Basha dështon në 26 vjetor: Mbledh më pak njerëz sesa votat e Salianjit në FRPD

Sot PD festoi 26 vjetorin e lindjes. Lulzim Basha përsëriti ritualin e tij. Në datën 11 dhjetor u organizua një koktejl në sheshin përpara selisë të re të PD, ish godina e Shtepisë Qëndrore të Ushtrisë.

Basha u kujdes të ishte me lajm në fjalën e tij, megjithse fushata elektorale ka filluar ai nuk foli për fitore në zgjedhje por për zgjedhje brenda partisë. Por kjo është zgjedhja e tij.

Aktiviteti i sotëm i Bashës ishte një dështim për nga pjesmarrja. Dështim që erdhi si pasojë e një bojkoti që vjen nga baza e PD-së. Citynews po sjell disa fakte dhe shifra pas publikimit te fotove nga aktiviteti.

Në kamera sheshi përpara selisë dukej plot, por nga një llogari e thjeshte me siperfaqen dhe duke numeruar lehtesisht njerrezit nga fotot, Citynews raporton se aty ndodheshin rreth një mijë vetë, në skenarin më pozitiv edhe pesëqind më shumë. Pra një shifër e vogël kur flet për ftesa dhe organizim në një ditë feste. Po të ishte në sallën e Pallatit të Kongreseve gjysma do ishte bosh.

Por le ti kthemi fakteve pse ishte dështim aktiviteti i sotëm që u bojkotua masivisht nga demokratët.

Organizimi i PD ka urdhëruar të gjitha degët që të pranishëm në festë të jenë aktivet e tyre.

Për ta sqaruar cdo aktiv dege përbëhët nga kryetare dhe  sekretarë seksionesh, që mbulojnë cdo qendër votimi, kryetarët, sekretarët dhe kryesia e grupseksionit, anëtarët e kryesisë, kryetari, sekretari i degës, përfaqësuesit e LDG dhe FRPD.

Duke llogaritur këto shifra vetëm Tirana më degët e saj duhet të kishte disa mijëra të pranishëm, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri apo Vlora.  Një aktiv dege ka minimumi 100 anetarë.

Por për të nxjerë një shifër të saktë le ti reforohemi institucioneve dhe të dhënave zyrtare elektorale. Sipas KQZ, në Shqipëri ka 5008 Qendra Vorimi për 3.2 milionë votues në lista dhe votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare 1.7 milionë shqiptarë.

Organizimi i PD është seksion për Qendër Votimi, pra kryetar dhe sekretar për cdo QV me të paktën 7 anëtarë. Në total baza e PD duhet të ketë të paktën 10 mijë kryetarë dhe sekretarë seksionesh, po të shtojmë grupseksione, kryesi dege dhe organizata partnere, “ushtria politike organizative” e PD duhet të jetë të paktën 15 mijë vetë.  Pa futur këtu të ftuarit dhe shumë ambasadorë të munguar.

Sot në sheshin përpara PD kishte 10 apo më shumë herë më pak. Ishin rreth një mijë persona, gati 4 herë më pak sesa vota mori kandidati Ervin Salianji në garën për kryetar të FRPD. Ai kishte rreth 4300 vota, sot në sheshin përpara PD ishin disa herë më pak të pranishëm se votat e tij.

Ndoshta Salianjizimi i PD, si proces është më i sukseshëm dhe mbledh më shumë njerëz se vetë kreu demokrat Basha, i cili edhe pse u bojkotua masivish nuk nguroi të bënte selfie i qeshur duke ja kaluar edhe vetë Grida Dumës.

Ku po shkon PD? Mbledh në përvjetor më pak njërëz sesa vota mori një cunak në garën për kryetar të FRPD.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/dd-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/dd-7.jpg","attachment_id":596469},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/basha-shqup-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/basha-shqup.jpg","attachment_id":596376}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *