Bashkimi Europian përshëndet mendimin e Venecias: Tani të zbatohet pa vonesë reforma në drejtësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

venecias-21Bashkimi Europian ka përshëndetur mendimin e Komisionit të Venecias dhe kërkon të nisë sa më parë zbatimi i reformës në drejtësi.

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen Amicus Curiae të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.

Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë.

Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Bashkimi Europian përshëndet mendimin e Venecias: Tani të zbatohet pa vonesë reforma në drejtësi”

  1. boom says:

    Te perfshihen menjehere ne listat e zeza te SHBA-BE te gjithe anetaret e gjykates kushtetuese qe po bllokojne zbatimin e ligjit.

  2. PETRIT KASHTA says:

    mos u habit Ram basha i vogel ashtu do te thote sepse eshte bishti i PD .E verbon suksesi i ps+lsi,kunder do ta keshe gjithmone sepse eshte ne opozite .KETE FAT I UROJ NGA MOTVETEM OPOZITE.

  3. mos u habit Ram basha i vogel ashtu do te thote sepse eshte bishti i PD .E verbon suksesi i ps+lsi,kunder do ta keshe gjithmone sepse eshte ne opozite .KETE FAT I UROJ NGA MOT VETEM OPOZITE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *