FOTOT e rralla: Si udhëtonin shqiptarët në vitet ’30

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Transporti automobilistik në Shqipëri vitet ‘20-‘30 të shekullit te kaluar ka qënë tepër i vështirë. Mjaft të mendosh se dhe sot vende-vende është një tmerr udhëtimi, për të imagjinuar se si ka qenë atëherë, ku njeriu duket sikur ka qenë prej hekuri e jo mishi e gjaku.

Megjithatë gjatë Luftës së Parë Botërore u konstruktuan një sërë rrugësh për nevojat operative ushtarake të ushtrive të huaja, por që u përdoren më pas edhe për transport civil.

Kjo ndodhi në jug e në veri. Si shkak i këtij zhvillimi, filluan të ngrihen edhe agjensitë e para të udhëtimit që u përgjigjeshin linjave përkatëse. Një nga këto linja që po e shoqërojmë dhe me foto kryesore ishte ajo e Ersekë – Jergucat. Sot ekzistojnë si njëra e si tjetra, por koha është tjetër dhe as që bëhet fjalë që këto dy qendra, njëra qytet e tjetra fshat, të kenë linjë si ahere. Por kush ka udhëtuar drejt Ersekës nga Përmeti, duhet ta imagjinojë se ç’rrugë ferri duhet të ketë qenë ajo, pasi dhe sot e kësaj dite e tillë mbetet.

Dhe ndër agjensitë më të dëgjuara të kohës sa i pëket jugut, ishte ajo që funksiononte në Përmet, e themeluar nga vëllezerit Hotova, e që mbulonte pikërisht këto rrugë. Mjetet e para të këtij transporti, që ishin kamionë dhe autobuzë kanë ardhur nga SHBA.

Në mjediset e bisnesit të tij në Durrës, Lluka  Prifti ruan 2 foto që i përkasin një veture dhe autobuzi të transportit të mallrave dhe udhëtarëve të asaj periudhe. Ai  flet edhe për zhvillimet që mori kjo agjensi me kalimin e kohës, duke mbuluar me transport një rrjet qytetesh të rëndësishme të asaj periudhe. Lluka, i cili është pinjoll i njërit prej 5 vëllezërve Hotova, thotë se xhaxhai i madh i tij, Dhimo Hotova ka qënë disa herë në Amerikë.

“Në vitet 1929-1933 kur ishte dhe kriza e madhe ekonomike botërore, ai ndodhej atje. Dhimo ishte shumë punëtor dhe shumë i aftë. Ai solli nga Amerika disa makineri të pamontuara, vetëm pjesët motorike dhe shasitë. Makinat e para ishin të markave Shevrolet, Uhad, Indiana. Ato u shkarkuan në Sarandë dhe prej andej u transpotuan në Permët. 

Xhaxhai i vogël, Foti Hotova ishte një mekanik i klasit të parë. Ai kishte qënë edhe në Egjipt, atje ku kishte marrë zanatin. Ai i montoi të gjitha pjesët e mjeteve dhe i vuri në punë. Nga pjesët që ërdhen ai ngriti edhe 3 autobuzë, me të cilat kryheshin udhëtime nga Përmeti në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Durrës dhe Korçë”, rrëfen Lluka.

Agjensia sipas tij u themelua  në vitin 1934 me qëndër në Përmet. “Gradualisht numri i makinave arriti në 12. Me këtë fuqi mjetesh motorrike u kontribua edhe për ngritjej e mëvonshme të kazermave ushtarake të qytetit”, thotë pasardhësi i një prej vëllezërve Hotova, atyre që ngritën një ndër agjensitë e para të transportit nën Shqipëri./Tesheshi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-147-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-147.jpg","attachment_id":"596834"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-149-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-149.jpg","attachment_id":"596835"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-148-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-148.jpg","attachment_id":"596836"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-139-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-139.jpg","attachment_id":"596837"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-125-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-125.jpg","attachment_id":"596838"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a6-102-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a6-102.jpg","attachment_id":"596839"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a7-88-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a7-88.jpg","attachment_id":"596840"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *