"Zëri i Amerikës" zbardh përgjigjet e Venecias, që rrëzon PD-në: Ligji i "Vetting"-ut s'ka asnjë problem

10 Dhjetor 2016, 18:09Politika TEMA

Komisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.

Komisioni, sipas tekstit të siguruar nga Zëri i Amerikës prej burimeve nga Venecia, ka bërë një vlerësim pozitiv të ligjit, ndërsa ka analizuar në mënyrë të të detajuar pikëpyetjet e ngritura pas ankimimit të opozitës në Gjykatë, i cili u pasua nga vendimi i kësaj të fundit për pezullimin e Ligjit.

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese shqiptare drejtuar Venecias përmban një përmbledhje të argumentave të opozitës si dhe katër pyetje specifike, për të cilat është kërkuar dhe mendimi i këtij organizmi. Komisioni i Venecias ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në procesin e ndryshimeve kushtetuese për Reformën e Drejtësisë, fillimisht me Mendimin Paraprak që ofroi në dhjetorin e 2015 mbi projekt ndryshimet kushtetuese, dhe më pas me Opinionin përfundimtar mbi tekstin e rishikuar mbi bazën e vërejtjeve të tij të mëparshme. Pjesa e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga elementët e rëndësishëm të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 21 korrik. Për të, Komisioni, edhe në përgjigjen ndaj Gjykatës Kushtetuese, rikujton se ky proces “nuk ishte vetëm i justifikuar por i nevojshëm për Shqipërinë për të mbrojtur veten e saj nga e keqja e korrupsionit”.

Në vlerësimin ndaj ligjit, Komisioni i përgjigjet në mënyrë të hollësishme secilës nga katër pyetjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese shqiptare

PYETJA E PARE

Nisur nga fakti se të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekte të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, a konsiderohet pjesëmarrja e tyre në shqyrtimin e kësaj çështje si një rast konflikti interesash ?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjyqtarëve kushtetues, Komisioni i Venecias nënvizon që të gjithë gjyqtarët kushtetues, sipas Kushtetutës dhe Ligjit të Vetingut, do të jenë objekt i Ligjit të Vetingut, i cili parashikon ri-vlerësimin e çdo gjyqtari në Shqipëri duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë pozicionin, jo vetëm të një ose disa gjyqtarëve kushtetues, por të gjithë gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë në Gjykatën Kushtetuese. Për pasojë, skualikimi i gjyqtarëve kushtetues për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit gjyqësor të Ligjit të Vetingut në lidhje me përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. Kjo do të minonte garancitë e siguruara nga një rishikim gjyqësor funksional i legjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një ‘rrethanë e jashtëzakonshme’, që mund të kërkojë shmangien nga parimi i skualifikimit me qëllim që të parandalohet mosdhënia e drejtësisë”.

PYETJA E DYTE

A respekton ligji parimin themelor të shtetit të së drejtës dhe të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve? A vihet në rrezik pavarësia e pushtetit gjyqësor nga përfshirja në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të organeve që varen nga pushteti ekzekutiv?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Sa i përket përfshirjes së organeve që pretendohet të jenë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të Ligjit të Rivlerësimit, tregon se, megjithë përfshirjen e organeve, si ILDKPKI-ja (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ose DSIK-ja, (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) në procesin e hetimit dhe kërkimit fillestar të provave, vlerësimi i çdo informacioni ose prove të mbledhur nga ato organe ekzekutive i takon Komisionit dhe Kolegjit të Ankimit, që të dyja kanë karakteristikat e organeve gjyqësore dhe kanë tagrin të verifikojnë vetë provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin se sistemi i ngritur nga Ligji i Rivlerësimit, nuk duket se përbën ndërhyrje në tagret gjyqësore”.

PYETJA E TRETE

A është ligji në përputhje me nenin 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh me nenin 6 mohimi i të drejtës së gjyqtarëve dhe prokurorëve subjekte të ligjit të rivlerësimit për t`ju drejtuar gjykatave të brendshme?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Nëse mungesa e mundësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen procesit të vetingut për të kundërshtuar vendimet e mara nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendase, është në shkelje të Nenit 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias vlerëson që përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Kolegjit të Ankimeve në Kushtetutë dhe në Ligjin e rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, këto tekste ligjore ofrojnë elemente të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin që Kolegji i Ankimit mund të konsiderohet si një juridiksion i specializuar që ofron garanci gjyqësore për personat e prekur nga procedura e rivlerësimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në skemën legjislative dhe kushtetuese duken të gjera”.

PYETJA E KATERT

Dispozitat e ligjit për kontrollin e figurës të subjekteve të rivlerësimit a bien ndesh me nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e jetës private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve ?

VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS

“Sa i përket çështjes nëse dispozitat ligjore në lidhje me kontrollin e figurës janë në kundërshtim me Nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, duhet të merret në konsideratë fakti që kontrolli i figurës ka si qëllim të verifikojë deklaratat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që vlerësohen me qëllim përcaktimin nëse ata kanë patur kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. Si i tillë, ky është një qëllim legjitim duke patur parasysh paragrafin e dytë të Nenit 8 të KEDNJ-së (interesat e sigurisë kombëtare, siguria publike, parandalimi i mungesës së rendit ose krimit, ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve). Sipas Komisionit të Venecias, konsiderata thelbësore është që grupi i punës i cili ka rolin kryesor në vlerësimin e figurës dhe që përbëhet kryesisht nga personeli i sigurisë, funksionon nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që i gjithë materiali përkatës para grupit të punës duhet t’u ofrohet atyre. Komisioni i Venecias është i mendimit që ndërsa vlerësimi i figurës është natyrisht ndërhyrës, ai nuk mund të shihet si një ndërhyrje e pajustifikuar në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me Nenin 8 të KEDNJ-së”.

Vlerësimi i Komisionit të Venecias pritet t’i përcillet zyrtarisht Gykatës Kushtetuese e cila ndërkohë ka zhvilluar pak javë më parë një seancë ku ka dëgjuar qëndrimin dhe pretendimet e palëve dhe tanimë duhet të dalë me një vendim përfundimtar.

13 komente në ““Zëri i Amerikës” zbardh përgjigjet e Venecias, që rrëzon PD-në: Ligji i “Vetting”-ut s’ka asnjë problem”

  1. HAJDUTI says:

    SOT RA OTOMANIZMI N SHQIPERI….

  2. sofia says:

    Ne dashte te miratohet vetingu, ne dashte jo, tatepjeta filloi me kolegjin zgjedhor. Ate e vendos Gjin Gjoni. Nuk e di se ç’do te ndodhe, por 18 qershori me duket nje dite qe do te ndaje dy bote; ate te degjenerimit dhe ate te rimekembjes.

  3. durrsak i lodhur nga PD-ja says:

    Njerez te poshter keta te PD-se por fajin e kane ata Pallat qe i votojne…

  4. Aureli says:

    E more lul qeni, do ti vjellesh cke vjedhur ne rrugen e kombit

  5. DETARI Atlantidhes @ says:

    eeeeeeeeppppppppppp!po tani !!!!!????????
    ka me hapesire bytheluajtjeje ?????????????

  6. says:

    Por u hapën negociatat nga fundi dhjetorit. , do na pëlqente më shumë festa krishtlindjeve dhe vitit të ri

  7. Qytetar says:

    Akoma ka rrezik ndaj duhet bërë presjon mbi gjyqtarët e korruptuat të Gjykatës Kushtetuese.

    1. Mili says:

      Mos u habisni se te henen do shpifin ndonje histori te re. Llumi me ate pune merret. Asnje nuk e do vetingun se nuk ka njerez te ndershem qe vjedhin dhe jane pjese e klases politike. Sh e veshtire do te jete qe te kaloje ky ligj. Megjithate shpresa eshte e fundit para vdekjes.wait end see.

  8. joel shkodra says:

    Shpresojme ta kene perkthyer mire mendimin e Venecias!

  9. lennard says:

    Saliu ne Hale-Lulka me Teneqe!!

  10. @ says:

    Kemi nje vit qe shohim endrra me Vetting…..
    Por, mund te na thote FBI-ja se kur do futen ne burg Hajdutet me imunitet? Gjykates e pushtetare…..
    Po pasurite e paligjshme (te sekuestruara) kur do ti kthehen popullit?
    Qe te vendosim alarmin e zgjimit, kur te ndodhe………. qe paraja e vjedhur te shkoje tek i zoti….
    Nderkohe …………….sweet dreams, albanians!

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    Lenard te siguroj se une e ti è te gjithe ne nuk fitojme asgje.
    Po shkojne ne zgjedhje PA regorme zgjedhore
    Kemi me qindra ligje qe nuk zbatohen.
    Gjin gjoni u zgjodh prape kushdo qe te zgjidhet eshte nje gjin gjon.
    Prandaj po qe se ke nje Pune tenden beje mire
    Shqiperise eshte bere nje mutsihane qe ska kush ta pastroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje