Ambasada amerikane “presion” Gjykatës Kushtetuese: “Venecia”, fund çdo shqetësimi mbi Vetingun!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Donald-LuAmbasada amerikane ka reaguar lidhur me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për Vetingun.

Ajo shprehet se SHBA ka besim në një vendim të drejtë të Kushtetueses, për të rikthyer besimin te sistemi gjyqësor.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin.

Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ambasada amerikane “presion” Gjykatës Kushtetuese: “Venecia”, fund çdo shqetësimi mbi Vetingun!”

  1. ambasadoristani says:

    ky doli personazh i vitit!
    Renditja:
    1. ambasadori
    2. de biazi
    3. vllahutin
    4. kallashi
    5. keti bazhdari

  2. ambasadoristani. says:

    ky doli personazh i vitit!
    Renditja:
    1. ambasadori
    2. de biazi
    3. vllahutin
    4. kallashi
    5. keti bazhdari .

  3. mokja says:

    Fale teje dhe BE qe i jeni qepur ketyre kriminelve dhe abuzuesve te keti populli, si luhani pres, shqipetaret do marin me ne fund DREJTESI .Por nje gje besoj e keni kuptuar ju te BE dhe SHBA se po e late kete pune qe keni nisur ne mese me mendimin se ne kete faze qe e keni sjelle mundet ta vazhdojn dhe Shqiptaret ta haroni ju dhe ne qe kjo pune do mbaroj .keta me prezencen tuaj ne çdo raste te trajtimit te problemeve te dala kane shpikur lloje lloje marifete.Çoeni deri ne fund kete punen e drejtesis qe ne si Shqipetar te thjesht t ju jemi mirnjohes ne jete .FALEMINDERIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *