Berisha mërzitet me Metën që e la “në duar” të Taulant Ballës

berisha komisionPas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, përplasja Balla-Berisha u zhvendos jashtë sallës. I pari që foli për gazetarët ishte ish-kryeministri. Ai e cilësoi pozitive dëshminë e dhënë në Komision në dy aspekte.

Mora një vendim që të vij në këtë Komision dhe çdo fjalë të tij t’ja përplas shpifës dhe i pafytyrë sepse një njeri publik që del para qytetarëve dhe thotë pesë herë që nuk kam qenë i dënuar, minimumi duhet të dalë e t’u kërkojë falje qytetarëve”, tha ai duke akuzuar deputetin socialist.

Ndërsa për aspektin e dytë…

Më dha mundësi për një ekspoze të gjerë të vjedhjeve të Edi Ramës. Më dha mundësinë që të kem një audiencë të pafundme për aferat e mëdha të korrupsionit të tij për CEZ, ARMO-n dhe vjedhjet e tjera të kësaj qeverie“, deklaroi ai.

Berisha mohoi se është marrë nga policia, ndërsa kritika pati edhe për kreun e Kuvendit lidhur me kërkesën dërguar për largimin e Taulant Ballës nga drejtimi i Komisionit.

Sot kryetari i Parlamentit ka larë duart në mënyër të padrejtë dhe ka thënë që këtë vendim ta marrë komisioni. Këta kishin shumicën në Komision dhe unë e dija rezultatin e vendosa që të vij”, deklaroi ai.

Taulant Balla e lidhi dëshminë e Sali Berishës me ardhjen e opinionit të Venecias. Ai tha se Komisioni ka proba të pakundërshtueshme që e lidhin drejtpërdrejtë, sipas tij, ish-Kryeministrin dhe ministrat e tij me vjedhjen e 419 milionë eurove nga xhepat e shqiptarëve.

Në fund, Balla foli për dy lajme të mira.

Sot kishim dy lajme të mira. I pari që Sali Berisha erdhi dhe u përgjigj dhe tjetri, që është më i rëndësishëm se kaq, sot kemi një model sesi do të thirret Sali Berisha dhe ministrat e tij për të dëshmuar për korrupsionin gjatë qeverisjes së tij”, deklaroi ai.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Berisha mërzitet me Metën që e la “në duar” të Taulant Ballës”

  1. undefined says:

    Ikore plere na vodhe na kerdise ke goj e flet qe eshte cpifes. Po me cpifes hajdut ginjeshtar kriminel te gjitha i ke dhe flet per te tjeret. Po kur ke litarin ne gryk detyrimisht qe do flasesh tjeter per tjeter. Atje vajte te pergjigjesh per cez e jo per te then je ginjeshtar e cpifes . Fol per ato qe ke ber e mos u fshi me te erdhi vundi qen plak

    1. aqifi says:

      ai Taulant Balla , burre i mire, nga librazhdi dhe pioner i enverit….ja merr Saliut per mashtrime, korrupsion e dallavere…a nga librazhdi dhe a kamunist socialist, njoni…..tamam tipik sunit, bre….

  2. Sami says:

    Vjedhjet e ketij shtazes se Vicidolit jane aq te medha sa ky monster mban ushtri te paguar mbas vetes ndaj dhe kercenon shpesh deputete, individe dhe personalitete. Ky nuk i llogarit fare komisionet parlamentare sepse tjeter pyetet dhe tjeter te pergjigjet. Vjedhjet e familjes Berisha i kalojne disa miliarde dollaret keshtu ky shpreson te bleje cdo gjykate me gjakun e popullit. Pa u gjykuar ky kriminel nuk behet dot fjale per demokratizim te shqiperise. Vetem nga rruga e kombit ky qerrata futi ne xhep 300 milione dollare kurese nga nafta nuk dihen sa mund te kene qene vjedhjet.

  3. Don says:

    Kriminel te erdhi fundi te ngordhesh ne nje menyre apo nje tjeter. Kam pershtypjen se kur te dalesh perpara drejtesise do luash rolin e budallait qe nuk mban mend apo i ka ikur llogjika. Kjo do te jete me keq akoma mbasi do te mbyllin ne psiqiatri si te papergjegjshem dhe shoqerisht te rrezikshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *