Mustafaj: Pakënaqësia ndaj qeverisë, s'i mjafton opozitës për t'u rikthyer në pushtet!

11 Dhjetor 2016, 17:54Politika TEMA

Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, vlerëson ecurinë e Partisë Demokratike në 26 vitet e saj, por kërkon mobilizim në këto muaj të mbetura deri në zgjedhje për tu rikthyer në pushet. Mustafaj thotë se nuk duhet të priret vetëm nga konsumi i qeverisë.

“Problemi është që sfidat e reja që ka Shqipëria duhet të përballohen përsëri nga Partia Demokratike dhe nga e djathta në përgjithësi, sepse menaxhimet e majta kanë treguar në të gjitha vendet e tjera europiane se e kanë thelluar krizën”, shprehet Mustafaj.

Partia Demokratike festoi 26-vjetorin e themelimit dhe kontributit të saj në shoqërinë post-komuniste shqiptare. Më shumë se sa gjysmën e viteve të saj e kaloi në pushtet, por si shihet sot kjo forcë politike nga personalitetet të cilët kontribuuan dhe investuan në jetën e saj?

“Tranzicioni në lidershipin e PD-së ka qenë i ndërlikuar, i vështirë, sepse pas Berishës dhe pas asaj humbje lidershipi i ri kishte sfida shumë të mëdha në kushtet e mungesës së përvojës, në kushtet e një rinovimi të përgjithshëm të PD. Unë besoj se ka ende muaj intensive pune për PD që ajo të bëhet vërtet zëri i pakënaqësisë dhe alternativë për zgjidhjen e problemeve. Sepse pakënaqësia në vetëvete thjesht si pakënaqësi nuk përkthehet në votë për opozitën në qoftë se opozita me programin e saj politik, me figurat që i ofron shoqërisë shqiptare nuk i përgjigjet si duhet”, tha Mustafaj për “OraNews”.

5 komente në “Mustafaj: Pakënaqësia ndaj qeverisë, s’i mjafton opozitës për t’u rikthyer në pushtet!”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    ky eshte me mediokrri “minister”qe kemi pas,dhe vazhdon te llomotise akoma……
    Jari,Lulja,Sala.jane 100 vjet drite nga kundershtaret e tyre.eshte nje iluzion ti ushqesh
    SHqiptaret me luge bosh……nejse edhe ky ka te drejten e vet prej fshatari te japi opinionin
    e tije……S’ka me bythe viçi,,,,iku koha e Rrumpalles !!!!!

  2. kombi says:

    Si nuk i vjen turp, qe del dhe flet brockulla .

  3. FREDI says:

    Ore Besnik ,ore pallosh ,po ku jeton ti ,apo sheh endrra me Sali-Krokodilin akoma ,per sa te jete gjalle Sali Krokodili,PD kurre s’ka per te ardhur ne pushtet o kriminelet e kombit.

  4. Delli USA says:

    Keta jan debila,o zotni,PD-ja eshte parti e inkriminuar nga kryekrimineli Sali Qeni(krimineli),po nuk denoj krimet si masakra e 96-es, kolapsin e 97-es,gerdecin,dhe qershija mbi torte krimi i 21 Janarit,asnje lidership nuk mund ta nxjeri nga bataku pd-en

  5. sofia says:

    Ne radhe te pare zoti Mustafaj duhet te nderroje kemishen, pastaj le te vazhdoje te nderroje mendjen. Eshte per tu habitur apo eshte nje boshllek i madh mendor per ato qe shpreh dhe flet, kete s’e kuptoj. A mund te pretendohet nga nje intelektual se e quajtura parti demokratike do qeverise vendin ne te ardhme? Nje gje e çuditeshme. Shqiperia do te kishte ecur shume here me perpara po te kishte pasur opozit keto vite, por ka vazhduar punen e filluar shpejte banda. Mungesa e opozites ka bere qe qeveria te beje si i do qejfi. Vendi ka ngele pa alternative tjeter. Ndoshta keta njerez te mençur si Mustafaji dhe te tjere duan te ngjallin nje fije shpres njerzeve dhe atyre te djathteve qe jane te pergjegjshem, por kjo pune nuk behet me urata, por me kazme e me lopata. Riorganizoni partine nga rrenjet se eshte kthyer ne bande ne duar te hajduteve, krimineleve, pse jo dhe tradhetreve qe s’u ben me pershtypje. Njerezit shohin dhe degjojne e s’kane nevoje per thirrje bajate te viteve 1991. Sot s’ka popull te djathte e te majte; sot ka shqiptare qe duan te jetojne ne vendin e tyre dhe shikojne dhe kerkojne alternativen qe u duhet; te pakten ate me te miren e te keqes. A ka alternative kjo pd me ata emra qe e drejtojne? E provuam, u dogjem e u vrane, u tradhetuam e muarren boten. Prandaj fjalet jane bosh, hidhuni ne vepra e lereni dengelat qe na ngopet e po i vjellim bashke me ju. Ma merr mendja se dhe weting-u do tu ndihmoje qe te rinovohet partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje