Basha çel "Open Day" në selinë blu dhe citon Trumpin: Ju do të jeni zotër të fatit tuaj!

11 Dhjetor 2016, 12:17Politika TEMA

Partia Demokratike hapi dyert në 26 vjetorin e themelimit të saj. “Open Day” e ka quajtur Selia Blu aktivitetin që u mundëson simpatizantëve dhe qytetarëve që të vizitojnë ambientet e brendshme dhe të takohen e të flasin personalisht me drejtuesit e partisë. Kryetari Lulzim Basha mbajti një fjalim para qytetarëve të shumtë. Ai vlerësoi kontributin e PD për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit dhe mënyrë të veçantë përmendi figurat historike të saj si Azem Hajdari, Gramoz Pashko e Sali Berisha.

“Partia Demokratike u soll shqiptarëve më shumë liri dhe demokraci i afroi ata më shumë me Evropën. Çfarë do që kemi bërë mirë nuk fsheh ato që kemi bërë gabim”.

Sipas Bashës, ajo për çfarë luftuan demokratët është zhbërë nën qeverisjen e majtë, që sipas tij e ka zhytur vendin ne korrupsion e drogë.

“Shqipëria e vitit 1990 dhe ajo e 2016, janë larg njëra-tjetrës, por afër. 26 vite më vonë, e kam fjalë për kalbëzimin. 26 vite më vonë, Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe që ka në thelb interesat politike, ekonomike dhe kriminale në krye të pushtetit. Ka korrupsionin sistem, drogën, sundimin, blerjen e votës. Ky është moçali, ky është kalbëzimi që u nxin jetën çdo shqiptari që u vret shpresën dhe i shtyn përsëri për në arrati njësoj si para 26 vitesh”.

Fjalën e tij, Basha e mbylli duke cituar një thënie të presidentit të zgjedhur të SHBA –ve, Donald Trump.

“Dua ta mbyll me disa fjalë thënë dje nga Donald Trump. Me të vërtetë po jetojmë në një kohë ndryshimesh të mëdha, skenari nuk është shkruar akoma, nuk e dimë se çfarë do të sjellë e nesërmja, por e dimë se autorë do të jenë secili prej jush. Ju, populli do ta keni në dorë, zëri juaj, ëndrrat tuaja, shpresat tuaja kurrë më nuk do të bien në vesh të shurdhët, ju do të jeni zotër të fatit tuaj”.

Basha foli për një parti të hapur, që do të mundësojë garën brenda saj dhe që do t’i drejtohet gjithnjë anëtarësisë për të marrë vendimet e mëdha, raporton Lapsi.

“Unë isha 17 vjec kur lindi Partia Demokratike. Sot jam kryetar i saj. Ndihem pafundësisht i privilegjuar dhe thellësisht i përunjur para kësaj përgjegjësie. Por unë jam i vetëdijshëm se kam arritur këtu vetëm sepse Partia Demokratike në momente të caktuara kuptoi rëndësinë e hapjes së saj ndaj njerëzve dhe vlerave që ata sjellin. Nëse ka dicka që unë jo vetëm besoj por edhe jam provë e gjallë e saj është se hapja sjell fryte, liria sjell mundësi.

Tani është rradha ime jo vetëm të kontriboj për të hapur Partinë Demokratike por për të garantuar që ajo do të jetë përherë e hapur dhe përherë e lirë: një parti ku të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikën dhe qeverisjen e vendit do të gjejnë përherë një mundësi dhe ku fati dhe karriera e tyre do të varet vetëm nga aftësia, talenti dhe kontributi i tyre.”

5 komente në “Basha çel “Open Day” në selinë blu dhe citon Trumpin: Ju do të jeni zotër të fatit tuaj!”

  1. I paemërt says:

    Ik ore kokrra e b….q…. kelysh i sahaneve greke plumbin ballit ate meriton ti sorrogato

  2. jani says:

    Hapje bythe kot quhet kjo. Nuk ka te marre vec atyre mjeraneve rreth qe te beson ty.

  3. ToniTR says:

    Provo te behesh bjond Luli se do ngjaje shume bukur dhe do te ngjisnin me shume fjalet!

  4. Fatosi-kosove says:

    O luli me mire veje “otvoreni dan” se te hidherohet fazlliqi e ste keshillon pastaj,po ashtu edhe kryetari yt sali berisha nuk eshte i kenaqur ta filoje me gjuhen Amerikane sepse ata jane armiqt tuaj,me mire mos ua kthe shpinen vllazneve tuaj serb e grek,zhivelli PD……………………..

  5. Bato says:

    Z. Basha, kam qene nje simpatizues i juaji dhe sinqerisht shpresoja te ishit nje figure e re perfaqesimit tone politik. Kisha teper shprese se do te sillnit nje fryme te re, si ne drejtimin e partise suaj, ashtu dhe ne qeverisjen e ketij vendi, nese do te arrinit te fitonit. Por, per realizimin e ketyre objektivave qe sapo permenda, t’i referohesh nje figure katastrofike – qe jo vetem Amerika eshte e shokuar dhe ende s’u besohet kjo qe po ndodh, por edhe bota eshte e shokuar dhe pret ne ankth nga do e presi timonin ky debil, sharlatan, injorant i politikes se brendshme dhe te jashtme qe i perket kategorise se pare, spiun rus, qe me shume gjase do ta izoloje Ameriken (per qellimet e tij personale dhe te kastes ruse qe e zgjodhi) dhe bashke me te edhe shpresen e vendeve ne zhvillim per prosperitet – tregon vetem nje fenomen, ate qe ne shqiptaret u kemi vene nje epitet: bythelepirje!!! Me kete referim qe i bere Donald Trumpit, sapo tregove se i ule pantallonat me gjithe breke dhe po pret qe te ta nguli!!! Shpresoj te te shijoje sepse nje 70 vjecar duhet te marre shume viagra, besoj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje