Batutat e Ramës me komentuesit: “Mbaji dy gishtat lart Elida”

Kryeministri Rama vijon të debatojë me ndjekësit ne rrjetin Facebook, duke mos përtuar edhe t’i thumbojë ata.

Rama ka publikuar një status ku njofton mbajtjen e një koncerti në dy janar të violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli.

Por edhe këtë radhë komentuesit kanë gjetur diçka për t’u ankuar.

“Koncerti i Vienës në Tiranë! Një ëndërr bëhet realitet. Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dollin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vienës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.

“Kjo ishte fiks ça i mungonte Shqipërisë”, shkruan një komentuese.

“Mbaji dy gishtat lart Elida se te tjerat ka kush mendon per t’i rregulluar”, i përgjigjet Rama.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-8-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-8.png","attachment_id":596096},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/rama-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/rama-3.jpg","attachment_id":592611}]

1 komente në “Batutat e Ramës me komentuesit: “Mbaji dy gishtat lart Elida””

  1. Devolliu says:

    Sa kushton kjo. apo eshte dhurate e popullit austriak per popullin shqiptar ?
    Ma do mendja qe dhe ky koncert do jete ide e Lindes. Se ajo hedh idene 2 vjet para dhe deri sa gjenden fondet duhet kohe.
    Tani besoj administra qe do vije te shofe koncertin sa e ka bileten ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *