CIA flet për hakerim zgjedhjesh nga Rusia, Trump ironizon

11 Dhjetor 2016, 21:37Bota TEMA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se akoma nuk mësohen dot me idenë se Donald Trump është Presidenti i tyre i ri. Konstatimin e CIA-s se rezultati zgjedhor është i manipuluar nga hakerat rus, Trump e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike.

“Mendoj se është qesharake ose më saktë është një tjetër justifikim. Unë nuk e besoj”, ka deklaruar Trump.

Vlerësimin se hakerat rusë u përpoqën të kthejnë rezultatin në favor të tij, Donald Trump e cilësoi si një pistë të krijuar posaçërisht nga demokratët të cilët janë zhgënjyer nga shkalla e madhe e humbjes.

Zyrtarët rusë nga ana e tyre i kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për hakerim. Por shqetësimi duket se nuk është partiak sepse nuk janë vetëm demokratët ata që kanë ngritur zërin.

Edhe senatori republikan John McCain, kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në një deklaratë të përbashkët me zyrtarë te lartë demokratë tha se raporti i CIA-s është një kambanë alarmi dhe se investigimi duhet të shkojë deri në fund, shkruan TCH.

Perëndimi po e sheh gjithnjë e më shumë si kërcënim rolin e Rusisë jo vetëm për agresivitetin e saj ushtarak në Siri dhe Ukrainë, por edhe për aktivitetet e paligjshme në hapësirën kibernetike, duke përfshirë dyshimet për ndërhyrjet e saj në m

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje