Rama në FB: Nuk jam i kënaqur me ato që kemi bërë. Lum kush ka vajza!

11 Dhjetor 2016, 18:20Politika TEMA

Kryeministri Rama ka kryer komunikimin e radhës në Facebook ku foli lidhur me raporton e PISA të publikuar javën që lamë pas.

“Këtë javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve, PISA, është një vlerësim ndërkombëtar i standartizuar. Vendi ynë u rendit jo thjesht më mirë se anjëherë tjetër, por në një pozicion ku la pas plot 21 vende të tjera, ndër të cilat dhe vende që në shumë aspekte janë më të përparuara sesa i yni. Brenda këtij lajmi të mirë ka plot të dhëna inkurajuese, sikundër dhe plot mësime. Interesante është se nëse do llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave atëherë Shqipëria do të ishte në një pozicion edhe më të mirë. Vendet e tjera që do ishin pas do të ishin 24. Lum kush ka vajza.Në përdorimin e kompetecave shkencore kemi një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e mëparshëm.Shqipëria është e katërta.Rezultati i Shqipërisë në këtë program ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve 15 vjeçarë ka qenë befasues për shumëkënd.“, tha Rama

Më tej ai foli për punën e qeverisë ku tha se ka ende shumë për të bërë.

“Nuk jam i kënaqur me çfarë kemi bërë. Sado që krahasuar me 3 vjet më parë kemi bërë vërtet shumë. Disa u hodhën përpjetë dhe e komentuan shprehjen time të pakënaqesisë ndaj qeverisë si dobësi, apo më keq akoma si dorëzim. Por në fakt e kundërta është e vërtetë. Unë kam qenë dhe do të mbetem deri ditën e fundit në këtë zyrë i pakënaqur me veten dhe me qeverinë që drejtoj. Pavarësisht arritjeve, pika ku dua dhe mund të mbërrijmë sëbashku kam bindjen është ende larg.Kërkon më shumë punë, mundime, durim dhe shumë më shumë rezultate të prekshme për njerëzit. Nuk jam ai Kryeministri i vetëkënaqur i rradhës që ju kërkon të brohorisni qeverinë.”, tha kryeministri.

12 komente në “Rama në FB: Nuk jam i kënaqur me ato që kemi bërë. Lum kush ka vajza!”

  1. Devolliu says:

    Po eshte vaksine te kishe qene nuk do ishe kaq prezen ne tv. I mbyte njerezit edhe te Diele.
    O burri i Lindes, leri robt te bejne nje dite te diele pushim pa ta pare fytyres.

    1. zhozituta says:

      O devolliu! Po nese nuk te pelqen mund te nderrosh kanalin se pultin ne dore e ke o derezi! Po devolliu, devolli si kane thene kot me kohe.

      1. adi says:

        Te vetmin vleresim real te nje qeverie ,rilindja e mori me mos hapjen e negociatave sepse ne kete vend
        Ekonomia eshte ne ate pike sa shqiptaret ikin nga syte kembet Me shume se sirianet qe jane ne lufte, bile sa mund te rezikojne edhe vizat
        Shendetesia per vec nja 400 milione € koncesione qe me shume gjasa do I shtohen edhe 100 milione te tjera nuk ka qene ndonjehere kaq keq.
        Rruget qe saliu I la rrugeve kr rilindasi nuk ju shtoi dot asnje meter ne 4 vjet.
        Hashashi mgjth rilindja shkateroi 99.8% te siperfaqes duket se eshte bere problem europian bile aq shume sa eshte nje nga kushtet per integrimin.
        Banditet kriminelet tutoret trafikantet jane te vetmit shqiptare te ” studiuar ” ne perendim qe rilindja I integroi ne jeten politike, e le te flasi sa te doje kr rilindasi per reforme ne arsim e shqiptare te arsimuar jashte se fakti eshte se vetem ata nuk kane vend te rilindja.
        Plehrat e europes na i solli si dhurate per te pastruar shqiperine dhe kjo eshte nje reklame e papare per turizmin dhe bujqesine.
        Muxhahedinet tani qe Trump nuk do paguaje me per ta duhet ti mbajme ne me buke e nuk jane 200 sa solli saliu po nja 3000 a me shume.
        Ne politiken e jashtme me armik personal presidentin e amerikes, te merkel ka me pak vlere se Laura e PD po ti shtosh dhe faktin se brenda 2017 shumica e vendeve kryesore te europes do drejtohen nga te djathte ose ekstremi I djathte me mikun e vetem te mbetur edhe pak kohe erdoganin ne rrugen e tyre te vet shkaterimit shqiptaret nuk kane shanc me te madh se te votojne serisht rilindjen .

    2. Sala ja merr me not, EDRAMA ja merr me Facebook says:

      se kupton ti qe do t’ja marre SALI BERISHES …SALIU JA MERR ME NOT KY JA MERR ME FACEEBOOK…

  2. Qyqja says:

    Pse vajza, mos do legalizohet prostitucioni?
    apo do t’i martoni me te huaj???

  3. Qyqja. says:

    Pse vajza, mos do legalizohet prostitucioni?
    apo do t’i martoni me te huaj?????

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duhet te jesh me realist,modestia e tepruar,shenje e mendjemadhesis !
    Sukseset ne arsim duhet te pershendeten,pune e perbashket e te gjithe arsimtarve.
    Ketu ka vend per qeverine,per plotesimin e bazes materiale per mesim,klasave kabinete,zevendesimin e programeve pirate ne kompiutrat e shkollave me ato bashkohore.
    Zoti apo natyra i ka bekuar te dyja gjinite,mashkulore dhe femrore !
    Po qe se ato jane me te zonja,hape krahun,vendin e kryetarit dhe Kryeministrit,dorzoja grave !
    Por tek “socialistet” lexohet buzeqeshje per femrat e punesuara,”autoritet perbuzes ” per meshkujt !
    Kjo tregon se mungesen e freskise bashkeshortore e ngateron me “zotesine” ne pune.
    Une nuk e ngateroj bukurine me zotesine !

  5. zhozituta says:

    Po kjo qyqja qenka me qyqe se devolliu. Po lexoni nje here dhe pastaj komentoni!

  6. sit back and.. relaks says:

    Nuk ngopet barku dhe progreson vendi e statistika, nqs keto te ashtuquajtura suksese te studenteve tane nuk perkthehen ne suksese ne ekonomi, ne vende pune etj ath keto statistika ne nuk na hyjne ne pune, qameti mund ti hyjne ne pune vendeve ku do emigrojne dhe do japin kontributin e tyre keta studente te shkelqyer. Ne kete rast i bie qene po pergatisim thjesht krahe dhe tru pune per boten ne perendim ndersa shqiperia ngelet me gisht ne goje si gjithmone.

  7. DETARI Atlantidhes @ says:

    kurse une do ta brohorisja qeverine tende si me te miren ne keto 100 vjete !
    kurse ti ,je nji mbrekulli per ate popull !bravo !https://www.youtube.com/watch?v=fG7UcCVo_KIhttps://www.youtube.com/watch?v=fG7UcCVo_KI

    nji vajze e mire=nji nene e mire ……

  8. Faro says:

    I pakrahasueshem!
    Por reformatoret pak njerez dijne ti vleresojne. Shumica i quajne edhe anormal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje