Aksidenti në Kamëz, adoleshenti i merr jetën 71-vjeçarit

12 Dhjetor 2016, 15:26Kronika TEMA

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuar ka ndodhur sot në afërsi të Universitetit Bujqësor në Kamëz.

18-vjeçari A.H. ka përplasur 71-vjeçarin S.K.

Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Megjithëse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës i moshuari nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia ka arrestuar të riun dhe po heton dinamikën e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje