Ben Blushi e sheh "pranverën" e shqiptarëve të Maqedonisë me sytë e ortodoksit

12 Dhjetor 2016, 12:02Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Na ka fshi lumturia përpara, n’tana an’të pranverë!

Ish gëzu, ish shkoklu prej gëzimi Ben Blushi pse kanë humbur shqiptarët në Maqedoni. Humbja e shqiptarëve po i duket pranverë.

“Pranverë ballkanike” e ka titulluar këtë “humbje”, që do të thotë se me humbjen e shqiptarëve, ka lulëzuar i tërë Ballkani.

Edhe është pranverë.

Sot është ditë e bukur me diell.

Sheshi Nënë Tereza spicë, njerëzit e qeshur, muzikë, pije, verë e kuqe, lezet i shtuar, të rinjtë ecin dorë për dore, dikush edhe puthet në rrugë, pse jo. Kush që ua prish taraqillakun shqiptarëve nuk ka. As zgjedhje, as mur, as vdekje, as ajri i keq, as varfëria, as hiç kurrgjë. Gjë që na dekoncentron nga lumturia nuk ka.
Boll kemi vujtë.

Na ka fshi lumturia përpara, kush s’po mërzitet më për kurrgjë.

Krejt çka na intereson ësjtë një “copë” diell, një kafe, pak dashni, një rrogë e vogël. Se lumturia e tillë ish, përbëhet prej imtësinave.

Tash që shqiptarët e Maqedonisë e kanë thyer tabunë kombëtare, fetare e qytetare dhe kanë treguar se qejfi i tyre është më i madh se Stambolli, ndërsa zemërimi i tyre ëshë më i madh se Rusia, ashtu siç e ka parashikuar Ben Blushi, atje në Maqedoni, krahas pranverës, do të lulëzoj edhe dashnia mes maqedonëve dhe shqiptarëve.
Në librin “Hëna e Shqipërisë” Ben Blushi ka thënë se “Atë që s’mund ta bëjnë politikanët me ligje, do e bëjë vetë populli me kryqëzime e martesa”.

Pra, ideja gjeniale e Blushit rekomandon që në vend se të protestojnë kundër regjimit të Gruevskit, dhe të merren me politikë, shqiptarëve u bjen më mirë të martohen me maqedonë e me maqedone (ende nuk i ka ftuar vetëm edhe maqedonët të pranojnë të martohen me shqiptarë, por sigurisht se ju vjen rendi edhe atyre).

Kjo ide seksuale politike e ben Blushit, do të ishte gjeniale nëse nuk do të ekzistonte edhe shkurorëzimi

Ben Blushi e sheh “pranverën” e shqiptarëve të Maqedonisë me sytë e ortodoksit

E unë jam drenicase, unë ende mendoj se “i joti, bile eshnat nuk t’i  zhduk”.

14 komente në “Ben Blushi e sheh “pranverën” e shqiptarëve të Maqedonisë me sytë e ortodoksit”

  1. Ilia says:

    Sinqerisht, nuk e kuptova Kimeten

    1. Albani says:

      Don me thane qe Ben Blushi eshte trap ne boten e cudirave.

  2. Albi says:

    Asgje ste kuptova o ti zonje.

  3. Albana says:

    Kimete je e madhe! Te lexoj me kujdes, po mos u merzit, se Blushi aq dine e aq bene. Sikur ta kishin minimalisht 10% njohuri politikanet shqiptar rreth shqiptareve nder troje, do ishin te tjere njerez.Po ja qe s’jane. Blushi tani i ra per pjese te bej parti e do ti bej te gjitha rolet si gjasme dashamires i shqiptareve, problemi eshte se s’ja ka haberi e leshon gazra.

  4. Nik says:

    E ke kap trash Blushin oj ti goc, nuk e kuptue fare , me trute e tu mesjetare do ngelemi…

  5. arnauti says:

    Si mund ta kuptoni zonjen haneme kur ajo me mire flet turqishten ndersa shqipen e ka gjuhen e trete mbas maqedonishtes !!!!!! Zonja haneme eshte per “BESA” (grupimi islamik financuar nga baba Erdogan) dhe siç duket nuk po i paskan dale parashikimet siç po i priste “baba” Erdogani dhe na osht nxef fort ene osht t u ja qite inotin “ortodoxit” Ben Blushi .

  6. Jimi says:

    Nuk eshte faji i Kimetes, qe disa nga lexuesit nuk e kuptojne!
    Cudia qendron tek ajo, qe Blushin e kuptojne mire!

    1. arnauti says:

      Ore keta Berishajt te tere “regresista” qenkan ne natyren e tyre ????!!!!!!! E habiteshme , çeshtje geni (jo qeni) bastard !!!!!!!

  7. SELXHUK KOPUK says:

    GULLDUM SHEKER KIMET HAZRET SHYQYR USHKUR ALLA ALLA QE BESA BEN HUR TE HYFT HURI KA THA KIMETE UJGURI.

  8. Ben Dibrani says:

    Paska shku era e Blushit deri ne Maqedoni? Epo kuptohet qe era me e forte eshte ne hale, por del prez ata sapo hapen dritaret. Era blush hesapi.

  9. Kellira says:

    Rrofsh o Kimete! Kisha pershtypje se Blushi ishte fajtori per humbjen e shqiptareve. Rrofsh per konfirmimin.
    Se cfare sfondi fetar kishte komenti i Blushit vetem nji me emrin Kimete mund ta kuptoje.

    “ZGJEDHJET NË MAQEDONI JANË FILLIMI I FUNDIT
    Zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë fitues.Të gjitha partitë tradicionale kanë humbur. Nuk janë zvogluar si maqedonas, as si shqiptarë por si të vjetër. Kjo do të thotë, se në Maqedoni pati zgjedhje por nuk pati zgjidhje. Megjithatë për Ballkanin ka një lajm te mirë. Rezultati i Maqedonisë tregon, se ajo që nuk duket po vjen. Ky është fillimi i fundit. Për disa vjet në Ballkan do kemi klasa te reja politike. Një Pranverë Ballkanike është duke lindur gërmadhash!”

  10. Denis says:

    Kush e ka lexuar romanin Blushi gjeti nje llulle.

  11. ble-ta says:

    Megjithese nuk me pelqen nick-u, por kellira e thote qarte, ajo qe nuk duket po vjen , dhe kaq , eshte thjeshte. Kimetes i pelqen stili qe lexuesi te mendohet, dhe se fundi mos e kuptoje dot se ku do te dale Kimetja..

  12. Fatos Bojaxhiu says:

    Kimete mos ngatero deshiren e nje personi qe shfaq mendimet e tija politike , me deshiren e orthodoksve shqiptar. Sepse ne kete dilem nuk ka vend per kompromis sepse feja jone eshte SHQIPTARIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje