Berisha: Azem Hajdari ishte një kafshë politike. Çfarë di për vrasjen e tij dhe si e shoh unë 14 shtatorin. Izet Haxhia s’është burrë, por frikacak

berisha-hajdariSali Berisha nuk e quajti sulm ndaj Kryeministrisë 14 Shtatorin.

Ndërkohë shprehet se Azem Hajdari ishte një kafshë politike.

Atë se ka sulmuar kurrë Sali Berisha. S’e sulmoj dhe nuk e sulmoj ndonjëherë unë. 14 Shtatori ishte një ngjarje që jo ne, por ministrat e Jashtëm të BE-së thanë që vendi ishte në prag të luftës civile. Ishte një zemërim i pakontrolluar i njerëzve. U kam kërkuar që të largohen me çdo kusht dhe kundërshtarët e mi e pohojnë këtë”, tha Berisha në Top Story.

Ai u pyet nga Sokol Balla edhe në lidhje me akuzat e ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, që thotë se ish-kryeministri është përgjegjës dhe i përfshirë në ngjarjet që vranë Azem Hajdarin.

“Ky është njëri nga vrasësit e akuzuar nga Sali Berisha. Ka një dëshmi të dorëzuar tek prokurori ndërkombëtar dhe prokurorit të vendit, që e dorëzoi menjëherë në media. Ambasadori amerikan ja dha prokurores norvegjeze dhe një tjetër Arben Rakipit. Ai e nxorri në treg dhe bëri gjithcka për ta sabotuar. Por prokurorja norvegjeze bëri të kundërtën. Vëllai i tij qëndroi dhe vuajti dënimin, u tregua burrë, ndërsa ky ja mbathi. Edi Rama nuk ja çon dosjen në Strasburg për të bërë pikërisht këto deklarata që bën”, u shpreh ai.

Por a ka Berisha një peng të pathënë për Azem Hajdarin.

“Në marrëdhëniet që kemi patur është ndarë nga jeta dhe Sali Berisha me ndjenjat më miqësore dhe më njerëzore që kishte kush. Por Azemi ishte vullkan. Nëse dikush e merrte ndryshe nuk e njihte. Ishte një kafshë politike në kuptimin e mirë. Një njeri me instikte politike të jashtëzakonshme dhe në këtë mes kundërshtitë ishin normale, por asnjëherë me mbetje prapa apo akumulim. Ai udhëhoqi Komisionin e Sigurisë Kombëtare që e dëshi vetë dhe në dijeninë time nuk ka patur dëshirë për të qenë anëtar në kabinet dhe vetë zgjodhi komisionin e sigurisë”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha tha se ka pranuar të dëshmojë, ka dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit para prokurorve të huaj, ndërsa iu shmang hetimit për ngjarjet e Tropojës.

Por a ka frikë ai nga hetimi?

“Asnjëherë! Unë dëshminë time për vrasjen e Azemit e kam bërë me vullnet të plotë. Nuk ja kam bërë Arben Rakipit. Ai ishte avokati i krimit në atë kohë. Dëshmia ime dhënë ambasadorit amerikan që ai e dorëzoi tek prokurorja ishte këmbëngulja jonë hetimi ndërkombëtar dhe ata erdhën dhe dënuan disa prej atyre. Të tjerët i eleminuan nga dosja. Vrasësit direkt të Azemit morën ndëshkim, organizatorët nuk ishte në dorën tonë. Unë dhashë të gjithë dhe dija jo pak“, u përgjigj ai.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Berisha: Azem Hajdari ishte një kafshë politike. Çfarë di për vrasjen e tij dhe si e shoh unë 14 shtatorin. Izet Haxhia s’është burrë, por frikacak”

  1. Ari says:

    Je kriminel i lindur.Mund te jesh i vetmi ne nje shtet demokratik qe mburresh se ke vrare , ke prere ,ke shkaterruar ne poziten e presidentit ose te kryeministrit .Shqipetaret here te kan dhene votat dhe here ti i ke vjedhur ato si kafshe politike ne kuptimin e keq , por jo per te shtene me arme kunder te pafajshmeve .(vrava,preva e shkaterrova,botene me gjak mbulova . S.s.berisha)

  2. Sali Shpellari says:

    Kjo është tragjedi konmbëtare, kur mendon se cfarë kriminelësh e kanë udhëhequr Shqipërinë , dhe në dorë të cilëve ka qënë siguria e vendit!

  3. k says:

    Ne fakt të gjithë ministrat e jashtëm të Evropës u interesuan shumë
    per çështjen e dy malokëve mizerje që vriteshin me bandat e tyre.

  4. "horri i bulevardit" says:

    salehu shprehu ate qe ne kemi vite e e themi, por a e ka kuptur gruaja e Azemit dhe femijet e tij se kush ehte saleh Berisha, se cdo pervjetor i shohim, mbas bythes se salehut. ose me dueht t menoj e dhe gruaja e Azem Hajdarit, ka qene pjese e komplotit pe te vrare Azem Hajdarin.

  5. TRAPI says:

    HE MO SE DHE AZEMI NUK ISHTE ME PAK,,PLEH,,VEGEL E SALIUTSPIUN I SIGURIMIT,,,DONI FAKTE..HYRI NE GREVEN E PERSEKUTUARVE,,I NXORRI JASHTE,HYRI TEK PRONARET I NXORRI JASHTE,,HYRI NE SINDIKATE I SHKATARROI,,PRONAREVE I DHA LESHIN…SI SALIUNUK DONTE BEJLERE E AGALLARE TE VJETER SE ISHTE AI I RI,,,ANTAR PARTIJE,,NUK DONTE LEKE VALESA DOLI VETE PER LEKE VALESA …SHYQYR QE E VRAU SALIU ,,,NJE MUT ME PAK///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *