"21 Janari", Berisha deklaron se do vriste kryeministrin aktual: Rama s’do ishte sot, nëse nuk do të përmbahej. Nuk e lëshoja zyrën

12 Dhjetor 2016, 22:27Politika TEMA
"21 Janari", Berisha deklaron se do vriste kryeministrin aktual: Rama

Ish-kryeministri Berisha ka folur sot në “Top-Channel” për “21 Janarin”. Ai ka bërë një nga deklaratat më të frikshme për një shtetar, teksa është shprehur se do të merrte jetë njerezish sikurse mori.

Madje deklaroi se do të merrte dhe atë të ish-kreut të opozitës sot kryeministër, nëse turma nuk do të përmbahej.

Berisha tha se ai nuk ka patur kurrë ndërmend që ta lëshonte zyrën e kryeministrit gjatë protestës ku vranë 4 protestues.

Ai madje nuk ngurroi të thotë se Rama s’do të ishte më gjallë sot, nëse nuk do të përmbahej pas atyre ngjarjeve.

“Ai kërkonte të mbante fjalim nga zyra ime. Për asnjë arsye në botë nuk do ta lëshoja zyrën time. Por nëse Rama s’do të përmbahej, ai sot s’do të ishte më”, tha Berisha.

21 Janari

Berisha foli për 21 Janarin, katër viktimat e tij dhe ngjarjet që pasuan atë.

“Kam shprehur dhimbje dhe keqardhje për ata njerëz, por institucioni nuk dorëzohej nga Sali Berisha. Ishte zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time”, tha ai.

Ish-Kryeministri tha se asnjëherë nuk ka parë kundërshtarët e tij politikë si armiq. Për të ka patur vetëm një armik.

“Në politikë në 26 vite kam konsideruar një armik të egër dhe asnjë tjetër dhe ai ka qenë Sllobodan Milloshevic. Nuk isha i sigurtë nëse të tjerët ndajnë këtë mendim. Pashë më 21 Janar Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësi sa donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës time dhe ndjeva keqardhje që ka mbartës të një diversiteti armiqësor. Unë pavarësisht nga qëndrimet e tij, në publicistikën e tij kishte edhe qëndrime shumë të drejta. Armik e kam shumë të vështirë të konceptoj kundërshtarin”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi pasardhësin e tij se më 21 Janar u soll si armik.

“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Ai u soll si armik më 21 janar”, u shpreh ai.

Berisha nuk e quajti sulm ndaj kryeministrisë 14 Shtatorin.

“Atë se ka sulmuar kurrë Sali Berisha. S’e sulmoj dhe nuk e sulmoj ndonjëherë unë. 14 Shtatori ishte një ngjarje që jo ne, por ministrat e Jashtëm të BE-së thanë që vendi ishte në prag të luftës civile. Ishte një zemërim i pakontrolluar i njerëzve. U kam kërkuar që të largohen me çdo kusht dhe kundërshtarët e mi e pohojnë këtë”, vijoi ai.

 

24 komente në ““21 Janari”, Berisha deklaron se do vriste kryeministrin aktual: Rama s’do ishte sot, nëse nuk do të përmbahej. Nuk e lëshoja zyrën”

  1. sala says:

    po te vjen ngordhja kelyshi Sheqeres

  2. ATDHEU says:

    ti duhesh varur prej gjuhe kelysh serbie.

  3. Voica says:

    Ky kriminel kur thote keshtu, subkoshienca e shtyn te krahasohet me Nanon e vitit 98 me Azemin, qe iku ne Maqedoni. As i bejne pershtypje fare 4 te vraret r.q…

  4. mali says:

    Ti mban shprese ke populli qe te mbron o qyqar, po dije qe jane lodhe dhe te tute me ty, e tani koha jote po perfundon, ishalla shpejt e me burg.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Zyra qe te la Sheqerja ?!?! Fytyre qe ka sorrollitur dhe rropatur nje popull te tere..

  6. kashi says:

    ky jo vetem qe eshte kriminel por edhe idiot

  7. REZI says:

    E patë si i merrej goja kur donte të gënjente, gjithë kohën gënjeu…fillon një fjali dhe s’e përfundon. Vërtetë habitem si s’mësoi ky njeri të flasë, e rrotullonte pyetjen që t’i shmangej…pa le po i duket vetja mbret, po mirë bën kur nuk vihet me shpatulla për muri…pse s’i transmetuat kur përshëndet Ramiz Alinë nga sheshi i qytetit Studenti, se prandaj e rrotulloi fjalën, se ramiz Alia nuk jeton më. Kush ta bëri zyrën dhe shqipërinë që e bëre rrumpallë? Më ngjall krupën kur e shoh…mortje që do kalbesh për c’ke bërë këtij vëndi.

  8. evita says:

    Por a ka Prokurori ne ate vendin tone?!
    Te deklarosh publikisht se vrava dhe do te vrisja, se i vrava ca me dashje se me merrnin karrigen e zyren ca me krim shteteror, Prokuroria duhet te ishte aty tani dhe ra arrestinte Berishen, te mis arrinte te dilte nga ajo studio! Po kujt i thua Adriatk Llalla fle mbi mut! Wow cfare drejtesie 3 korruptuar!

  9. sokol says:

    ky eshte kriminel po edhe ai tjetri qe nxorri njerezit atje eshte legen burre po e provon gjithmone e me shume

  10. Alban says:

    Kur të ftojne ty ne studio pse mos kakarisesh rrac muti

  11. Qano says:

    Kolo po ti i the para ca kohesh “mbylle bucen” ketij kellire kur te morri neper goje ish gruan, C`ma merr kete funderrine ne studio? Nuk e kupton qe na acaron te gjitheve ky pis, manjak e manjat posti kryeministror e presidencial deri ne qelizen e tij te fundit, saqe eshte gati edhe nje here te na djege te gjalle te gjitheve vetem qe te behet edhe nje here ai qe ishte. Nuk e ke kuptuar qe ky burre eshte i semure, dhe semundja e tij quhet pushtet me cdo kusht. Ky eshte gropa e zeze e mutit me e madhe qe ka njohur historia e ketij kombi te vogel, Mallkuar dita qe lindi ky njeri dhe ata qe e pollen kete moster.

  12. Demokrati says:

    Kjo kafshe me emrin sali berisha,eshte jashte cdo llogjike,qe mban mendja njerezore. KRIMINEL dhe njeri i NDYRE.

  13. Hakmarrja popullore says:

    Kjo deklarate eshte skandaloze!Prokuroria hesht dhe e le te lire nje kriminel qe e deklaron hapur se do te vriste perseri jo nje e dy, por edhe 300.Kjo do te thote se edhe prokuroret edhe gjykatesit jane njesh me kete kriminel. E pesofshin ne femijet e tyre ,vetem atehere mundet ti therresin mendjes se tyre te qelbur nga parate e vjedhuraketij populli.

  14. zamira d.v. says:

    Burr genjeshtar e qe turpin e ka ngrene me buke.Ky eshte organizatori i te gjitha vrasjeve ne shqiperi

  15. ciku says:

    Berisha me kete deklarate po kercenon Edi Ramen dhe po i thote qe po vazhdove me reformen ne drejtesi te pret plumbi si Gjinxhic ne Serbi.

    Berisha ka hallin e reformes ne drejtesi, sepse po u be ajo, ai dhe Shkelzeni shkojne ne burg.

    Kjo gje e shtyu te bej ate deklarate mbreme. Nuk eshte naiv ai. Cdo fjale e ka me prapamendim.

    Drejtesia duhet te veproje!!!!!!!!!!!

  16. Biskota Topalle says:

    Qen Serb,Ne prag te ngordhjes je.te gjitha te keqiat Shqiperise i kane ardhur nga ky Komunist i keq antikomunist.
    Ne Rumani do ta kishin hequr zvarre kete spiun te pabese.Ne Shqiptaret jemi pula.

  17. landi says:

    Keta siper jane komentuesit e paguar te Rames.
    Po si mendoni ju se Sokol Balla nuk ka marre leje nga Rama per ta ftuar Berishen ne emision? Po pse, aq trim eshte Sokol Balla qe t’i bente Berishes ato lloj pyetjesh?
    Dje Berisha ishte shume i qarte. Dha referenca te nderkombetareve te asaj kohe. Tregoi per veprimet e veta gjate ketij cerek shekulli. Padyshim ka bere gabime. Padyshim mban pergjegjesi per ngjarje te dhimbshme. Po nuk mohoi asgje nga ato qe ka bere.
    Jepini Cezarit ate qe i takon!!!
    Ndersa sa per burg per te…lerjani kete Spartak Ngjeles, njeriut qe Berisha e ushqeu me poste e ndere per 15 vjet. Lerjani Spartakut rolin e Brutit. Atij i shkon me mire!

    1. Biskota Topalle says:

      Po si dole nga Klinika,prape u arratise te mbrosh xhaxhi saliun komunist qe i hiqte shurren hysniut.
      A mund ti jap Cezarit tend dhe te vdekurit ne Gerdec shitjen e detit dhe tradhetine kunder vellezerve te kosoves me nafet dhe Rambujene.
      Per pak harrova dhe rrugicen e Kombit,firmat piramidale dhe Cez.Mos te flas per zhdukjen dhe vrasjet keto 25 vite qe ja kalojne dhe xhaxhit te saliut enverit.Ti kam dhier qe te gjithe te 150 ne parlament me Ramen ne krye.

  18. Jari says:

    Ky mafiozi me i madh shqiptar ka per t a ngrene keq. Ato perralla me mbret qe tregon nuk i beson le njeri.

  19. bujar says:

    o c`mire ja bon ktij , hiqet edhe si trim tani, bon si burre shteti se ka gjet lyfa

  20. ALB says:

    Po ky tha njehere u vrane me çadra pistolet, nga afer , thika me helm etj. . Eh ” gungaçin” e drejton vetem varri.

  21. akrepi says:

    Ky monstra duhej te arrestohej direct nga studjo e TOP Chanel >E pranoj Vet se do te vrisja 1,3. 300,do te vriste dhe Edi Ramen .dhe vrau 4 vet te pa fajshem.Ku eshte Prokuroria,ku eshte llalla,apo eshte I zene per te denuar fakiret.

  22. tomorri says:

    Ju zotrinj politikane dhe ju o popull i mjere kini thene dhe sterthene se ne shqiperi drejtesia eshte e koruptuare,JO mor JO ne shqiperi nuk egziston fare drejtesi se po te kishte sado pak sote Sali muti duhesh te gedhihesh ne biruce dhe gardiani ti çonte buke me çaj.Turp per ata njerez qe e quajne veten se punojne ne drejtesi .TURP TURP TURP TURP..–….. KOha do ti vertetoje te gjitha kush ka qene Sali kreminel Berisha.

  23. mirela shkumbini says:

    Nuk jam dakort me populizmat. Zyra e kryeministrit eshte institucion dhe si i tille nuk mund te merret kurre me dhune! Ne rast te kundert, quhet grusht shteti! Berishes mund ti bejme gjyqin per 25 vjetet e shkaterrimit ne Shqiperi, po pergjegjes eshte e gjithe klasa politike! Mos te shohim pemen, dhe te humbasim pyllin! Me gjithe mekatet, sidomos periudhes se pare te qeverisjes te tij, qe une ia faturoj dhe mungeses se eksperiences, Berisha do mbahet mend per evitimin e luftes civile ndaj komunisteve! Akoma i kam ne vesh thirrjet ” komunistet te varrur ne peme”! Vazhdojme akoma te percahemi, dhe duhet te bashkohemi per te miren e vendit. Bashkimi nuk behet ne baze te populizmave dhe parlamenti nuk mund te jete hetuesi. Te c’kriminalizohet drejtesia, dhe gjithcka t’i lihet drejtesise institucionale. Kush mendon se Berisha mund te injorohet politikisht, pas 25 vjeteve eksperience aktive ne politike, eshte driteshkurter dhe nuk i ndihmon memorjes kombetare, me te mirat dhe te keqijat e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje