të pa frê, që ia ngacmon instiktet e freskëta njerëzve, njëlloj si pushtuesi. Me hapjen fushë të lirë që ju bë Shqipërisë, në vitet 90 me njerëz që dilnin nga regjimi më totalitar i Europës e që s’kishin si të ishin kreativ, mprehja e këtyre instikteve për tu përshtatur edhe njëherë, ose duke grabitur ose duke kopjuar, ishte e pashmangshme.

Kuptohet të kopjuarit do i referohej shembujve që promovonte shoqëria si të suksesshëm, pikërisht më të zezëve, sepse vetëm ata patën luksin të rezultonin të suksesshëm në një terren pa rregulla loje si pasojë e mosdijes, e mungesës së vullnetit të mirë të atyre që udhëhoqën kalimin nga komunizmi në shtet të së drejtës si dhe për paftësinë tonë si qytetarë për të kuptuar, respektuar dhe kërkuar të drejtën. Vetëm e drejta s’mund të bazohet në instikte, që do të thotë ose duhet të unifikojmë një mendim të qartë e të ftohtë për të si shoqëri, që e drejta qëndron në thelb të krijimit të shoqërisë, shtetit, institucioneve dhe dicka që është e drejtë, është e drejtë pavarësisht se na shkon mirë apo keq ne individualisht dhe kjo shkruhet në ligj dhe sanksionohet nga një sistem i tërë drejtësie funksional, ose të mos lodhemi me dokrra duke kërkuar të drejtën vetëm kur na leverdis ne, se s’do rezultojmë asgjë më shumë se këtë pacavure shoqërie që kemi sot, ku gruaja që vret për vetëmbrojtje rri 25vjet në burg dhe krimineli që ka vrarë 25vetë lirohet për sjellje të mirë.

Në këtë ditë halli, është logjike që individi tekpullë, i pafuqishëm të ndryshojë gjë apo i lodhur nga ritmi i të përditshmes si në një anije mes dallgëve, të shfaqet i gatshëm të  heqë dorë nga disa të drejta të pa respektuara këto 25vjet dhe të imagjinojë njëlloj qetësie që ai e lidh me diktaturën, emrin e Enver Hoxhës apo të kujtdo që do ishte në vendin e tij. Se vë në diskutim që këtu luan një  rol tejet pegjorativ, harresa dhe trajtimi i cunguar i memories historike, por mbi të gjitha unë e gjykoj si një nevojë që vjen nga thellësia e individit për t’i dhënë fund këtij protagonizmi sfilitës, pavarësisht se prapë nuk zgjedh ta fillojë nga vetja, pra që të dorëzohet dhe të fillojë ai i pari të mendojnë ndryshe. Jo, do që meqë s’ia doli vetë, një forcë madhore t’i detyrojë të jenë dhe të gjithë tjerët njëlloj. Po të ishte se shqiptarët e kanë për vdekje me dhunën, padrejtësitë në përditshmërinë tonë, do bashkoheshin me njëri tjetrin qoftë edhe një ditë, në një protestë pa interes. Në fakt jo, ata e kanë pikërisht me njëri tjetrin dhe diktatura ua përmbush këtë epsh.

Po të ishte për thelbin e komunizmit, në ka një gjë që urrejnë në masë shqiptarët nga ai sistem dhe që paradoksalisht do dilte në kundërshtim me gjithë simpatitë e tjera, në cdo sondazh, është pjesëmarrja në aksione për elektrifikim, arsim e bonifikim dhe që për mua kanë qenë më të mirat. Shumica e të anketuarve në sondazhin i OSCE nuk duan komunizmin me gjithë naivitetin e vet si doktrinë, duan diktaturën që ua merr atyre që kanë dhe kthen varfërinë si formë barazie për të gjithë. Kur s’kam unë të mos kesh as ti.  Kuptohet kjo s’përbën asgjë të  padëgjuar përvecse vazhdimin e një forme të menduari primitiv me instikte, në një grumbull njerëzish që e kanë të vështirë të ndalen gjithë përnjeherësh dhe të logjikojnë ftohtë mbi shtetin e së drejtës. Po të donin realisht shqiptarët shtet të së drejtës do ta bënin. Do ngriheshin në mjes dhe s’do hidhnin mbeturinat ku të mundnin, rrugën e përbashkët do e shikonin me dashuri, po ashtu dhe komshiun. Do shkonin në zyrë dhe s’do e trajtonin bashkëqytetarin e shkretë si leckë, qytetari vetë s’do kërkonte të hynte pa rradhë dhe të paguante nën dorë. Nëse do i bëhej një padrejtësi do i drejtohej gjykatës e do e zgjidhte. Gjykatësi s’do e shikonte të drejtë ta rripte për së gjalli qytetarin, e të padrejtë kur t’ia rripte mjeku nënën, e kështu me rradhë. Shoqëria përbëhet nga individë, që luajnë një rol dhe kanë ca rregulla që i besojnë e i respektojnë dhe mbi të gjitha një sistem drejtësie që bën “syrin e Zotit” në mbarëvajtjen e cdo gjëje. Kur ky besim e respekt mungon vetvetiu dhe “syri i Zotit” rri mbyllur, patjetër që cdo djall që do i dalë për zot, do jetë ai i volitshmi.

Sa për diktatorin, unë nuk gjej asgjë më të qartë se kjo:

Milan Kundera:

“Kushdo që mendon se regjimet komuniste të Europës Qendrore ishin vepër ekskluzivisht e kriminelëve, nuk kupton një të vërtetë thelbësore: regjimet kriminale nuk u krijuan nga kriminelë por nga entuziastë, të bindur se kishin zbuluar të vetmen rrugë për në parajsë. Ata e mbrojtën me aq vendosmëri atë rrugë, sa u detyruan të vrisnin shumë njerëz për t’ia arritur qëllimit. Më pas u bë e qartë se nuk ekzistonte asnjë parajsë dhe se entuziastët ishin veçse vrasës.”

REMOTE_ADDR:[]

54 komente në “Pse gjithë kjo nostalgji për Enverin?”

  1. Axhim Ajrizi says:

    gjitëshka brenda titulit leviz dhe ështe absurdi.është kembëngulja basurde për ta bër shfaqjen e jetë bar dhe zi,dhe pastaj pyetja kinse realiste vërtetë ju shqiptarët ?,në te vërtet pyetja është vërtetë ju njerezit e ashtuquajtur shqiptare mendoni se më mire ështe të jeteohet në sistemin e vjetër që ka ngjyrë te zezë se në këtë te sotmin i cili simbolizon dhe ështe i bardh? Qfarë absurdi i servijohet shpirtit dhe nevojave të njerriuat të ashtuquajtur shqiptarë??!!!

  2. capi dhia says:

    Keti, ai qe ta shkruar shkrimin nuk paska kuptuar asgje nga intervista e ambasadorit te OSBE, ish ambasador i RFGjermane ne Tirane, pak vite me pare. Mesazhi i Tij ose sondazhit ishte se: BE nuk ka me nevoje per hakmarrje, grindje, percarje etj., qe polli pseudodemokracia euro-ballanike, etj.
    Koha ben thirrje per bashkim, pertej X-eve te te shkuares, sepse edhe vet BE do te thote Europa e Bashkuar ose Bashkimi Europian ose … , po ne analizete fundit Bashkimi eshte gjeja qe po idealizohet. Sa do te arrihet Bashkimi ate nuk e di as vet Bashkimi per aq kohe sa luftohet me Percarje. Gjithesesi mbaj mend se: po plasi Lufta Boterore ose Ballkanike ata qe do te rrembejne armet te paret do te jene … dhe jo … . Koha e ka treguar. Koha lidhet me mbrojtjen e Atdheut, dhe kur … lidhen me kohen ata bejne Historine. Pra Historia eshte nje veper e kryer ne nje kohe te caktuar dhe te duhur. Te tjerat jane sofizma ose ligjerime imagjinare. Tung.

    1. Sofisti says:

      E paske lexu me b.th ose ke b.th ne vend te kokes dhe komenton sikur shkruan me b.th. shqiptar qe su bete kurre njerez dhe na hiqeni si patriot, mesoni te pakten te shkruani e te lexoni gjuhen tuaj.

  3. japonezi says:

    po mer po !
    llafe. fjal. dhe shum fjal e gur n trast.
    kjo po flet sikur vetem shqiperija calin dhe pjesa tjeter e botes ndrin. dhe perendimi sidomos,qe kjo po na e nenkupton si parajs.
    e verteta esht qe ne shqiptaret I bejm gjerat njicik me shum se te tjeret,dhe kjo jo gjithmon por disa her. dhe del muhabeti si bicim retushimi fotografik ku theksohen konturet qe deshirojm te tregojm. edhe shqiptaret I kan te theksume disa gjera. por po ti shofesh te tjeret,perendimin pra,eshte e njejta gje,vecse ata I kan me te buta,me me pak dhimbje,me te kamuflume.
    shteti shqiptar ka pushkatu ashper,dhe kufomat madje edhe I ka varros si kafsh pa shenj dhe respect,sic po del sot.
    kurse perendimi te jep me onger pica,te jep edhe dush me uj t ngroft dhe t var ne litar masanej sic ja boni sadam hyseinit,dhe gjoja si gabim pa dashje “u filmu pa leje”…
    shqiptart jan me t drejtperdrejt ndersa perndimi esht me kurv. ky esht ndryshimi se demokracija gjithanej njilloj esht. dhe shqiptaret e pan. e pan ne shqipni qe ngordhen per buk dhe drejtsi,e pan edhe ne perndim qe shqiptari me I lumtur duhet te jet ai qe ka fat dhe s kapet kur shet drog,apo ai qe punon dymbdhjet or ne dit e nat si skllav per tjetrin ,dhe s ka fuqi qe t msoj as gjuhen atje se s puno truni I tejlodh.
    dhe,kur kujtojm Kohen e parajses se enver hoxhes,kur nuk mendoje as per buk e as per pun se ti jepte shteti,e jo me per drejtsi e ligj se edhe nese ti se dije ta msonte dhe ta dhuronte shteti vet,pra kur kujtojm ato koh mendojm se I paskena ra t mires me shqelm.
    ku ka si ajo koh!
    e ce du lirin sot in? ca lirije kam? in s shkel dot n plazh se esht plazhi I tjetrit,atehere ishte olazhi I’m dhe I t gjithve ku shkonim si shok,sot plazhi ka zotni dhe skllever te zotnive.
    apo tokat. sot s bo dot shurren ke kanali anes rruges kur shko jash qytetit ,se t del I zoti me pushk. kurse atehere ne koh te enverit pushoje shtriheshe ne lendinat anes rruges madje edhe palloje ne bunkerat e fushave qe ishin prona jon,kurse sot jan pron e dikujt qe s t le edhe me e fotografu e jo me ta shkelesh token e xanun.
    ik er pirdhu!
    nuk e du kte “liri”. kjo esht lirija per mos me pas asgjo dhe me shku me qen I detyru me punu per tjetrin qe ka per me mbijetu. ti punon,shumica qe s kan punojn,disa qe kan rrijn dhe harbojn dhe ta dini ju sesi tallen mbas shpine me ata qe I kan “punsu”!!
    prandaj mos rreni veten dhe te tjeret.
    koha e enverit ishte flori.
    ishin kta njers te poshter qe jan sot qe ishin edhe atehere ,por qe ligesin enveri ja kishte fut ne burg,por ligesija e cau burgun si djalli qe del nga shishja dhe tash s ka burr none ta fusi mrena . kshtuqe do ket gjithnji shkerdhni djalllzni ..
    ne gjith boten edhe ne amerik dhe kudo ne perendim demokracija nuk funksjono dersa ka krime korrupsjon drog kurva vrasje…
    por atje I mcefin te kqijat dhe nuk I japin ne public.
    kurse shqiptrart nxjerrin syt e njeri tjetrit!
    ne amerik dhe perndim esht gjysma e popullsis qe rron me socjal. edhe ne perndim s ka pun per t gjith. ata qe punojn sillen si shkerdhata se mos humbasin punen. te heq tjetri prej pune pse nuk buzqesh.
    dhe s te merr njeri n pun po s pate CV (vertetim biografik) shembullor.
    demokracija dhe kapitalizmi esht I keq.
    komunizmi esht I mir.
    po t ishte I mir kapitalizmi s do kish luft sherre krime.
    te gjith qe e duan kapitalizmin jan kriminela.
    shteti capitalist esht shtet kriminel
    kte don shumica sepse shumica don krime.
    derri ju qift…

    1. T'i themi derrit daje says:

      Lexoni kete kopukun te kuptoni shqiptarin tipik. Hiqu si japonez e cfare te duash, dukesh qe je koke 3cepsh. Koka bosh, nevoja per tu dukur ne maksimum dhe merr mundimin e shkruan 100 rreshta koment sikur po thua nje gje te mencme pupupuh

    2. Korbi Shkodran says:

      Hallall té kjofte gjiri i nénes ,Japonezi,,e ke qendisur e vérteta ashtu éshte,,,Enver Hoxha ishte penecilina e Shqiptarve
      ligjet qé ishin n’at kohe,,,duhen 300vjet me ardhe,noshta edhe kurr,,,posht tradhtar”t

  4. duno says:

    SHume je ropatur moj kukll e bukur per te shpjeguar nostalgjine e shqiptarve per Enverin por nuk na ke thene asgje . Arsya e vetme perse jane nostelgjik eshte se shqiptaret vuajn masivisht nga sindromi i Stokolmit , sindromi i viktimes qe adhuron dhunuesin e vet . SHembulli me kuptimplot i kesaj je ti vete dhe familja jote . Regjimi Enverist ju burgosi e ju perndoqi ndersa ty sot i sherben me devocion pasardhesve gjenetik , shpirterore e ideologjik te bllokmenve te kuq . Populli yne ka shprehjen brilante ; Qiji nenen te te thote baba . Kete beri Enveri me ti ndaj e do kaq shume

    1. race e paster lafarakesh says:

      Uli syte e lexoje oj debil se per sybol si ti flet ky artikull. Tregon me persosmeri cfare e shtyn nje idiot si ti te beje duart gjak 30vjet per Enverin dhe pastaj te hiqet demokrat e ruajna Zot neser te vije rasti je i pari qe i gjakos prape duart per nje Enver tjeter

  5. Albani says:

    As nuk e mora mundimin qe ta lexoj,por kam mendimin qe nostalgjia per para ardhesit eshte si rezultat i urrejtjes per pasardhesit.
    D.m.th. ,qe urrejtja ndaj menyres se qeverisjes se shtetit sot ben qe njerezit te nostalgojne te shkuaren.
    Ne qofte se ne sot nuk do te kishim nje shtet mafioz pa drejtese dhe do te kishim mireqenje dhe shtet te se drejtes as dhe nje njeri nuk do te nostalgonte Enverin(periudhen Enveriste)
    Eshte nje lloj si ajo qe na ndodhi tani me Sali Berishen.
    Kujt do tja merrte mendja pas shembjes se firmave piramidale qe ate do ta hipnim mbi shpine per akoma 8 vjet?
    Mirepo kjo ndodhi sepse ai qe e zevendesoi (Nano) na doli me plehre se i pari ,keshtu qe ndermjet dy plehrave zgjodhem prape ate qe na u duk me i “paster”,sepse Nano ne qofte se vjen prape do te beje akoma me keq se Berisha.
    Pra populli nostalgon plehren me te “paster” ndermjet dy plehrave.

    1. breket e nuriut says:

      Po ai populli=me budalla qe jep mend pa ditur se per cfare po flet dhe qe njeh vetem 10 fjale dhe sulet te pershkruaje 2faqe mendim pule. Vajmedet per ne

  6. Albani says:

    Kjo Keti me duket debile.
    Njerez vret cdo lloj sistemi
    viktima prodhon cdo lloj sistemi.
    Ne Shqiperi konkretisht dhe per cudi kemi me shume vrasje dhe viktima ne kete sistem se sa ne ate qe larguam,flas dhe per vrasje politike,ideollogjish dhe partish.

    1. Agjenti 007 says:

      Po ke te drejte ti se nje lloj vrasesi qenke dhe ti , perderisa vret mendimin e lire te nje individi dhe i drejtohesh pa piken e etiketes vetem pse mendon ndryshe nga ti. Po shko mor andej se dashke me na tregu ti viktimat e sistemeve . Po ti keke kokrra e viktimes se spo du me me perdor ato fjale te cilat perdore ti se ndryshe prej teje une jam per respektimin e individit

    2. Mirakell of fridom says:

      Te lumte Alban qenie djale i thelle!

    3. ruaju bires se nuriut se te vezhgon says:

      Debil eshte ai qe s’ben dallimin mes viktimes nga mungesa e sistemit dhe asaj nga dhuna e sistemit. Me shume se alban do te shkonte emri mir koqekallepi

  7. Albani says:

    Me shume njerez vrasin regjimet e djathta fashiste sepse ata nuk te vrasin vetem per ide dhe ideologji por dhe per shkak te rraces apo ngjyres,Komunistet nuk e benin kete.
    Kush thote qe Stalini ishte me i keq nga Putin e ka gabim,sepse dhe Putini po e vret zerin kunder.
    Erdogani nuk eshte komunist.
    Kush thote qe demokracia Berishiane dhe Berisha eshte me i mire nga komunizmi Enverist dhe Enveri mjafton ti hedhe nje sy fakteve dhe do ta kuptoje qe te dy kane vrare dhe prere,por Berisha ka shitur dhe atdheun,eshte me i keq,keshtu qe nuk e kane fajin ata qe nostalgojne Enverin.
    90 Per qind e popullit e ka thene nje here;
    Cohu ENVER shkerdheua nenat me radhe ketyre te sotmeve.

    1. Albani says:

      Bravo Alban.
      Njerezit nuk e kuptojne qe nuk ka asnje ndryshim nga diktatore te djathte.
      Por te djathtet mbrohen si Pune e Pinocetit. E gjitha nuk eshte sistemi por paraja qe shtryth njeriun.
      Merini ere sali e llushit serbit.

  8. Yllka says:

    Po pse nje shkrim nga ju me kete titull e nderuar?! Per Enverin dhe enveret askush nuk interesohet, vec interesave qe kane ata qe duan ose kerkojne ta ringjallin, populli e ka harruar me kohe dhe falenderon Zotin cdo dite qe diktatura ka mbaruar.
    Ata (te cfare do lloj transmetimi qe shfaqen, jane lojera politike si ketu edhe ne bote), jo vetem qe dine te verteten, por as vete nuk e duan.
    Pse bini pre e tyre dhe harxhoni kohe dhe mund intelektual?!

  9. Skypion says:

    Nuk dua te komentoj budallalleqet e kesaj (as qe i kam hedhur sy shkrimit,madje),por dua te them nja dy gjera per nje fenomen shume te cuditshem dhe pervers ne te njejten kohe e qe ka te beje me ish-te-persekutuar te regjimit komunist qe jane bere socialista.
    Eshte nje fenomen qe te gjithe e kane vene re,por pak flasin per te.Disa nga indiferenca,ca te tjere nga njelloj intimidimi paraprak (eshte mendesi e tejkaluar,eshte kohe tjeter,keta nuk jane si eterit e tyre,jemi ne shekullin kaq e aq e gjepura te tilla!).
    Por duhet folur,se ka lidhje me percudnimin me te madh te shoqerise shqiptare,si pasoje e diktatures me te eger komuniste ne Europe e nje nder me te egrat ne bote.
    Vetem nje egersi,nje barbari kaq e madhe,sic ishte ajo komuniste shqiptare,mund te shkaktonte nje percudnim te tille te tmerrshem.
    Kemi te bejme me Sindromen e Stokholmit ne shkallen e saj me te larte.
    Nuk eshte vetem kjo tyryfycka,por edhe shume te tjere,ish-te-persekutuar qe i jane bashkuar Partise Socialiste,bijes se Partise se Punes,qe i internoi,burgosi,torturoi dhe ekzekutoi familjaret e tyre.
    Ka shume te ngjare,qe mes ketyre te percudnuarve te kete te tille,qe ia kane shuar gjithe familjen a fisin,e ky te kete mbetur i vetmi…i vetmi i mbijetuar nga ploja e baballareve komuniste,porqe eshte bere me bijte e tyre…!!!
    Madje ca me keq akoma.Nuk eshte se keta jane bere me bijte,sepse,ka akoma baballare komuniste ,qe edhe sot e kesaj dite vazhdojne veprimtarine e tyre politike,madje nje pjese e mire e tyre edhe ne gjyqesor…pikerisht aty ku kane dhene vendimet per burgosje e ekzekutim me varje a pushkatim!
    Une,nuk kam fjale te pershkruaje kete gerdi te madhe qe me shkakton nje fenomen i tille.Nuk kam fjale as per keta ish-te-persekutuar qe mbrojne persekutoret e tyre.
    Nuk kam.Sinqerisht.Edhe fjalet me te renda,nuk do te mjaftonin per te nxjerre gerdine.Eshte nga ato raste te rralla,kur shokimi eshte aq i madh,sa te bukos.
    I vetmi shpjegim,per ironi te gerdise time,eshte ai i Sindromes se Stokholmit.
    Them per ironi,sepse,ky shpjegim ka ne vetvete edhe njefare justifikimi per keta njerez te shkerbythur,te zvetenuar,te percudnuar moralisht e shpirterisht.Porqe,nuk e meritojne aspak,sepse,ndryshe nga viktimat e sindromes se famshme,keta te nxjerrin syte po t’u prekesh persekutoret e tyre.
    Ja,shajani PS-ne kesaj tyryfyckes,do te shihni se si do ju versulet!
    Shajuani Gramoz Rucin shume te tjereve te ngjashem si kjo,dhe do te ta kthejne me nje terbim … sikur Gramoz Ruci te ishte,jo persekutori i familjareve te tyre,por vete ndonje i familjes…
    A e vini re?! Edhe logjika vete,kur flet per nje fenomen te tille,percudnohet…

    1. Albani says:

      Ketu flitet per sisteme dhe jo parti.
      Dhe nese partia socialiste eshte “pasardhese” e asaj qe pretendon ti,nuk do te thote asgje sepse ajo qeveris ne nje sistem kapitalist dhe jo komunist.
      Nuk mund te behet shteti dhe qeveria vetem me “Spacistat dhe Burrelistat”.
      Hajde ne binare.

  10. Blanko says:

    PO shkyhet Keti per nje vend ne listen e deputeteve, dhe do ta kete, meqe eshte humbese e perseritur

    1. Gezimi says:

      Ne fakt ke te drejte se duhet te jesh mire shume me kto cfare soj deputetsh qe po keni ne parlament se po ju ndrisin ju e ne bashke. E knaqne Shkodren qe asht ba si kandahar. Turp adht kush po na perfawson tash

  11. Alma says:

    Nuk e kuptoj , si eshte e mundur qe akoma njerezit gjykojne formen e jo permbajtjen. Te gjykosh mbi nje shkrim , duhet lexuar nga fillimi ne fund dhe jo vetem titulli. Shkrimi juaj zonja Bazhdari , eshte nje analize shume e thelle dhe e sakte dhe mendoj qe jo gjithkush di te lexoje e jo gjithkush duhet te jap mendim sepse kush s’kupton s’duhet te flas se flet gabim. Llogjiken tende e kane zili shume po ashtu dhe forcen e mendimit tuaj zonja Bazhdari , prandaj shume kane frike nga mendje te hapura si e juaja. Vazhdo keshtu se je ne rruge te drejte.

    1. Albani says:

      E paske shoqe me duket,por ky shkrimi i saj eshte per te hedhur ne koshin e plehrave,sepse askujt nuk i interesojne me keto pacavure te se shkuares,vetem nese i interesojne shoqeve te saj tru laraska,publiku per kete voton dhe jo per Ketin.

  12. Tefta says:

    Ndarja artificiale e lirisë së njeriut nga liria kombëtare, edhe në debatin për luftën, është themeli i spekulimeve që këmbëngulin të na e paraqesin diktaturën e cfaredo forme qofte , si liri. Nuk është problem vetëm i së shkuarës por mbi të gjitha, i së ardhmes në këto kohë sfidash kur ne vazhdojme të jemi në udhëkryq. Me vjen mire qe nje politikane si ju e ka kuptuar kete gje. Duhet te jene me shume si ju ne menyre qe dhe te beni dhe popullin e thjeshte qe ta kuptoje e te distancohet nga militantizmat fanatike politike duke bere qe duke dashur te shkeputen nga nje diktature te bien pre e formave te tjera diktature duke harruar qe te perdorin llogjiken ne gjykim. Brave Keti Bazhdari per kete shkrim cilesor

  13. Ne says:

    Ketrushe !
    Je shume e madhe per te bere porosi kaq te vogla.
    Merru me kryesoren, ta cosh kete popull ne lumturi, d.m.th. ne PARAJSE.
    E me shpejt e con po arrite tek lista e mbyllur, vrapo, vrapo se ky popull mezi po pret te vdese,…. dmth te shkoje ne Parajse

    1. Gjyqtare e avoketer te korruptuar bashkohuni! says:

      Hala se paske marre pushimin e pjelljes ti!

      1. Aida Karapinja says:

        Keti faqezeza ka pjelle sat’eme nje bageti si puna jote. Mjaft moj e pafytyre me keto insinuata.

        1. Lu says:

          Do perjetosh shpejt me shume, s’te shpeton dot kelyshi

  14. Igi says:

    Kohët po provojnë se liria është një sfidë tepër e vështirë. Por ajo bëhet edhe më e vështirë kur liderët e një shoqërie që kapardisen si partizanë të lirisë, e tradhtojnë atë dhe sfidave që vet liria, për nga natyra e saj, nxjerr para çdo individi, i shtojnë edhe të tjera që nuk kanë të bëjnë me lirinë por me padrejtësinë, krimin, paaftësinë qeverisëse dhe korrupsionin. Dhe atëherë, i braktisur në mëshirë të fatit njeriu, siç ka konstatuar Erich Fromm, i kthen shpinën lirisë (në fakt, kaosit, kriminalizimit, anarkisë) dhe kërkon shpëtim tek diktatura, duke vajtuar për kohën e shkuar. Por edhe më keq, duke kërkuar shpëtim pikërisht tek ata që janë shkaktarët kryesorë të fatkeqësisë së tij, të nostalgjisë dhe lotëve të tij të sinqertë. Tek liderët sharlatanë, që ndërsa mallkonin Enverin bënin kujdes të trashëgonin prej tij kultin e rremë të shpëtimtarit të Shqipërisë. (Nga Andrea Stefani )
    Kete gje nuk e kupton populli i thjeshte. Ju zonja Keyi , e keni kapur sh mire thelbin e ne fuhet te kemo sa me shume politikane si puna juaj qe te na perfaqesojne sepse ju na perfaqesoni denjesisht

  15. petraq says:

    keta te ashtu quajturit demokrat por qe ne fakt udhehiqen nga nje kaste nazi fashiste e ringjallur u perpoqen me cdo kusht te denigrojne gjirhe shoqerine shqiptare qe jetoi ne kohen e enverit prandaj shqiptaret e mbrojne enverin per te mbrojtur vehten e tyre.me gjithe se eshte shume vone te rijte kane detyre te mbrojne paraardhesit e tyre pa mare parasysht sistemet shoqerore te cilat nuk kane te behjne fare me individet

  16. Adela says:

    Bravo Keti. Shkrim i sakte

  17. Ina says:

    Edhe i vdekur Hoxha vazhdon të sfidojë rivalët e tij të gjallë. Jo se janë ndryshe nga ai. Por pikërisht se janë si, veç më të paaftë se ai. Enveri e mbyti lirinë me shtet. Sharlatanët e sotëm të politikës, liderët e lavdishëm po e mbysin lirinë me padrejtësi, korrupsion dhe antishtet. Dhe nuk ka më keq se antishteti. Ndërkaq, e keqja më e madhe është se liderët tanë ngrehalucë, të korruptuar dhe mediokër, pasi kanë krijuar këtë gjendje kritike për Atdheun, këmbëngulin të ofrohen si shpëtimtarë unikalë të tij!

    Vura re qe shume nga komentuesit e mesiperm nuk e kane kuptuar thelbin e shkrimit. Une te pergezoj vajze per kete shkrim e shpresoj qe te te shoh deputete te ardhshme sepse na duhen perfaqesues te tille.

  18. vjollca says:

    Vajze e forte dhe me vizion…vazhdo keshtu.

  19. Ermira says:

    Ne fakt duhet kuptuar thelbi dhe jo te lexoni nje titull dhe te ben kemente pa lidhje!Me pelqen shum kendveshtrimi i Keti Bazhdarit ..me duket mjaft i drej dhe rrealist!
    Komplimente!

  20. katarakti says:

    Pergjigja e pyetjes qe ngre titulli i shkrimit te mesiperm per mua eshte shume e thjeshte: Nostalgjia per Enverin vjen vetem se shqiptaret rane nga shiu ne bresher. Kaq eshte e gjitha. E gjithe ajo qe u reklamua me buje nga vendas dhe te huaj si demokraci dhe liri qe do te sillte begati dhe pasuri per shqiptaret rezultoi ne nje fiasko te pashembellt. E thene ndryshe nga demokraci u kthye ne shkerdhatokraci. Sistemi kapitalist, nuk ka qene kurre i mire. Lexoni Zola-ne, Balzakun, Xhek Londonin dhe mijera shkrimtare dhe mendimtare te tjere qe te bindeni per kete. Por Europa, dhe pastaj Amerika, qe e praktikuan te parat revolucionin industrial, arriten nje mireqenie te papare ne saje te eksportimit te mallrave te tyre ne vendet e tjera dhe shfrytezimit te nje pjese te kolonive te tyre neper bote. Mireqenia u krijua pak e nga pak. 300 vjet pas revolucionit industrial. Dhe pas viteve 1960 kjo mireqenie u shtri dhe u ndje edhe nga masat e gjera. Por Afrika, Azia, Amerika Latine etj vuajten dhe vuajne edhe sot nga varferia dhe padrejtesite. Ne Shqiperi u mendua se me te permbysur sistemin komunist do te vinte begatia. Por ata qe e moren persiper kete mision vinin nga shtresat me te prapambetura te shoqerise. Shumica ishin komuniste te mbrujtur me veprat e shokut Enver. Pra nga germadhat do ngrejme boten e re! Dhe shiten, shkaterruan, vodhen dhe dogjen gjithçka qe ishte ndertuar gjate 45 vjeteve me aq mund dhe sakrifica. I njejti shkaterrim katastrofal ngjau edhe ne Rusine e Jelcinit. Vetem Kina arriti te reformonte sistemin e saj dhe te kthehej sot ne nje superfuqi. Shqipteret nuk kishin kete kapacitet. Dhe sidomos nuk kishin udheheqes iluministe. Por shtaze komuniste te zbritura nga mali. Prandaj çdo gje perfundoi siç perfundoi. Dhe kane te drejte ata qe sot kane nostalgji per kohen e Enver Hoxhes. Kjo eshte si te zgjedhesh ndermjet diktatures dhe xhungles. Nga diktatura mund edhe te ruhesh, nga ligjet e xhungles nuk shpeton dot kurre. Disa thone qe atehere sundonte barazia e varferise. E vertete. Por duhet menduar se nga e nisi Shqiperia e 1944-es. Ose me mire te themi e Lulit Te Vocerr. Pa drite, pa hekurudhe, pa universitet, pa shendetesi, pa arsim, me vetem 1 milion banore ajo arriti ne 3 milione e gjysem me 1989-ten. Me uzina dhe fabrika, me shendetesi falas te shtrire ne çdo fshat, me arsim cilesor, me shkence, ekonomi, sport, kulture, me nje elektrifikim te papare ne çdo skaj, me komunikacion, hekurudha dhe çdo gje qe e dallon nje shtet te perparuar dhe modern. Dhe kuptohet qe pas gjithe ketyre investimeve per njerezit ngelej pak per mireqenien e tyre. Po te kemi parasysh ketu edhe teprimet dhe gafat qe u bene me bunkeret, metalurgjikun e Elbasanit, shkaterrimin e oborrit kooperativist etj etj. Shqiptaret qe jetuan ate epoke bejne nje bilanc dhe e krahasojne me kohen e sotme. Dhe perfundimi del vete. Shqiperia e sotme me korrupsion, droge, kriminalitet, papunesi etj etj nuk mund te krahasohet me ate kohe. kur megjithese kishte nje varferi relative tendenca ishte drejt permiresimit dhe perparimit. Dhe qe t’i bie shkurt ishim me mire kur ishim me keq.

    1. vdekte shukriu per ty sa i thelli gje qenke says:

      Tamam me dy fjale te zgjuara e paske shpjeguar…

  21. maali says:

    ore pse i ha mraku keta njerz se si do mendojne njerzit se per ke do bejne tifo, se ke do sipatizojne, se ke do vleresojne me shume e ke me pak ,.
    po te jemi ne demokraci simbas ketyre a na lejohet te mendojme si te duam, a na lejohet te votojme ke te duam??
    po cfare demokraci leshi eshte kjo ku duan te na iponojme qe te duam ate qe s’duam te simpatizojme te shpifurin e jo te bukuren , te perkrahim kriminelin hajdutin imoralin prosituten e te mos perkrahim te ndershmin intelektualin njeriun e thjesht.
    po pse more ti qe vodhe dje e te futi Enveri ne burg e sot na u bere demokrat qenke i ndershem ti edhe e kishte fain Enveri jo mor mik ti ngelesh nje cop hajdut qe je mesuar te vjedhesh si ne ate kohe edhe ne kete kohe dhe Enveri ishte ligji qe te fuste ne burg tani per ke do kemi siumpati per ty qe vjeth apo ate qe zbatonte ligjin…..
    prandaj o pseudo opinonist ,gazetar,analist ,politikane une do keme nostalgji per cfare te me doje kokerra e qejfit dhe ty nuk do te marr as mendim e as te kam ne refene fare sepse sot kemi nje sistem fashist dhe jo nje demokraci

    1. per lirine e budallenjve says:

      Pa djem si ti demokracia dhe fjala e lire s’do kishin te njejten vlere. une e ridimensionova timen ne lidhje me cdo ka.r si ti vetem fale kurajos tende dhe tani shkruaj pa tu dridhur dora

  22. Agron Limaj says:

    Agroni.
    Keti.Shkrimi juaj eshte i mrekullueshem, ashtu sic je edhe vet, jo vetem nga pamja e jashtme, por edhe ne shpirt ke fisnikeri dhe mbi te gjitha je inteligjente. Te lutem leri mos i lexo ca komente si puna e Skypion i cili eshe i lig ne gen dhe keshtu do te jete ne cdo kohe e sistem.

  23. fatjon says:

    Bravo zonja Keti Bazhdari jeni vertet konkrete, dhe ndryshe nga te tjeret ju thoni ate qe ndjeni edhe mendoni ..e nuk vuani per levdata si te tjeret qe duhet te thon gjithmon ate qe njerzit duan te degjojne! Te uroj suksese dhe si gjithmon je shum e mir dhe nje njeri vertet me vlera!

  24. Angjelini says:

    E nderuar Keti, megjithe respektin si kam per kritiken tende, pajtohem vetem me iden se ndryshimi duhet te vije nga secili nga Ne. Por per sa I perket nostalagjise per Enverin, e verteta eshte se politika post komuniste ka deshtuar ne menyren me spektakulare te mundshme. Politikanve shqiptare duhet tu nxihet fetyra (te pafetyrve s’ka si tu nxihet) per deshtimin total per ta bere jeten ma te mire per shumicen e qytetarve. Andaj populli nuk eshte bageti dhe dine ta bej dadhimin. Qdo perpjekje per ta interpretuar ndryshe sondazhin ne fjale eshte me hile pasi nuk rreflekton ate cfare perjetojne shqiptart e poshteruar nga politikant ma te poshter si ka njofte qyteterimi ndonjehere.

  25. Klaudio says:

    Bazhdari gjithnje me befason! me vjen shum mir qe jeni pjes aktive e opinioneve apo diskutimeve te ndryshme ne tv apo ne gazeta ..eshte vertet nje kenaqsi e madhe tju degjoj me vjen keq qe shkodra humbi nje mundesi te madhe me ju..por shpresa vdes e fundit shpresoj tju shoh sa me shpesh ne kto diskutime dhe mendime qe ju jepni !jeni nje model frymzues per te gjith qe kan sadopak intelekt!

  26. I. B says:

    Shkodra ska deputet. Partia socialiste Shkoder ska deputet. Ne shkoder asgje sfunksionon…shpresojme qe keto zgjedhje te sjellin ndryshim edhe ndryshim dinjitoz, me njerez qe qendrojne dhe perballen me nevojat e popullit shkodrane. Sukse Keti Bazhdari!

  27. Njohesi says:

    Keti eshte nje vlere e shoqeroise se sotme shqiptare dhe nuk eshte ashtu sikurse shprehet SKYPION,
    Nese do ishte sic thote ky i fundit,atehere i bie qe nga Sindromi i Stokholmit duhet te vuaj edhe Skypioni,
    mbase ne anen tjeter. Por ama demokracia i nderuar para se gjithash nenkupton lirine e ideve dhe bashkim
    me grupin qe mendon se shpreh apo per aq sa shpreh idete dhe interesat e tua si njeri.Prandaj dhe zonja e nderuar nuk ka perse baltoset
    pikerisht per ate qe mendon e thote. Tek e fundit shihet ajo cfare trajton ne permbatjen e vete dhe jo ne cilen parti aderon apo
    simpatizon,

  28. sofia says:

    Ne shume gjera nuk jam dakort kesaj radhe me zonjen. Pse beson se egziston liria sot, se egziston humanizmi sot, se egziston dashuria sot; po respekti, nderi, besa, e verteta? E, pra, kjo i ben njerezit qe te mos ta besojne dhe nuk eshte nostaligji, por nevoje e asaj qe kane humbur njerezit. Jeta jetohet nje here dhe duhet dashuruar, sot dhe ajo eshte kthyer ne ekonomi tregu. Njeriu ka nevoje per shpirt, dashuri, miresjellje dhe kjo gjendje e terbon. Mos valle do te pretendojme se do ti arrijme? Kurre. Ato te mira qe humbem , s’kane per tu kthyer, ndersa ato te keqia qe kishim jane shumefishuar. Na duket sikur kemi liri kur kemi frike ne shtepi, ne rruge ne ambjent publik se mund te na xhvatin, vrasin, shkaterrojne. Liria po perdoret si dogme, demokracia si fé. Pra, nuk eshte nostalgji por nevoje per jeten. Asnjehere nuk je i sgurte nga ata qe te rrethojne edhe ata qe mbajne xhamadan plumbi apo bodigarde.

  29. sofia says:

    Ne shume gjera nuk jam dakort kesaj radhe me zonjen. Pse beson se egziston liria sot, se egziston humanizmi sot, se egziston dashuria sot; po respekti, nderi, besa, e verteta? E, pra, kjo i ben njerezit qe te mos ta besojne dhe nuk eshte nostaligji, por nevoje e asaj qe kane humbur njerezit. Jeta jetohet nje here dhe duhet dashuruar, sot dhe ajo eshte kthyer ne ekonomi tregu. Njeriu ka nevoje per shpirt, dashuri, miresjellje dhe kjo gjendje e terbon. Mos valle do te pretendojme se do ti arrijme? Kurre. Ato te mira qe humbem , s’kane per tu kthyer, ndersa ato te keqia qe kishim jane shumefishuar. Na duket sikur kemi liri kur kemi frike ne shtepi, ne rruge ne ambjent publik se mund te na xhvatin, vrasin, shkaterrojne. Liria po perdoret si dogme, demokracia si fé. Pra, nuk eshte nostalgji por nevoje per jeten. Asnjehere nuk je i sgurte nga ata qe te rrethojne edhe ata qe mbajne xhamadan plumbi apo bodigarde…

  30. Edmond says:

    askush nuk ka nostalgji per Enverin! Njerezit shohin dhe kuptojne: ne pergjithesi shqiptaret qe e kane jetuar ate kohe jane te zhgenjyer dhe gjithmone pyesin se ç’dreqin pati demokracia qe i shkaterroi ato pak gjera te mira qe kishte sistemi i kaluar? Pavaresisht se sistemi kishte me shume te keqija se te mira, te mirat duheshin ruajtur! po e perseris, askush nuk ka nostalgji per Enverin!

  31. Para Laci says:

    Keti, disa instinkte (me shume mbrojtese) i kemi kultivuar nga experienca qe kemi marre nder shekuj nen pushtuesit e huaj. Pra e para vjen mbrojtja per shqiptarin. Shiko shtepite (sidomos ne veri) qe ishin/ jane te distancuara nga njera tjetra per arsyen qe te shohin hasmin ne terren te hapur. Kjo eshte thjesht nje strategji mbrojtese. Me Enverin (edhe pse regjimi nuk ishte i drejte) shqiptaret ndiheshin te mbrojtur. Por pas viteve 90, mburoja ra. Dhe ne e gjetem veten te pambrojtur, ne nje terren shum te hapur pa armatim, pa ekonomi, dhe se fundmi pa shtet. Kjo gje krijoi hapsiren qe permbushen bandat kriminale dhe i beri shqiptaret te strukeshin edhe me shume.
    .
    Karakteri i njeriut ka te beje me genin qe trashegon nga para-ardhesi i tij dhe nga ambjenti qe jeton/rritet. Qe do te thote se per shum njerez eshte e pamundur te zgjedhin se si te jetojne sepse rrethanat jane te tilla. Une jetoj ne Londer, dhe kur me mbarohet paketa e cigareve asnjehere nuk e hedh paketen bosh ne toke por e hedh ne koshin e pare te plehrave qe shikoj ne trotuar. Pra, ky eshte ambjenti i tanishem ne te cilin une jetoj. Po te isha ne Shqiperi them se do beja si te gjithe shqiptaret e tjere qe e hedhin ne toke dhe po ta shikosh nga nje ane nuk kane faj se nuk ka kosha plehrash neper trotuare.

    .

    Me pak fjale, jo vetem shqiptaret, por shumica e njerzimit vuan sepse duan te ndihen te “pranuar” nga te tjeret. Edi Rama thote se greket duhet te na shohin te barabarte me ta (pra te “pranohemi” nga greket si te barabarte), dhe ktu nuk e mbeshtes sepse ne vend qe te thote se greket nuk na shohin si te barabarte por ne nuk na plas fort. Ai ne kte rast po i jep grekut kontrollin (pultin) e volumit se sa te lumtur duhet te ndihemi ne si popull. Pse niveli i gezimit apo lumturise sone duhet te jete baraz me menyren se si na shohin te tjeret? Pse duhet te ndjehemi mire vetem nqs greku, italiani, gjermani, anglezi na pranon si te barabarte? Sa me shum ti turresh botes, aq me shume te largohet. Sa me shum ti largohesh, aq me shum te turret mbrapa.
    .
    i jemi turr perendimit si qen te terbuar ne keto 25 vite dhe si qen te terbuar perendimi u largua nga ne. Tani qe perendimi e pa se ne po ju largohemi (duke krijuar aleanca me Turkun dhe Rusine qe perben rrezik per ta) filluan te dergojne shefat e tyre nje e nga nje per te vendosur uren lidhese mbi adriatik.
    .
    Instinkti dhe adaptimi na ka mbajtur gjalle ne shqiptareve si komb por tani ka ardhur koha te behemi me racionale sepse nuk eshte me lufte per jete a vdekje si komb. Duhet te dalim nga strofulla e erret mendore se te gjith jane kundra nesh se ne fund tw fundit kujt i plasi? Grekut serbit dhe turkut.

  32. Kruja says:

    Statistikat flasin vete POR duhet me dal “Opinionistet” qe te “tregojne” ate qe tregon Populli.
    “Demokracia” neoliberale ka deshtuar kudo sepse nuk eshte demokraci po Plutokraci pra diktature e nje pakice me pak se 1/% e popullsise ndaj pjeses tjeter. Ata marrin cdo gje qe duan nga sistemi qe kane ngritur vete, te tjeret marrin vetem ‘fjalen e lire’ dhe censuren e mendimit sepse per kete sistemi ka “punesuar” “Opinionistet”.

    Pra kjo eshte pseudo-demokracia: Liria e Fjales dhe Censura e Mendimit.

  33. Qifi says:

    O ket o shoqja e spiropalit o zhul moral e etik. Thuri lavde enverit dhe rames me gjithe rilindje edhe pse keta te kane persekutuar familjarisht. Je bastarde deshtake dhe shume berrnut. Te fala elises.

    1. Edison says:

      Qifiiii lexooo! Te fala te con edhe Elisa

  34. Baton Gostivari says:

    TITULL pa VEND

    Nuk lexova tekstin.

    Nuk bëhet fjalë për nostalgji, por për solidarizim shpirtëror.
    Rrasa vorba, ose mut i carë .

  35. Mal says:

    S`me duket e vertete mveshja shqiptarit, ne menyre absolute, me cilesi negative, ndonese mjaft syresh qendrojne. Sistemi enverist u kujdes te shkallmonte e varroste cdo gje, c`mbeti iu la per vazhdim bijve “demomokrate e socialiste“ te pas 90-es. Kur them sistemi enverist kam parasysh qe Shqiperia ka qene nje koloni serbe e fshehur nen petka vezulluese e borish te zhurmshme pavaresie, rast i vetem ne historine njerezore per nga persosmeria, persosmeri qe vetem nje mendje djallezore mund ta sendertoje. Per ta vene ne jete, u asgjesua tere shtresa e mesme dhe e eprme e para 1944-es, e pampleksur me pushtuesit, e papegere me pasurim te shpejte nga rrethanat e luftes, e arsimuar ne qendrat europiane puthas me tiparet e vecorite e karakterit te shqiptareve. Pas shfarrosjes se ketyre dy shtresave, i erdhi radha popullit ne mase: materialisht u la ne gjendje urije ne je te tufezimit; dhe shpirterisht u gjymtua me daljen jashte ligjit te Shkrimeve te Shenjta dhe institucioneve fetare. Gjithsesi kishte gjithnje qendrese dhe personazhe qe mundte mbijetonin, te ndriconin e deshmonin ende rrugen e erret te PPSH; andaj, per t`i ekzetuar keta njerez u hoq dhe avokatia nga sistemi i drejtesise , ku prokurori akuzonte dhe mbronte te pandehurin. Sigurisht, gjithe kjo histori e pat lene me trauma te renda popullin dhe individin shqiptar me 1990, te cilat as u kujdes t`i zbuste klika politke e pas 90-as. E fiilova kete verejtje per periudhen pas 1944-as. Por po t`i hedhesh nje sy asaj para 44-as, kupton se populli shqiptar s`ka qene me pak i organizuar dhe se s`i eshte bindur me pak ligjit se fqinjet e tij perreth…

  36. axhim Ajrizi says:

    nje shkrim anarkist,kundërthenës , tendencioz dhe perfid.naiviteti i tij qëndron në besimin se mund ta honeps si shkrim analitik qdo lexues.q’injorancë “moderne”.?!!
    Po “shoqëria” kjo e drejtë ligjore e zevendësoi enverizmin apo vetem e përmbyti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *