Nga ligësia e Hoxhës tek ligësia e Berishës, historia politike e Shqipërisë

ngjelaNga Spartak Ngjela

l.Vetingu erdhi: ikin edhe gjyqtarët, edhe pushtetarët, por pyetja që mbetet është kjo – kur do të ikë injoranca dhe sëmundja nga drejtimi i këtij vendi?

A e ka Reforma në përmbajtje këtë?

Por, duhet theksuar ndërkaq se ka një lidhje të brendshmë midis sëmundjes, domethënë ligësisë, dhe injorancës në pushtetet shqiptare të njëqinvjetëve të shtetit shqiptar.

E gjithë kjo gjendje korruptive dhe e pamoralshme që konstatohet sot në pushtetin shqiptar, pa drejtësi dhe pa mirëqënie, ka ardhur si pasojë e ligësisë. Po si del gjithëmonë ligësia në krye të qeverisjes së Shqipërisë?
Nuk duhet të shkojmë shumë larg në analizimin e kësaj pyetjeje. Ja, si erdhi Enver Hoxha në drejtimin e Partisë Komuniste, kur shumica e atyre që e zgjidhnin e dinin që ishte vetë ligësia? Erdhi në pushtet sepse, në fillimet e veta, komunistët iu nënshtruan vullnetit të dy të huajve për t’i drejtuar, përkatësisht dy Jugosllavëve nga Serbia.

Por, edhe pse komunistë, interesi sigurisht që është interes, dhe kuptohet që, te Enver Hoxha, këta të dy pikasën ligësinë: njeriun e lig dhe arrivist që shet gjithçka kombëtare për pushtetin e tij. Pa qënë i lig, kjo shitje e interesit kombëtar, nuk bëhet. Por, pasi ligësinë Hoxha e sollën në pushtet dy të huaj, ajo u zhvillua nga Enver Hoxha dhe u mbështetet nga injoranca, e cila, si rregull, në funksion të pushtetit, priret përgjithësisht nga ligësia.

Kjo ishte arsyeja që, në pushtetin e Enver Hoxhës, ne e pamë gjithmonë injorancën të ngritur në pushtet. Madje kaq e vërtetë është kjo sa, vetë Enver Hoxha dhe e gjithë aradha e ngushtë e tij, nuk pranuan t’ia linin pushtetin fëmijëve të tyre, sepse ata nuk ishin injorantë dhe prandaj mund të hiqnin dorë nga ligësia, të cilën propaganda e tyre e fshehte me sloganin marksist të “luftës së klasave”.

Dhe ne e pamë sesi plejada e re që drejtonte Partinë e Punës ishte krejt injorante, që duhej t’i nënshtrohej ligësisë së Ramiz Alisë dhe Nexhmie Hoxhës.
Fundi i hoxhizmit ishte rropatja e popullit në udhëtimin e pushtetit hoxhist nga Beogradi në Moskë, dhe nga Moska në Pekin, në funksion të ligësisë së mbajtjes së pushtetit me vuajtjen e shqiptarëve

ll.Aspekti i dytë i afërt i ligësisë në pushtet ishte rruga e dyshimtë e Sali Berishës drejt pushtetit. Pasardhësi tipik i ligësisë Hoxha, Ramiz Alia, e kishte pa dyshim në natyrë ligësinë, dhe, duke u nisur nga fakti i mbështetjes së madhe që i bëri Ramiz Alia Berishës, kupton sak faktin që ai e dinte se Berisha ishte një komunist i regjistrit të ligësisë. Prandaj për të sjellë atë në krye të opozitës së formuar prej tij, ai i vuri në dispozicion Sigurimin e Shtetit dhe gazetën Zëri i Popullit. Kjo gazetë, e cila morri nëpër gojë me shpifje uljen e personalitetit të të gjithë kundërshtarëve të Berishës në Partinë Demokratke, nuk tha asnjë fjalë për kryetarin që mezi e kishte zgjedhur vetë.

Pasi erdhi në pushtet, ligësia Berisha nuk pyeti më për ligësinë Alia, ashtu sikundër që ligësia Hoxha nuk kishte pyetur më për ligësinë jugosllave; dhe gjithçka, njëlloj si ligësia Hoxha, Berisha e mbështeti pushtetin e tij te injoranca dhe te nënshtrimi me çdo mjet i bashkepuntorëve të tij. Shiheni sot sesi ende noton mbi injorancën dhe mbi të korruptuarit e trembur nga vetingu. Por që është pa dyshim në hapat e tij të fundit në politikë…

lll.E pra, ky është rreziku që duhet shmangur që në hapat e para kur të krojohet klasa e re politike, pas vetingut: riardhja e një ligësi e të re në drejtimin e shtetit shqiptar, duhet frenuar që në fillim.
Sipas një mendimi teorik asksiomatik, po të ketë një drejtësi të vendosur realisht në Shqipëri, ligësia shqiptare do të qëndrojë domosdoshmërish larg drejtimit të pushtetit politik. Ligësia në pushtet mbretëron vetem nepërmjet krimit dhe korrupsionit. Prandaj, drejtësia është e vetmja zgjidhje.

Kjo duhet të jetë filozofia e ekipit kontrollues ndërkombëtar, për të sjellë në Shqipërinë e sotme, për herë të parë, një elitë politike të ditur dhe të paprekur nga ligësia arriviste komuniste që eci nga ligësia Hoxha te ligësia Berisha.
Dhe kjo sot është e arritshme në Shqipëri. Prirja e intelektualizmit shqipatar ështe tërësisht oksidentale, dhe dija e shëndoshë shqiptare është ose në botën e zgjeruar akademike shqiptare, ose jashtë e punësuar në pika kyçe në Perëndim, ose madje edhe nëpër bankat dhe kompanitë e mëdha tregtare brenda Shqipërisë.

Gjithçka sot është e arritshme, dhe unë besoj te principialiteti profesional amerikano-gjerman që po drejton Reformën perëndimore të Shqipërisë europiane.
Vendosja e drejtësisë pas njëqind vjetësh, do ta frenojë përfundimisht ligësinë, domethënë krimin, që të marrë sërish pushtetin në Shqipëri.

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Nga ligësia e Hoxhës tek ligësia e Berishës, historia politike e Shqipërisë”

  1. tfgs1 says:

    koqe kandari kur do te kuptosh se persa kohe qe do te existojne ne token e ”xanun” turkoshake, nuk do te kete kurre VETING e pordhe me rigone……………….

    1. €piriiiiii says:

      Per her te Par jam deri diku DAKORT me ty Tgfs. Ji pak mè Realist me i Pjekur kur Shkruan. Mos Komento sikur ke tymosur Hashash. Dija. Edukata. Kultura. Nuk eshte prone private e askujt. Historia rrotullohet. P.sh greket Qytetrimin e Kopjuan e Vodhen nga Egjiptianet. Romaket nga Greket. Egjiptiajnet thone nga Sumeret. Keshtuqe cdo gje eshte e mundur, po te shoheh çgjendie eshte sot Greqia Egjipti etjetj se Sumeret jan Zhdukur apo Asimiluar ne dicka tjeter. Shpresojme me te Miren ate qe thot Avokati.

      1. tfgs1 says:

        te miren e kemi ne xhep por cti bejme te keqes i thone nje fjale,pra nuk jam kunder te mires por te shpresosh se kete te mire do ta sjellin te huajt kjo eshte cmenduri,ok!
        jo vetem ngjela,por 99% e shqipfolesve ne shqiperi shpresojne tek te huajt madje edhe kur ata jane pasardhesit e pushtuesve turq te cilet shkerdhyen per 500vjt popullin shqiptar,gylenistet sot ”arsimojne” dhe japin ”kulture” arabi ne shqiperi,kjo eshte CMENDURI.
        ” nga pushtuesi mos prit asnje te mire” do te citonte i madhi Eliti.
        Thjesht ky fakt,tregon se ai vend ka vdekur i pa lindur,te tjerat jane pordhe me rigon………..

    2. Albatros says:

      Vrimofag shko hiq rrocken nga bytha se po te zien si tenxhere me presion dhe po te dridhen duart.Ti dhe kopilat e tjere Iraniano Pseudo Grek bashke me kete Baxhellen Spiune Greko Amerikane ja hengret mutin Enver Hoxhes se ju beri te perdhunonit veten pa drita

  2. kombi says:

    Zhdukja e Berishes do te jete nje akt madheshtor i vetingut . Antishqipetari e shkatarroj kete vend me gjithe talentin e tij te ligesise .Burgun e ka pak .

    Atdheu eshte i shtrenjte ,nuk e meritonte ky vend te shkatarrohej nga nje malok vicidoli .

    1. Kujtim says:

      Shum mire kombi. Avokati eshte Numer Nje ka cfar i jep kesaj shoqerie

    2. Kujtim says:

      Shum mire kombi. Avokati eshte Numer Nje ka cfar i jep kesaj shoqerie,,,,,,,,,,

  3. Don says:

    ME qe drejtesia eshte problemi z.Spartak atehere zgjidhja eshte vetem nje, qe siztemi i drejtesise te zgjidhet nga direkt nga populli.

  4. Zara says:

    Per Mua zgjidhje afat gjate eshte dhe nje shkollim perendimor I mirefillte. Te mbyllen ato universitetet private dhe te hapen univsrsitete amerikane si ne Bulgaria, Hungari dhe Ceki.

  5. k says:

    FTOJ AVOKATIN TË REFLEKTOJË MBI FAKTIN E KËTIJ PËRQËNDRIMI SATRAPËSH DHE DIKTATORËSH NË NJË VEND AQ TË VOGËL.
    SHPJEGIMI SIPAS MENDIMIT TIM MODEST QËNDRON PIKËRISHT NË CILËSITË NEGATIVE QË KANË DOMINUAR NDËR
    SHEKUJ IDENTITETIN E POPULLIT SHQIPTAR.
    EDHE SIKUR TË KISHIM MUNDËSI TA PASRONIM POLITIKËN SHQIPTARE NGA KËTA BANDITË E HAJDUTË,
    KAM SIGURINË MATAMATIKE SE EDHE ATA QË DO TË VIJNË DO TË BËJNË TË NJËJTAT GJËRA QË BËJNË KËTA.
    MOS JENI DONKISHOTË JASHTË REALITETIT.

  6. Lennard says:

    Do te behet VETINGU o tfgs-grekoman.Pastaj e kemi gati nje HU me GUNGA ,posacerisht per Ty dhe zagaret si TI.

  7. Epo kjo pune! says:

    drejtesia do fuse friken, gje e mire kjo se do mendohen dy here neser para se te abuzojne me pushtetin. Por duhet dhe ligj zgjedhor real dmth meritokratik dhe jo lista emerimi. Plus fushatat te behen pa manifestime, te ndalohen me ligj, vetem debate televizive dhe drejtesi per shpifjet ne fushata (se keshtu me shpifje nxehen gjakrat dhe votohen garipat).

  8. majorri i maocedunve... says:

    po si mund te zhduket ligesija nga pushteti ne nje vend ku te liqte perbejne shumicen absolute dhe kjo gje historikisht dhe jo vetem ne nje segment kohe ne histori. sepse ligesija ka raste qe prek edhe “te shendoshet” si puna e hitlerizmit tek gjermanet ,qe erdhi si ligesi totale nga vet masa e popullit gjerman. por ai erdh dhe iku. dhe ndodhi nji aksident historic sepse gjermanet e kan tregu se kush jan.
    kurse shqiptaret jan ne gjith historin te liq . me te liq sesa hitlerjanet.
    nga liqesija vijm
    drejt ligesive shkojm
    te liq dikur ishim
    te liq,po do vazhdojm.
    dhe nese dikur ne fjuçër
    bota s do dij me c esht ligesija
    mos e kerkoni te ligen ne enderr
    do ta gjeni ate te shqiperija.
    kto jan vargjet e poezis mengjeze te pergjakura te letessis se post realizmit demokratik te shkrimtarit Demoqirjan Deqimiri

  9. Gent says:

    Mulli fjalesh je Ngjela.
    Po , dite perfte?!
    Ke frike se os te harrojme?! Lol

  10. petrit says:

    O Avukat ! sot ke sjelle ca brockulla , me kete artikull , kur ngaterron te sotmen , {sistemin } tend me te djeshmen , {Sistemin e Babait tend } i ben lemsh gjerat .

  11. Gus says:

    Jetëgjatësia e Ligësisë varet nga sistemi ushqyese dhe financues që e mban në këmbë.
    Në qoftë se nuk goditet ky sistem gjithmonë do ta kemi atë bashkë udhëtare.
    Lufte kundër sistemit që e polli dhe e rrit.
    Gjykimi parimore për krijuesit dhe mbështetësit të këtij sistemi kushdo qofshin ata të djathtë apo të majtë dhe distacim i plotë ndaj tyre

  12. Mentari says:

    Po ti o debil Bolshevik (se nga jashte na dukesh si democrat kurse mbrenda ne nderhgjehjen tuaj je Bolshevik) Ligesine e ke tek Ortodoksi i Janullatos qe eshte sot Komandanti (kryeministri) I Aleances se Qelbesirave dhe ti po I puth bythen per nje vend pune te privilegjuar . Ik o tru thartuar qe Barazon njeriun democrat qe te liroj nga Burgu te madhin Berish me shokun e Babit tuaj kriminelin Enver Halene.Shko e kontrollohu tek Doktori I Psikiatrise se ke probleme serjoze me urrejtjen tende Idioteske e injorante.

  13. I ligu Spartak says:

    Taku, Taku tarallaku!
    Eshte turp i madh dhe super ligesi prej teje qe vazhdon dhe krahason nje burre shteti si E.Hoxha me nje spiun dhe hajdut ordiner si SRB.
    I pari ndertoi shtet te forte pas kaosit te luftes se 2-te boterore, ne kushtet e luftes se ftohte.
    Ndersa i dyti zbertheu shtetin dhe pervetesoi pasurine kombetare duke rikthyer anarshine dhe diktaturen e krimit, ne sherbim te te huajve dhe per perfitim te shpejte personal.

  14. Capi dhia says:

    Taku, kujdes, mos dil jashte teme. Qendro te Reforma ne Drejtesi. Ka kush merret me Enverin. Sepse po ra Reforma do te biesh edhe Ti keq, shume keq – gje qe nuk te ndodhi nga renia e Enverit. Thellohu djale, thellohu. Sa mesiper mos me kupto mua si enverist, po si realist bashkekohor. Tung.

    You can also tap on this link to verify your phone: v.whatsapp.com/97eq, shume keq.

  15. Mao Tse Tung says:

    Nuk besoj se ka shprese se te gjithe, dhe fatkeqesisht edhe brezi i ri qe eshte me katran, jemi produkt i atij regjimi famekeq. Qytetaria ne Shqiperi nuk cmohet dhe sa kohe ndodh keshtu nuk mund te shikosh drite ne fund te tunelit.

  16. nord.al says:

    Bravo Ngjela, si gjithmone i mrekullueshem.

  17. Dike Mullai says:

    BRAVO Ngjela! Krahasim te bukur ke bere!

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    Trekendeshin e ligesise e mbyll idiotesia dhe palavozlleku i ketij qe meqe mban nje puro ne dore (qe ne fakt duket si kaçarrum muti) ka filluar t’i duket vehtja misherimi i urtesise njerezore. Taku rriji bythes siper e mos ha te pëgëra.

  19. ........ says:

    Nuk jan njelloj regjimi i ENVER HOXHES ishte xhelati i kriminelve atnishqiptarve tradhtarve te kombit SHQIPTAR mashtrusve batakçinje dhe hajdutve te kombit ton , kurse saliu i krijoj i frymzoj hajdutet krimin kondrabanden korrupsionin dhe tradhtin komtare , ngjeles i ka ngel fiksim ENVERI se e futi ne burg ate dhe te jatin , por i jati ngjeles vodhi parat e shtetit kur ishte minister tregtie dhe i depozitoi ne llogari te vet ne zvicer prandaj u fut ne burg , ngjela filloi te llapte se ju fut i jati ne burg dhe prandaj barazon saliun me ENVERIN ngjela , njerzit duhet ta din te verteten. mir thot DRITEROI te shan i shari te baltos zagari.

  20. .. says:

    SPARTAK mos perziej miellin me krunden lere ENVERIN ne pun te vet nuk i afroeni dot ju politikanet ordiner atij burri per patriotizem dhe ndershmeri , ai burr shteti ishte xhelati antishqiptarve maskarenjve hajdutve shkelesve te ligjit dhe te ter spiunve dhe agjenteve qe punoni kunder interesave komtare kta te fundit qe sot kan zaptuar parlamentin dhe kapardisen si agallar i kalonte ne plumb se tradhtari kombit plumbin meriton, sot kta tradhtar qe kan mbushur politiken SHQIPTARE perlamentin dhe disa medja kan 25 vjet qe shkaterrojn SHQIPRIN sipas deshires se agjentures greke dhe serbe, meru me kta taku lere ENVERIN se ju nuk i vini mender as ke bolet atij burri , ai vertet ishte i urryer per ty se te futi baban ne burg por nuk e futi se deshte demokraci taku por ai e vuri minister tregtie tet at dhe yt at vodhi parat e popullit dhe i futi ne bangen e zvicres per llogarin e vet dhe tendet , pra mas fakteve ke konflikt interesi me ate burr shteti dhe negativ jenu ju ne kte rast qe dini anarshi totale dhe ne emer te amerikes genjeni njerzit sikur kerkoni lulzimin e vendit tuaj qe e shisni sa her ju duhen para dhe keni nevoj jeni kthyer te ter ne matrapazet e kti vendi nga ti dhe saliu qe esht soi yt e deri tek luli muli qe punojn per te huajt bashk me bollanot dulet e ku ta di un more vesh taku lere ENVERIN se nuk ishte si ju abuzusit dhe matrapazet e kti vendi.

  21. Nje popull injorant e tregon veten edhe ne komentet qe ben,eshte me se e drejte thenia :”Nje popull eshte i lire dhe i lumtur aq sa e merton “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *