Aleksandër Meksi uron 12 dhjetorin, ditën e themelimit të PD (Berisha, pasi ndau shqiptarët për çlirimin, ndau dhe demokratët për themelimin e partisë)

12 Dhjetor 2016, 08:55Politika TEMA

Jo të gjithë demokratët dhe në veçanti themeluesit e të parës parti opozitare e kanë pritur mirë ndryshimin e datës së krijimit të PD nga 12 dhjetor në 11 dhjetor.

Sali Berisha, pasi ka ndryshuar datën e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët nga 29 në 28 nëntor, debat që vijon akoma dhe sot dhe festojnë të ndarë të djathtë dhe të majtë, ka ndarë dhe themeluesit e PD që festojnë të ndarë ditën e krimit të PD.

Aleksandër Meksi, një ndër themeluesit kryesor të PD dhe kryeministër i Shqipërisë në mandatin e parë qeverisës të një partie opozitare pas 45 viteve komunizëm uron pikërisht sot më 12 dhjetor.

Postimi i Meksit në rrjetet sociale:

Të dashur miq e dashamirë demokrat !

Ju uroj 12 dhjetorin ditën e themelimit të PARTISË DEMOKRATIKE !

PD lindi si një Parti opozitare e regjimit komunist, duke synuar një Shqipëri demokratike, të përparuar dhe europiane.

Uroj e shpresoj që ëndrra e themeluesve dhe mbështetësve të saj një ditë të realizohet!

3 komente në “Aleksandër Meksi uron 12 dhjetorin, ditën e themelimit të PD (Berisha, pasi ndau shqiptarët për çlirimin, ndau dhe demokratët për themelimin e partisë)”

  1. eli-tiv says:

    …Pse akoma presim qe saliu te na ndaje e bashkoje…turp per ata demokrate qe degjojne saliun se per ta mbeshtetur besoj se jo (kale i ngordhur..tashme)..Neser te mos na thone qe nuk e dinim qe saliu eshte moster njerezore..Sa per shiptaret ja kane treguar gjithmon kufirin…asnjehere nuk e kane zgjedhur…

  2. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Gangstera te PD , ishit te gjithe komuniste, sigurimsa apo te degjeneruar. Demokratet e vertete spaten mundesi te afroheshin dhe jo ma te jepnin kontribut.

    Me thuaj nje drejtues te PD qe nuk kishte lidhje me enverizmin duke filluar nga familija juaj.
    Apo e kishe per demokratin Kaci I Zi?!

  3. Zgalem says:

    Ti e ke mbeshtetur shpirteriht fizikisht dhe menderisht kriminelin Sali Berisha . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje