Ish-kryeministri: Po përgatiten thikat që reformën ta therin si "gjel deti" për festa

11 Dhjetor 2016, 09:17Politika TEMA

Kryeministri Majko shkruan në Facebook se “po përgatiten thikat që reforma të theret si gjel deti për vit të ri”.

Sipas Majkos gjithë sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe po bën gjithçka të minojë zbatimin e reformës.

Ja çfarë shkruan ai:

Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpejguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe midis të tjerash tha: – “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!”

Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh.

Shpallja e ditës së zgjedhjeve të 2017-ës i ngjan më shumë një basti përballë sfidës që reforma e drejtësisë ka vendosur ndaj shoqërisë shqiptare.

Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin.

Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesi do të jetë Shqipëria si model i “kapjes së shtetit”.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “biznesmenë” janë bërë fenomeni shqiptar i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si “gjel deti” për festat e fundvitit.

Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vettingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosi për Reformën e Dretësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.

Në tavolinën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut.

Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej dikur sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot pasi më kujton pamundësinë e shpejgimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.

Ashtu si Jezu Krishtin me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Barabai. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat… Pons Pilatë! Sigurisht.

13 komente në “Ish-kryeministri: Po përgatiten thikat që reformën ta therin si “gjel deti” për festa”

  1. vaso says:

    Pergjegjesia bie mbi ju,qe me reformat kercenoni dhe vetem per burgje flisni.Domosdo qe njerezit,kushdo qofte do mbrojne vetveten.

  2. tfgs1 says:

    mire qe e paske kuptuar mo Pandeli,vertet keshtu eshte ne asnje shtet arab[90% muslims ne vatan] nuk funxionon madje ne histori nuk eshte instaluar kurre DREJTESIA apo GJYQSORI ne ndonje shtet arab,pasi nga vet natyra e arabit[lloi i kafshes] si plehra qe jane i fusin ‘gishtin’ njeri tjetrit kete beri islamku Hoxha per 45vjt,kete beri vehabisti Sali per 25vjt,kete o ben edhe gylenisti Meta[pasi eshte laro i pabese]……………
    Corapekuqi,ki akoma shikon endrra me sy hapur……….per Shqiperi evropiane me 90% sunite,shiite,tourkotsamides e mujahedina!!!!
    Ah, mos harro Panteli ti kujtosh ”gishtin” edhe dikigoros Ngjela,se edhe ai fluturon me gisht ne kolo…………….

  3. beni says:

    Z.Pandi,boll me konstatime,do you have any solution for that ?

  4. Robert says:

    Mos ka ardhur koha qe populli te ngriher kunder atyre gjyqtare dhe politikane ashtu si ne rumani me Causheskun dhe ti bejne cope dhe ti hedhin ne kazan te plerave qe Shqiperia te vazhdoje rrugen drejt Europes

  5. LORA says:

    Ti majko efendiu je pjese e spikatur e pergjegjesise se tranzicionit rraskapites dhe shtetshkaterrues per shqiptaret,,,,jo sepse nuk e ke kuptuar realitetin shqiptar,por sepse ke perqafuar, me vetedije kriminale nano-kurvash, strategjine antikombetare te komplikimit te se thjeshtes.
    Meqe te paska hyre frika,,,,,kjo eshte nje e mire per mua,,,,,dhe dije se Vetting-un dhe ngritjen zgupthi te dreqesise se parametrave te korporates kriminale “gjin gjoni” e garanton pritshmeria,me etje ,ne shumice te cilesuar,e shqiptareve.
    Kujt I plasi per piruetat tuja kurvare (perfshire dhe fantazite e thikave,qe I marrin te keqen Reformimit qilizme ne Drejtesi) dhe te gjyqesorit tuaj klientelist ?
    Pres te shkoni ne djall,ku e meritoni tash e dy dekadat e fundit.

  6. Edi. Br says:

    Populli duhet te ngrihet ne protesta para dyerve te keture banditeve dhe hajduteve te shitur dhe boll fjeti se vetem keshtu ndryshojne gjerat!!! Protesta eshte e vetmja zgjidhje

  7. Adam says:

    Çfare populli flet z Robert , ne Shqiperi nuk ka popull aty ka vetem militant te verber dhe ish sigurimsa te shperndare neper parti te majta e te djathta Populli shqiptar eshte neper perendim ku ha buken e mundimit duke rrit femijet me shprese ta harrojne ate vend

    1. Tani.deutschand says:

      @adam
      Me se I vertete ku konstatim i juaji

  8. Arben says:

    OPO KY POPULL I LODHUR NUK THOTE GJE.

    Q…. MAMANE TU THERRASE BABA.

  9. dash says:

    Kush seshte shqiptar ,jashte nga ky forum!!! Funderine qe ngaterron gjerat me qellim…Ketu duhen snajper per te zhdukur te korruptuarit dhe antishqiptaret…(me falni per extremizmin Por nuk shoh zgjidhje)

  10. Sami says:

    Atehere duhet qe sistemi gjyqesor tr zgjidhet nga populli dhe jo nga mekanizma te terthorta. Ky sistem mund te mbyse te tashmen dhe te ardhmen e shqiptareve dhe populli nuk e zgjedh dot me vote. QE te kete drejtesi te pavarur kryeprokurori, keshilli larte i drejtesise dhe gjykata e larte duhet te zgjidhen nga populli.

  11. GK says:

    Te lumte ajko pende e ke shkruar SAKTE. Per ju komentuesi ” Adam”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje