Ja kush është kryeministri i ri i Italisë

11 Dhjetor 2016, 12:49Bota TEMA

Ashtu siç parashikohej, brenda një kohe shumë të shkurtër Presidenti i Republikës Sergio Mattarella mbylli konsultimet me partitë për krijimin e qeverisë së re.

Do të jetë Paolo Gentiloni, ministri i Jashtëm i qeverisë së mëparshme, personaliteti i zgjedhur për të kryesuar ekzekutivin e ri. Atij i kërkohet që të paraqesë sa më shpejt listën e ministrave, në mënyrë që të mund të realizohet ajo që deklaroi kreu i shtetit.

“Vendi, – tha ai, – ka nevojë brenda një kohe të shkurtër për një qeveri me funksione të plota, sepse ka detyrime dhe afate kombëtare, europiane dhe ndërkombëtare për të respektuar”.

Hapi i parë më urgjent pas krijimit të qeverisë mbetet ligji i ri zgjedhor. Aktualisht, për dy dhomat e Parlamentit janë në fuqi dy ligje të ndryshme, sepse nuk ka përfunduar procedura që do të çojë në homogjenizimin e situatës.

Gjatë natës, ish-kryeministri Matteo Renzi, emri i të cilit po përmëndej si kandidat për të krijuar një qeveri të re, në një mesazh në rrjetet sociale shkroi se po kthehet në shtëpi dhe se dorëheqja e tij ishte serioze, e jo shaka.

E nëse nga njëra anë tregon sesi këtë herë kthimi është ndryshe e mbyllet një kapitull i suksesshëm, nga ana tjetër lë të kuptohet se nuk do të largohet përfundimisht nga politika, e ndoshta edhe nga një post i ardhshëm drejtues në qeveri.

“Nëse do t’ia vlejë, dhe ia vlen, do të përveshim mëngët. Miliona italianëve që duan një të ardhme me ide dhe shpresa, u them se nuk do të lodhemi duke riprovuar dhe duke rinisur”, përfundon ish-kryeministri, që u deturua të japë doreheqjen pas dështimit në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje