A ka më shpresë në Europë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bePolitikanёt i nёnvleftёsojnё zgjedhёsit, sepse ata e konsiderojnё gjuhёn e urrejtjes nё internet si zёrin e popullit, mendon Jagoda Marinic.

Unё nuk e di se kur ka nisur: papritur nё jetёn e pёrditshme duhet tё merresh kryesisht me armiqёsi ndaj demokracisё dhe shoqёrisё liberale. A ёshtё kjo e ardhmja, qё duam t’u servirim fёmijёve tanё? Ështё kjo bota, nё tё cilёn  duam qё tё rriten ata? Luftё kundёr pakicave si modus i demokracisё bashkёkohore?

Nё Gjermani sёrish u diskutua heqja e nёnshtetёsisё sё dyfishtё. Njё temё kaq e vjetёr – kur pёrgjigjem pёr kёtё, ndihem sikur kam bёrё vetёm njё kёrcim. Unё e pata shkruar mё 1999 tekstin e parё tё publikuar pёr kёtё temё. Ishte zotёria Roland Koch (politikan i CDU-sё, ish-kryeministёr i landit tёHesenit, shёn. red.) , qё mendonte, se me njё mbledhje nёnshkrimesh kundёr nёnshtetёsisё sё dyfishtё do tё fitonte vota. Gjithçka ka mbetur pothuajse siç ka qenё. Kjo prapaktheu e re nuk bёhet prej tё moshuarve tё urtё, por nga tё rinjtё e unionit kristiandemokrat – tё cilёve u kundёrvihet tani Angela Merkel si njё grua e pjekur.

Nёnshtetёsia e dyfishtё njё temё e sё djeshmes

Para 20 vjetёsh CDU-ja me nёnshtetёsinё e dyfishtё bёri luftёn elektorale. Merkel e di, se kjo temё ёshtё e sё djeshmes dhe e kthen debatin pёr integrimin pikёrisht aty. Ndёrkohё pёr qytetarёt e BE-sё ekziston mundёsia e dy nёnshtetёsive, qё do tё thotё: shumё nuk do tё preken nga ligji, por sidoqoftё do tё zemёrohen nga njё luftё elektorale kundёr realitetit tё jetёs sё tyre, pёr t’ia dhёnё votёn p.sh. CDU-sё – si p.sh. çdo gjermano-irlandez. Ndёrkohё qё CDU-ja me Merkelin do tё kishte kёsaj radhe shansin, tё mblidhte pikёrisht edhe kёto vota, qё dikur ishin tё vetёkuptueshme pёr socialdemokratёt. Bukur, qё unioni i tё rinjve konservatore sёrish ndihmon pёr njё temё. Tё rinjtё me dy nёnshtetёsi janё gjithashtu votues nё zgjedhjet e vjeshtёs 2017.

Pёrse ankorimi nё dy shtete duhet tё pёrlyhet vazhdimisht me nacionalizmin? A ёshtё ky njё hobby pёr tё gjithё ata, qё jashtё Gjermanisё lejohen tё bёjnё vetёm turizёm? Otto von Habsburg, i biri i perandorit tё fundit tё Austrisё, kishte pasaportёn gjermane, austriake, kroate dhe hungareze, lexova sё fundi. Ai ndёrroi jetё nё paqё nё moshёn 98 vjeçare nёStarnberger See, unё besoj, se nёnshtetёsia e shumёfishtё nuk i ka bёrё dёm atij. Por unioni i tё rinjve tё CDU-sё nuk e ka hallin tek ai. Me kёtё nismё natyrisht janё nё radhё tё parё nё shёnjestёr tё rinjtё, prindёrit e tё cilёve nuk vijnё nga vendet e BE-sё. Si qendron puna nё çёshtjen e bisedimeve tё antarёsimit me Turqinё?  E drejtё. Tani secili qё lind kёtu menjёherё duhet t’i bёhet e qartё prej politikёs gjermane se ku e ka vendin, nё mёnyrё qё atë si ngushёllim tё mund ta marrё nё krah e mbajё fort Erdogani. Nёse ai qё lind kёtu sёrish jeton kёtu si i huaj, atёherё ai nuk mund tё votojё. Sё shpejti njёzet milionё njerёz, qё jetojnё nё Gjermani nuk kanё tё drejtё vote vjeshtёn e ardhshme, shumica e tyre janё minorenё dhe tё huaj tё pёrhershёm, kёta janё ata qё asnjёherё nuk e kanё marrё nёnshtetёsinё, emigrantёt e parё.

Me kёtё pra merren partitё gjermane nё kohёt kur po rritet varfёria nё vend, mirёqenia po shpёrndahet gjithnjё e mё padrejtёsisht dhe pamjet nga Aleppo po pёrhapen nё mbarё botёn. Pamje, qё duhej tё polarizonin çdo njeri apolitik. Duhet ta pranojmё, nё lajmet gjermane imazhe tё tilla shfaqen disi mё rrallё nё ekran. Kёtu ёshtё krijuar njё program komod televiziv, qё nuk e trondit askёnd qё ёshtё ulur nё kolltuk nё dhomёn e ndjenjes. Pёr t’i parё kёto imazhe duhet tё ndryshosh kanalin tek  Al-Jazeera dhe CNN. Porta drejt botёs.

A nuk na u reklamua interneti si porta e madhe elirё drejt botёs nё fillim! E çfarё u bё  me tё? Ai u bё porta e kokave tё vogla tё çliruara. Nё njё gjuhё tё pagdhendur dhe nё indinjatё tё pafrenueshme. Qёkurse nё i marrim lajmet nga interneti dhe mendojmё, se atje kemi njё jetё tё dytё, realiteti ёshtё bёrё mё monoton. Tё duhet tё shohёsh nё  kokat mё tё vogla dhe tё merresh me shkallёt mё tё ulёta tё diskutimit, nё rast tё kundёrt tё quajnё elitar. Dikur ka pasur edukatё, sot ka klikime. Rinia rend nёpёr botё si nё njё kuti qelqi, nёpёr stacione treni tё gjithё shohin nёpёr ekrane dhe nuk duan t’ia dinё pёr atё qё kanё pёrballё. Edhe angazhimi politik pёr shumё vetё sot realizohet pёrmes kompjuterit. Vlerёsoj vargjet e dikurshme me drita tё njerёzve, qё sot as janё organizuar ndonjёherё pёr Aleppon.

Churchill ёshtё shprehur pёr Shtetet e Bashkuara tё Europё

Europa ёshtё kontineti, qytetet e tё cilit pas 1945 dukeshin si rrugёt e Aleppos sot. Njerёzit nё Europё e nisёn nga zeroja. Nuk kishte mё asnjё shpresё pёr art e filozofi, madje nuk kishte as ndonjё shpresё tё vogёl tё njerёzve pёr ndonjё formё arsimi apo diçkajё njerёzore. Njeriu mёson, qё me tё mёsuarin nё fund tё shkatёrrojё, ky ishte bilanci i arsimit tё njeriut pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Adorno u ngrit e bёri thirrje qё t’i jepej fund kёsaj, Hannah Arendt qe kёtu dhe nuk pa tё drejta njeriu, ndonёse nё çdo cep flitej pёr tё drejtat e njeriut.

Winston Churchill, njё politikan, jo poet, mё 19 shtator 1946 mbajti njё fjalim nё Zyrih, ku u shpreh, se vetёm tek njё Europё e bashkuar shihte shpresёn pёr njё tё ardhme tё kёtij kontinenti. Duhet tё paraprijnё vendet e njohura tё mёdha, tha ai. Ai foli pёr Shtetet e Bashkuara tё Europёs. Njё prej kёtyre vendeve, qё duhej tё paraprinin, sot ka dalё nga Europa. Jugu i Europёs lufton, Nё Veri flitet pёr nёnshtetёsinё e dyfishtё pёr disa qindra mijёra tё rinj, duke qenё kjo njё temё e madhe elektorale. Por zgjedhёsit e konsiderojnё pasaportёn e kёtyre pak tё rinjve mё tё rёndёsishme se unitetin e kontinentit. ndonёse, nuk janё zgjedhёsit por politikanёt ata, qё i nёnvleftёsojnё zgjedhёsit e tyre, sepse ata prapritur e konsiderojnё gjuhёn e urrejtjes nё internet si zёrin e popullit tё tyre.

Ka sёrish shpresё nё Europё

Javёn e kaluar njё vend i vogёl parapriu, tregoi, qё mund tё bisedohet me qytetarёt. Qysh atёherё ka shpresё sёrish nё Europё. Zgjedhjet nё Austri treguan, se me strategji elektorale ala Trump nuk mund tё fitohen zgjedhjet nё Europё. Ne duhet tё mos e pёrbaltim edhe mё shumё tё pёrditshmen tonё. Nuk duhet tё reagojmё vazhdimisht ndaj asaj, pёr tё cilёn na akuzojnё çdo ditё mediat sociale. Trump ndjek strategjinё  “One tweet per day keeps the media me way”. Ka ardhur koha qё politikanёt, intelektualёt, europianёt dhe “Citoyens” tё paraprijnё vetë dhe tё ngrenё çёshtje, pёr tё arritur njerёzit. Nuk ёshtё fjala vetёm pёr tё çmontuar populistёt dhe fjalimet e tyre, por edhe pёr tё konstruktuar njё botё, nё tё cilёn mund t’u kundёrvihesh atyre. Kjo botё e kundёrt ende nuk ёshtё pjekur, ne ndodhemi nё fillim./ DW

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “A ka më shpresë në Europë?”

  1. tfgs1 says:

    pra nese ti sunito lind dhe ha buken e gjermonit dhe ne dhomen e gjumit mban Erdoganin apo Terrnaven athere fuck in Turkey ,Kosovo or Albanistan……………..
    Tema,ka nje zhvillim te fundit ne BE per rikthim te VISA-s per gyzelet e corapekuqit,si ka mundesi qe nuk e keni marre vesh akoma dhe te njoftoni shqipfolesit…………!

  2. Leone-53 says:

    Vendosmeni ne vend te PARE si shqiptari qe jeton ne kete tip Europe (ne Itali) dhe eshte 90% kunder kesaj .
    Perse?
    -Sepse kjo Europe thote qe ti qytetar shqiptar, italian etj. duhet te flasesh e votosh por jo per ato qe vendos ky Bruksel burokrat!..(bile ai qe drejton kete Europe “te semure” i quajtur Juncher tha 1 dite pas referendiumit Hungarez me 4/10/16 se REFERENDIUMET jane te RREZIKSHEM!?…)
    -Sepse kjo Europe thote qe GLOBALIZMI i “praktikuar” keto reth 15 vitet e fundit eshte ne favor te qytetarit por qe duket sheshit qe ka qene ne favor te vendeve si Kina, India, Brazili etj. (te cilat jane shvilluar tamam nga ky tip globalizimi) e ne dem te ne europianve!..
    -Sepse kjo Europe (nepermjet NATO-os se saj) thote qe une do bej lufte kur me thote ndonje KRIMINEL si Bush, Bler e Sarkozi pa te pyetur ty popullin Europian, sic kane bere ne Iraq, Libi, Siri e gjekte duke shkatrruar shtetet e atjeshme duke sjell kete KAOS te pallogaritshem per ato vende dhe ne europianve, e se kete lufte do ta paguash ti qytetar i thjeshte europian!?..
    -Sepse kjo Europe thote qe nga qarkullimi i lire i njerezve neper te (Shengeli) fitojne qytetaret e thjeshte por qe nuk eshte ashtu sepse ketu fitojne 100% kriminelet e kalibrave te ndryshem qe jane “dyndur” ne Europe duke “mbjell” panik tek europianet dhe ne shqiptaret qe jetojme me djersen e ballit ketej nga fenomenet me negative qe bejne ketej si vjedhje, prostitucion, droge etj”!..
    -Sepse kjo tip Europe flet 24 ore per te drejta dhe asnje ore per detyra qe duhet te jene ne barazbesh e “harmoni”
    Mund te permend shume e shume fenomene NEGATIVE qe bien mbi kurrizin e ne te ndereshme sepse ata qe i bejne keto nuk i “paguajne” por i pagojme ne e femijet tane.
    KURRE me kete Europe dhe sdoja ta ngatroja vendin tim ne te por do te pranoja nje Shqiperi NEUTRALE dhe jo skllave e Europes apo Sh.B.A-se qe sigurisht i shikojne gjerat me “dylbite” e tyre e jo me syte tane e do ta perdorin per keq.

  3. .. says:

    Shprese ka gjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *