A humbën shqiptarët në Maqedoni?

12 Dhjetor 2016, 09:44Rajoni TEMA

Zgjedhjet në Maqedoni treguan një rënie të rezultateve të partive shqiptare për shkak të ndarjes së tyre.

Por përçarja mes shqiptarëve duket edhe në deklaratat pas zgjedhjeve të liderëve kryesorë.

Kështu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para gazetarëve tha se është i zhgënjyer që shqiptarët kanë humbur së paku 9 mandate në Parlament.

Ai tha se BDI prapë është fituese e zgjedhjeve por kësaj fitore nuk i gëzohet sepse shqiptarët dolën humbës në mandate. Ahmeti tha që BDI në këto zgjedhje ka fituar 11 mandate.

I kemi kërkuar partive të vogla të bashkohen që të mos humbin shqiptarët. Shqiptarët kanë humbur mandate. Ne kemi fituar, por nuk më gëzon kjo fitore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur doktrinën tonë. Ne do të punojnë që ky vend të shkojë drejtë stabilitetit të plotë. BDI nuk ndryshon kursin e vet, por do të punojë për një integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Por lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se nga sot shqiptarët mund të frymojnë lirisht.

Sipas tij, “në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI”

Falënderoj shqiptarët që edhe përkundër presionit nga BDI, ata arritën që të japin votën për një opsion të shqiptarëve të Maqedonisë”, tha ai.

Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen një jetë dhe frymë e re. Prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jetë të përfaqësuar dhe krenarë me përfaqësimin tonë në institucione”, ka deklaruar Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA.

PDSH opozitare pranon humbjen

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi pranoi se partia që e drejton ai ka rezultat të dobët në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai tha se për këtë rezultat përgjegjësinë e merr ai.

Por ai u shpreh se është kënaqësi për të, pasi sipas tij BDI ka humbur zgjedhjet. Ai tha se është realizuar ajo që ai gjatë gjithë kohës ka kërkuar nga votuesit shqiptarë që të votojnë për kënd do, por jo BDI-në.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deputet e vet i vë në mbështetje të Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA poqëse do të ketë nevojë për mbështetjen tonë, atë do ta ketë pa kushte”, kathënë Menduh Thaçi kryetar i PDSH-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje