Maskat “qëllojnë” në Paskuqan, terrorizojnë vajzën e paralizuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

maskaPersona të maskuar dhe të armatosur grabitën me armë banesën ku jetojnë një çift të moshuarish me vajzën e tyre të paralizuar në Paskuqan. Lajmi u bë me dije nga policia, e cila tha se autorët e krimit kanë marrë 300 mijë lekë të rinj dhe automjetin e pronarit të shtëpisë. Burimet zyrtare theksuan se më datë 10.12.2016, rreth orës 02:56, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshuar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.

“Këta shtetas kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur tre aparatë telefonikë, shumën monetare prej 32.000 lekësh dhe automjetin tip ‘Volksëagen’”, bëri me dije Policia. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur te diga e liqenit në Paskuqan. Nga hetimet mësohet se familja e grabitur ka një djalë emigrant në Angli dhe pikërisht ky fakt mendohet se i ka bërë ata objektiv të grabitësve. Autorët kanë menduar ose kanë pasur informacion se të moshuarit mbanin para në shtëpi, pasi kanë kthyer përmbys gjithçka në kërkim të parave, raporton Panorama.

Grabitja me armë

Pavarësisht se njoftimi për grabitjen është bërë në sallën operative të policisë rreth orës 02:56, ngjarja ka ndodhur së paku një orë e gjysmë më herët. Referuar dëshmive të dhëna nga të moshuarit e dëmtuar nga krimi, ka qenë ora 1:30 e mëngjesit, kur tre persona me armë tip pistoleta në duar, dhe me kapuça në kokën kanë hyrë në banesë.

Ata kanë thyer njërën nga dyert e shtëpisë dhe pasi kanë hyrë brenda, i kanë marrë me dhunë dy të moshuarit duke i vendosur në një dhomë. Njëri nga tre grabitësit, duke u drejtuar armën, ka mbajtur nën kërcënime dy të moshuarit pa i lënë të bëjnë asnjë veprim. Ndërkohë dy autorët e tjerë kanë përmbysur gjithç­ ka në shtëpi në kërkim të parave. Ata kanë arritur të gjejnë 300 mijë lekë të rinj, tre celularë dhe një sasi bizhuterish e më pas janë larguar duke i kërcënuar të moshuarit. Mësohet se ka qenë i zoti i shtëpisë së familjes Kurbibaj që u ka bërë me dije autorëve se kishte vajzën e paralizuar në shtëpi, por personat e maskuar dhe me armë kanë marrë paratë, celularët e bizhuteritë dhe kanë dalë jashtë shtëpisë. Ata kanë marrë edhe makinën tip “Golf 2”, që ndodhej e parkuar pranë banesës, pasi çelësat e saj i kishin gjetur gjatë kontrollit në shtëpi.

Dy të moshuarit që kanë një djalë emigrant në Angli, kanë pritur më pas policinë, e cila i mori në pyetje sapo mbërriti në banesë. Ekipi hetimor ka fotografuar dyert e thyera nga autorët dhe orenditë e dëmtuara, si dhe ka marrë në pyetje dy të moshuarit. Ata kanë thënë se autorët e grabitjes kanë qenë tre persona me maska në fytyrë dhe me armë në duar. Dy të moshuarit kanë pohuar se nuk kanë asnjë ide në lidhje me identitetin e grabitësve, por kanë shtuar se ata mund të kenë pasur informacion në lidhje me paratë pasi kanë kërkuar me ngulm në gjithë banesën.

Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar në lidhje me grabitjen me armë, ndërsa ka dyshime se autorët e krimit mund të jenë banorë të zonës. “Na vunë armët në kokë” Dy të moshuarit që jetojnë në banesën e grabitur i kanë thënë policisë se ka qenë ora 01:30 kur ata kanë dëgjuar se ka rënë dera e ballkonit. Kryefamiljari është ngritur për të parë dhe ka ndezur dritat, por në këtë kohë ka rënë dera tjetër. Pikërisht atë portë autorët e kanë thyer duke hyrë brenda banesës, ku kanë nisur kontrollin me qëllim marrjen e parave. “Na vunë armët në kokë, kërkonin që të mos i shikonin dhe pyesnin ku janë paratë”, kanë thënë të moshuarit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *