Armëpushimi në Siri, Franca akuzon Rusinë: Mashtroni!

12 Dhjetor 2016, 17:06Bota TEMA

Qeveria ruse po gënjen për gatishmërinë e saj për të zhvilluar negociata për armëpushim në Alepo. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, i cili akuzoi hapur Moskën për mashtrim të qëllimshëm të partnerëve.

“Ekziston një Rusi me dy fytyra. Një formë e gënjeshtrave të vazhdueshme. Në njërën anë, ata theksojnë se do të zhvillojnë negociata dhe ne zhvillojmë negociata për arritje të armëpushimit dhe në anën tjetër, ata e vazhdojnë luftën”, u shpreh ministri Ayrault në Bruksel, pas dështimit të bisedimeve gjatë fundjavës në Paris.

Sipas tij, ky qëndrim vjen për të mbrojtur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, raporton Tesheshi. Ministri shtoi se synimi i Rusisë për marrjen në shënjestër të militantëve nuk është i vërtetë, dhe prova për këtë deklaratë është rimarrja e qytetin e lashtë, Palmyra në Siri nga Shteti Islamik

Ministri francez ishte pjesë e një takimi me homologët e tij në Bashkimin Evropian në Bruksel.

1 komente në “Armëpushimi në Siri, Franca akuzon Rusinë: Mashtroni!”

  1. adi says:

    Edhe ty o shoku edhe pak muaj te kane ngelur si hilarija dhe zeshkani Obama.
    Ata te tjeret qe do vijne pas teje nuk do kerkojne armpushim po do nisin ushtaret e avionet te mbarojne punen qe nisen ruset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje