Vrasja e Aleksandër Bardhit, ekzekutohet në derën e shtëpisë babai i të shumëkërkuarit

11 Dhjetor 2016, 19:32Politika TEMA

Ekzekutohet me armë në derën e shtëpisë së tij në Ksamil, babai i Albi Xhezairit i shumëkërkuari për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa polica e Sarandës është duke shkuar në vendngjarje, aty ku 53­vjeçari Agron Xhezairi është vrarë me breshëri arme, ndërsa burime të BalkanWeb thonë se ka dyshime të forta që vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje, pasi djali i tij është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator në fshatin Shëndëlli.

Në 30 tetor Agron Xhezairit iu vu edhe bombë me telekomandë në makinë, por arriti ta kuptojë një fakt të tillë dhe njoftoi policinë e cila më pas bëri çaktivizimin e saj.

Për vrasjen e Aleksandër Bardhit janë arrestuar Dhimitër Ciko 20­vjeç dhe Amarildo Lame 18­vjeç, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe 20­vjeçarin Albi Xhezairi.

NGJARJA

Policia e Sarandës ka dokumentuar tashmë gjithë ngjarjen e ndodhur në 24 shtator të këtij viti, ku mbeti i vrarë shtetasi Aleksandër Bardhi, vëllai i ishk­reut të njësisë Administrative, të Kaçinarit nw Mirditw.

Gjatë veprimeve hetimore intensive u zbuluan dhe arrestuan autorët e vrasjes: Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Trafikim Narkotikësh”; A.L., 18 vjeç, banues në Ksamil. Ndërkohë që është shpallur në kërkim Albi Xhezairi, 20 vjeç, banues në Ksamil, i

dënuar më parë për “Vjedhje”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Xh., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri “Automatikmodel 56” si dhe 3 krëhëra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime laboratorike.

Nga ekzaminimet laboratorike që u është nënshtruar këtyre armëve, ka rezultuar se të tre armët e mësipërme kanë realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Gjithashtu, Policia bën me dije se këta shtetas janë autorë në lidhje me një ngjarje tjetër të ndodhur në datën 21.09.2016, ku në vendin e quajtur “Kthesa e shëtitorës” Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6gëzhoja automatiku model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Si rezultat i ekzaminimeve të kryera për 3 armët e mësipërme për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje të Ksamilit. Punohet për kapjen e  shtetasit në kërkim.

5 komente në “Vrasja e Aleksandër Bardhit, ekzekutohet në derën e shtëpisë babai i të shumëkërkuarit”

  1. says:

    Ramës i intereson fitorja e 18 qershorit 2017 ndërsa për të vën rregull se ka prioritet.

  2. Xhafer says:

    Cqendron Rama ketu kur ke bere nje vrasje ti nuk flen i qete né shtepin tende né shqiperi ekziston hakmaria

  3. Prec Ulaj says:

    Pse gjenden Mirditoret ne Ksamil?
    Ju ka thene te zaptojne toka Berisha?
    Po sjellin Gjakmarrjen ne Jug keta ndyresira.

  4. Lpl. says:

    Nuk te falin Mirditoret ne kesi rastesh marrin hak flak per flak .Si kane bere llogarite mire ata vrasesit kane kujtuar se kane vrsre nje qen rrugesh , nuk ta fale kush gjakun sot ne kete gjendje lufte dhe mbijetese qe ndollet Shqiperia .Armet jane te ngrehura si ne lufte nuk pret puna per arsytim dhe gjykim qe te peshojne fajin , per familjen nga Mirdita kishte nje mashkull te demtuar , vrasja eshte vrasje si do qe te jrte puna eshte e pa justifikuar nga vrasesit dhe gjykimi eshte i rrepte nga te demtuarit , u mbyllte me kaq nje per nje zgjidhja me e drejte tani pas ngjarjeve.Edhe i keqi dhe budallaj dhe i miri paguajne barabar ne vrasje .

  5. Qetesia says:

    C’duan keta maloker kriminele ne Ksamil, se vetem per bela jane?
    Mire ishin ne Mirdite, ne shtepine e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje