Basha në oborrin e SHQUP, ja dorëzon përgjegjësinë për humbje anëtarëve dhe në fund citon Trump

basha shqupLulzim Basha ka premtuar se do të ndryshoj statutin e PD dhe do të orientoj zgjedhjen e cdo strukture të PD nga votimi iantarësisë. Edhe të gjithë kandidatët që konkurojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.

Gjatë fjalimit të sotëm në oborrin e SHQUP, Basha tha se “Ne do të krijojmë mundësitë për konkurrencën e alternativave brenda partisë. Ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit dhe drejtuesve në dy vjet. Në këtë mënyrë, çdokush që ka një vizion apo një alternativë tjetër, do të ketë mundësinë të konkurrojë që vizioni i tij apo i saj të bëhet vizioni i partisë.”

Ai po ashtu theksoi se “jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.”

Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin.

Le ta dijnë të gjithë: përfaqësimi politik i PD do të vendoset nga anëtarët e saj.

Në fund Basha përmendi dhe vizionin e tij për administratën e partisë dhe llogaridhënien para elektoratit.

“Ne do të krijojmë një strukturë partiake perëndimore, të çliruar nga ofiqet dhe pushtetet, duke ndërtuar një platformë moderne që ka për qëllim ti ofrojë mundësitë cdo anëtari dhe cdo anëtare për karrierë dhe garë elektorale, por jo të ushtrojë pushtet mbi anëtarësinë”, theksoi Basha në oborrin e SHQUP.

Në fund të fjalimit të tij Basha citon presidentin e zgjedhur Trump duke theksuar se “senarët ende nuk janë shkruar”, por secili ka fatin e tij në duartë e veta. Me një fjalë po humbët mos ma kërkoni mua, kërkojani vetes.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Basha në oborrin e SHQUP, ja dorëzon përgjegjësinë për humbje anëtarëve dhe në fund citon Trump”

  1. Epo kjo pune! says:

    po degjoni ate qe duhet te flase per buxhetin e rruges se kombit, 21 janarin, 8 majin, detin e jugut te greku… cfare i bie te jeni ju? Vec te miren e ketij vendi nuk doni se po ta donit, e pastronit PD nga ata qe kane uzurpuar me dekada dhe benit politike pro perendimore ne favor te Shqiperise. Se dhe Esad Toptani i kishte ca pas vetes po tani nuk shkon me alibia “nuk e dinim”!

    1. Kujtim says:

      Ky Lulushi kerkon tju edhi hi syve gjith Shqipetareve. Le te shkoin para drejtesis qe nga Sala Lulushi me shok per demet qe i kan sjelle Shqiperis dhe krimet qe kan kryer. Te miratoin reformen te mos ken frik

    2. Kujtim says:

      Ky Lulushi kerkon tju edhi hi syve gjith Shqipetareve. Le te shkoin para drejtesis qe nga Sala Lulushi me shok per demet qe i kan sjelle Shqiperis dhe krimet qe kan kryer. Te miratoin reformen te mos ken frik . TE DISTANCOHEN NGA SALI BERISHA DHE GJITH TE TJERET PER DEMET QE KAN SJELL KETIJ POPULLI kete duhet te beje PD per ti treguar popullit se ka filluar te korigjohet.

  2. FREDI says:

    O Lulush ti s’e ke as per zakon qe te premtosh ,te shpifesh ,te genjesh.etj.por te pakten votoheni “VETINGUN”te dalin ato qe kini bere ne shesh,me vone ka per te besuar populli se deri tani ,ju te PD vetem kini vrare,kini vjedhur ,keni mbjellur droge dhe vazhdoni te mbillni kete ti e di ti si person shume mire,po beni c’eshte e mundur qe te pengoni REFORMEN-NE-DREJTESI qe te mos u dalin keto horrlleqe ne shesh,se po ata njeres qe dalin ne shesh me ty ,po ata dalin me EDIN,po ata dalin me ILIRIN,etj.me radhe se ju jeni shume k/partish dhe kur vjen puna per popull as qe ju shkon nderment fare ku I cilesoni edhe” koke palare”dhe ketyre “KOKE-PA-LARVE”3-6-muaj para zgjedhjeve ju lepihi sikur nuk ka ndodhur as nji gje,pasi mbarojne zgjedhjet thoni mire ja u beme “DEBILAVE”se ate koke kane,prandaj boll I ngope me luge bosh por mirato “VETINGUN”se EUROPA dhe U.S.A te njef shume mire qe je mashtrus.

  3. Mihali says:

    Kur e shoh me sy duket si njeri,kur e degjoj me duket si dreq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *